RËNDËSIA E PALESTINËS NË BOTË DHE NDIKIMI I SAJ TEK SHQIPTARËT
~~~~~
“Unë nuk besoj në zgjidhjen e dy shteteve. Unë besoj në zgjidhjen e një
shteti."
Dr. Edward Said
“Nuk luftova për arabë, po për Mesxhidi Aksanë.”
Hoxhë Abdurrahman Llapashtica (Arnauti), gjatë kohës që ka shkuar të
luftojë në Palestinë, gjatë luftës arabe-izraelite në vitin 1948
~~~~~
Nuk është e lehtë të flasësh për një temë si kjo e sotmja për Palestinën. Fillimisht,
falënderoj “Institutin e Medias së Lirë”, për ftesën që më bënë për të marrë
pjesë si ligjërues në këtë takim me titull shumë domethënës “Nata e Palestinës”.
Ky aktivitet është ndër të vetmet veprimtari që zhvillohet nga vetë
shqiptarët dhe organizatat e tyre. Më herët janë zhvilluar aktivitete të tilla
nga vetë ambasada e Palestinës në Tiranë, duke u munduar t’i tregojnë popullit
shqiptar një histori dhe pamje tjetër të historisë së Palestinës deri në ditët
e sotme ku vuajtjet e atij populli nuk kanë të sosur që nga krijimi i shtetit të
ashtuquajtur Izrael. Them të “ashtuquajtur”, sepse dihet mirë kundërshtimet e mëdha
që i kanë bërë atij shteti vetë figurat fetare të popullit çifut, kryesisht ata
në Amerikë, ku shumë nga rabinët e tyre kanë qenë nismëtarë të shumë protestave
të zhvilluara atje kundër shtetit të Izraelit, duke u parashtruar përherë fakte
dhe citime nga Dhiata e Vjetër (Teurati (i cili i zbriti Profetit Musa a.s.)
dhe nga Talmudi që thonë se çifutët nuk kanë të drejtë të kenë një shtet të
tyre por duhet të jetojnë të shpërndarë ashtu siç kanë bërë deri në vitin 1948
kur me ndihmën e Britanisë së Madhe si superfuqi e asaj kohe, ata të zbarkonin
në Palestinë, pas “dështimit” të vendosjes së çifutëve botërorë në një vend
tjetër të botës.
Këtu nuk duhet të harrojmë edhe nismën e Iranit të quajtur “Dita Ndërkombëtare
e Kudsit” e cila është një ngjarje e përvitshme që mbahet në xhumanë (të
premten) e fundit të muajit Ramazan e shpallur nga Republika Islamike e Iranit
që nga viti 1979 për të shprehur përkrahje për palestinezët dhe për të
kundërshtuar dhunën dhe sundimin izraelit të Jeruzalemit. Ky aktivitet
zhvillohet tashmë në shumë vende të botës, dhe marrin pjesë muslimanë e
jomuslimanë nga e gjithë bota.
Unë personalisht këtu nuk kam ardhur të flas si një politikan, as si ndonjë
analist politik apo historik, që të flas me argumente politike e historike mbi
çfarë ka ndodhur dhe ndodh në Palestinë dhe në shtetet e tjera përreth që
përbëjnë Lindjen e Mesme. Mua më ftuan si studiues dhe orientalist, dhe e
pranova ftesën. Pra, këtu kam ardhur (ose më mirë më ftuan) duke më njohur si një
orientalist që është dhe fusha ime e studimit, si dhe një studiues dhe gazetar
i lirë që i kam dhënë një kohë bajagi të madhe të rinisë dhe jetës sime
studimeve orientale, duke përfshirë gjeografinë, historinë, letërsinë,
sociologjinë etj., që janë pjesë e studimeve orientale.
Unë nuk jam ndër ligjëruesit kryesorë të këtij takimi, jam shumë i
ndërgjegjshëm për këtë dhe prandaj më kanë lënë dhe në fund të panelit të parë,
por këtu do të flas shkurtimisht dhe përgjithësisht mbi temën me titullin që
zgjodha më lart.
Dua ta nis me një lajm, të cilin vetëm para pak orësh, duke pritur syfyrin
e ditës së sotme, pashë një e-mail që më kishte ardhur nga një organizatë e
cila kërkonte donacione për pajisje të ndryshme mjekësore për spitalin Al-Shifa
në Gaza. Aq shumë u mërzita, por vetëm kaq, sepse ndihem i pamundur të
kontribuoj në atë mënyrë.
Dihet nga shumë njerëz se viti 1948 është viti kur nisi dhe lufta e madhe
arabo-izraelite ku Izraeli doli fitues dhe mori me dhunë e luftë nën sundim
shumicën e territoreve të cilat ishin të populluara nga arabët muslimanë dhe të
krishterë të Palestinës. Ajo ishte një luftë e ashpër mes koalicionit të
arabëve dhe çifutëve të mbledhur nga të gjitha anët e botës dhe të
mirë-organizuar për pushtimin me dhunë të atyre territoreve. Kjo ishte dhe
lufta e parë e famshme arabo-izraelite. Ka pasur konflikte edhe më herët mes
arabëve dhe çifutëve, si dhe mes secilit prej tyre dhe forcave britanike, duke
nisur nga viti 1917 pas Deklaratës së Balfourit, si dhe në vitin 1920 me rastin
e krijimit të Mandatit Britanik në Palestinë, ku politikat britanike ishte të
pakënaqshme si për arabët ashtu edhe për çifutët. Më në fund, Izraeli më 15 Maj
1948 pas shumë luftërash kundër arabëve, arriti të shpalosë Deklaratën e
Pavarësisë të Izraelit, “pavarësi” ndaj popujve dhe tokave të pushtuara me
dhunë për t’i konsideruar si pronë të tyre, dhe e gjithë kjo e përkrahur
fillimisht nga Mandati Britanik në Palestinë dhe pastaj edhe nga Kombet e
Bashkuara si edhe nga Rezoluta 181 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të
Bashkuara për të drejtën e propozuar
prej tyre për krijimin e shtetit izraelit duke “u dhuruar” 60% të territorit të
arabëve, dhe pa vendosur asgjë për krijimin e një shteti për arabët palestinezë.
Nga ana tjetër, aty më vonë u tregua dhe dobësia në aspekte të ndryshme e
arabëve për t’u vetëmbrojtur dhe për t’u rikthyer sërish nderin e humbur në
luftë si dhe rikthimin në vendin e tyre dhe të paraardhësve të tyre bashkë me
pasuritë e tyre, gjë që po vazhdon deri sot. Nga kjo situatë, shumë arabë
palestinezë u shpërngulën nga i ashtuquajturi Izrael dhe u konsideruar si
refugjatë duke u vendosur kryesisht nëpër kampe refugjatësh në shtetet arabe
përreth, si në Liban, Siri, Jordani, Egjipt etj., dhe gjithashtu me qindra
mijëra çifutë emigruan në Izraelin e sapokrijuar, duke ardhur nga vende të
ndryshme, kryesisht europiane, nga Rusia komuniste, por edhe nga vendet ku
banonin më herët në Lindjen e Mesme.
Pastrimi etnik i Izraelit ndaj 750.000 palestinezëve nga vendi i tyre gjatë
viteve 1948-1949, shkatërrimi i plotë i 450 fshatrave palestineze, duke
përfshirë xhami dhe kisha, u pranua me lehtësi nga fuqitë koloniale perëndimore
si një pasojë e nevojshme e një sulmi ushtarak arab ndaj shtetit të vogël
çifut, një gënjeshtër e zhurmshme e vërtetuar siç tregohet dhe nga vetë
dokumentet e Izraelit.
Palestinezët që nga viti 1948 e deri më sot nuk kanë arritur ende të kenë
shtetin e tyre, ku të jetojnë të lirë e të pavarur me të drejta të plota.
E gjithë kjo mesele në Lindjen e Mesme, ndodhi pikërisht pas mbarimit të
Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), sikur të bën të mendosh se i gjithë ai
lëmsh në Europë dhe në botë u “zgjidh” në fund me krijimin e shtetit të Izraelit.
~~~~~
Për të kaluar në një aspekt tjetër të temës, do të doja të flisja pak për
ndikimin që ka pasur Palestina dhe çështja palestineze në botë.
Siç dihet, Palestina që nga fillimi i shek. 20 dhe më saktësisht pas luftës
së vitit 1948, u bë një nga çështjet më të diskutuara në botë. Media botërore të
ndryshme shkruanin dhe ende shkruajnë për ngjarjet e tmerrshme, pothuajse të përditshme
nga ushtria çifute kundër popullit kryesisht të pafajshëm palestinez, d.m.th.
qytetarëve të thjeshtë. Pas atij viti, shteti i Izraelit nuk u mjaftua me
vendimin e Kombeve të Bashkuara për territoret që u “dhuruan”, por nisën të
merrnin fushata të rënda ushtarake duke luftuar kundër arabëve, ku disa prej
tyre ngelën ende në histori. Këtu mund të përmendim të famshmen “Lufta e 6 Ditëve”,
ose të njohur gjithashtu si “Lufta e
Qershorit arabe-izraelite” në vitin 1967, ose ndryshe “Lufta e Tretë
arabe-izraelite” (ndodhur nga 5-10 Qershor 1967), mes Izraelit dhe shteteve
fqinje (Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë, si edhe nga Iraku), e cila përfundoi me
pushtimin izraelit të Lartësive Golan në Siri dhe me pushtimin e gadishullit të
Sinait që ishte pjesë e Egjiptit.
Në vitin 2004, unë i kam vizituar vetë Lartësitë Golan në Siri, pranë
qytetit Neua, të cilat dukej qartazi që ishin një pikë shumë strategjike me
male dhe humnera të mëdha.
Palestina është një nga pikëtakimet më të rëndësishme të tre besimeve të
njohura që rrjedhin nga Ibrahimi (ose Abrahami), Hebraizmi, Krishterimi dhe
Islami. Secili nga këto komunitete të mëdha fetare botërore ka objektet e saj të
adhurimit atje. Çifutët kanë “Murin e Vajit”, të krishterët kanë “Varrin e
shenjtë” dhe muslimanët kanë “Xhaminë Al-Aksa” dhe “Kubenë e Shkëmbit”.
Me ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Tiranë, Yasser Muhammed Alnajjar
Gjatë kohës së Sulltanatit Osman, të tre këto komunitete kanë bashkëjetuar
në paqe dhe secili prej tyre ishte i lirë të zbatonte lirinë e vet të besimit.
Çifutët me të krishterët dhe muslimanët jetonin të gjithë së bashku në lagje të
përbashkëta. Prej atyre lagjeve kanë dalë dhe personalitete të famshme botërore,
si poeti i njohur palestinez Mahmud Dervish, akademiku, intelektuali, dhe profesori
i letërsisë së krahasuar Dr. Edward Said, presidenti i parë palestinez Jaser
Arafat, etj.
Prishjet e mëdha që u krijuan mes atyre komuniteteve nisën që me “Deklaratën
e Balfour-it” më 2 Nëntor 1917, të shkruar nga sekretari i jashtëm i Mbretërisë
së Bashkuar Arthur James Balfour drejtuar Walter Rothshild, një udhëheqësi të
komunitetit çifut britanik. Aty shkruan:
Qeveria e madhërisë së tij, e shikon me miratim themelimin në Palestinë të
një shtëpie kombëtare për popullin çifut, dhe do të bëjë përpjekjet e saj më të
mëdha për të lehtësuar arritjen e këtij qëllimi, dhe bëhet qartësisht e
kuptueshme se asgjë nuk do të ndodhë për të paragjykuar të drejtat civile dhe
fetare të komuniteteve ekzistuese jo-çifute në Palestinë, ose të drejtat dhe
statusin politik të gëzuar nga çifutët në çdo vend tjetër.
Më pas vijojnë marrëveshjet e çifutëve europianë me sionistët në Shtetet e
Bashkuara, sidomos ata të familjes së famshme dhe të pasur çifute Rothschild,
marrëveshjet e çifutëve me nazistët etj. Këtu mund të përmendim “Marrëveshjen e
Haavaras”, e cila ishte një marrëveshje mes Gjermanisë naziste dhe Çifutëve
Sionistë Gjermanë, nënshkruar më 25 gusht 1933, e cila u finalizua pas 3 muaj
bisedimesh nga Federata Sioniste e Gjermanisë, Banka Anglo-Palestineze dhe nga
autoritetet ekonomike të Gjermanisë naziste. Ky ishte një faktor i madh që bëri
të mundur emigrimin e pothuajse 60.000 çifutëve gjermanë në Palestinë gjatë
viteve 1933-1939, d.m.th., që para krijimit zyrtar të shtetit të Izraelit, si
dhe marrëveshje të tjera mes lobeve të fuqishme çifute në botë me shtete të
ndryshme, gjithashtu e ashtuquajtura “Marrëveshja e Oslos” (marrëveshje e
fshehtë) mes Yitzhak Rabin, Bill Klinton and Yasser Arafat më 13 shtator 1993
për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez. Kjo u konsiderua si
marrëveshja e parë ballë përballë mes qeverisë së Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin
e Palestinës (OÇP) në Oslo të Norvegjisë. Kjo marrëveshje parashikonte krijimin
e një vetëqeverisjeje të përkohshme palestineze, Autoritetit Kombëtar
Palestinez, ku ky autoritet do të kishte përgjegjësi për administrimin e
territoreve që kishte nën kontroll. Kjo marrëveshje gjithashtu përfshinte edhe
tërheqjen e Forcave Izraelite të Mbrojtjes nga territoret e Rripit të Gazës dhe
Bregut Perëndimor. Por kjo marrëveshje si shumë herë të tjera mbeti vetëm në
letër nga Izraeli. Kjo vërtetohet me masakrat e ndryshme të Izraelit që pasuan
më vonë ndaj popullatës palestineze, duke arritur kulmin në vitin 2009 ku
Izraeli bllokoi të gjitha hyrje-daljet e Palestinës, duke e lënë popullatën
civile pa ujë të pijshëm dhe ushqime, dhe duke i vrarë e granatuar pa mëshirë
me gra, pleq e fëmijë. Bile në atë vit Izraeli përdori për herë të parë bombat
me fosfor, të ndaluara si armë dhe nga Kombet e Bashkuara gjatë luftës, armë të
cilat linin pasoja deri në gjenezë të njeriut duke bërë të lindin njerëz me
pasoja të ndryshme fizike dhe mendore. Kështu, Izraeli pak nga pak, nga i
gjithë ai territor i caktuar palestinez nga Britania në fillim të shek. 20, ku
banorët çifutë zotëronin një pjesë të vogël të saj, nisi grabitjen e tokave
palestineze deri në masën 80% në vitin 1967, duke ndërtuar atje vendbanime për
çifutët. Këtyre manipulimeve të Izraelit Dr. Edward Said dhe analistë të tjerë
botërore si amerikani David Duke i janë përgjigjur ashpër në shkrimet e tyre,
ndërkohë udhëheqësi i orientalistëve të rinj sionistë në Amerikë, Bernard Lewis,
ka qenë një kundërshtar i hapur i Dr. Edward Said dhe gjithashtu edhe i
çështjes palestineze dhe popullit palestinez për të pasur të drejtën të kenë një
shtet të tyre ku të jetojnë të lirë e të pavarur. Ndërsa në një nga artikujt e
mi të shkruar në vitin 2005 me titull “Mënyrat e shkatërrimit të Islamit në
Shqipëri”, kam përmendur se “Shekullin e njëzetë mund ta konsiderojmë në
njëfarë mënyre edhe si shekulli i “fitores” së sundimit dhe ndikimit të
çifutëve në botë, gjithashtu edhe në Shqipëri.”
Këtu mund të shtojmë gjithashtu se shteti amerikan ndihet i “pushtuar” në
thonjëza nga lobet çifute të fuqishme në Amerikë, ku u japin dhe urdhra
kongresit amerikan për të vendosur çfarë duan ata dhe për të ndaluar çfarë nuk
u duket në dobi të çifutëve dhe Izraelit. Për ta vërtetuar disi këtë, këtu po
sjell një citim të ish-Sekretarit të
Shtetit John Foster Dulles në vitet 50 në lidhje me këtë çështje:
"Unë jam i
vetëdijshëm se sa e pamundur është në këtë vend që të zbatosh një politikë të
jashtme [në Lindjen e Mesme] jo të pëlqyer nga çifutët... kontrolli i tmerrshëm
që çifutët kanë mbi mediat informative dhe pendën që çifutët kanë ngritur me
anëtarët e Kongresit... Unë jam shumë i shqetësuar për faktin se ndikimi i
çifutëve këtu është duke mbizotëruar tërësisht skenën dhe është duke e bërë
pothuajse të pamundur për ta bindur kongresin për të bërë gjithçka që ata nuk e
miratojnë. Ambasada izraelite në fakt po e urdhëron Kongresin përmes ndikimit
të çifutëve në këtë vend."
~~~~~
Për të kaluar në një pjesë të fundit të diskutimit tim, doja të flisja pak
mbi rëndësinë dhe ndikimin që ka çështja palestineze për shqiptarët.
Në hyrje të këtij diskutimi përmenda shprehjen e njohur nga hoxha shqiptar
nga Kosova Abdurrahman Llapashtica (Arnauti) nga Llapi i Podujevës, i cili pasi
ishte nisur në moshë të re si student në Turqi, kishte marrë rrugën më vonë
bashkë me familjen e tij për në Siri, ku më pas kishte vizituar dhe Jordaninë
dhe më në fund kishte vendosur të shkojë të luftojë për të drejtën e popullit
etnik palestinez për liri dhe për mbrojtjen e tokave të tyre dhe të paraardhësve
të tyre.
Por, hoxhë Abdurrahmani nuk ishte i vetmi shqiptar i cili shkoi atje. Ai
sigurisht ka gjetur shumë shqiptarë të vjetër atje. Unë si orientalist, kam
kontaktuar me disa shqiptarë nga Palestina, që numri i tyre nuk është i pakët
atje, të cilët kryesisht mbajnë mbiemrin Arnauti, si simbol të origjinës së
tyre shqiptare. Kam kontaktuar përmes internetit me Arnautë të cilët jetojnë tashmë
në Palestinë, në Izrael por edhe në gadishullin e Sinait, të cilët më kanë
treguar për gjendjen e rëndë që jetojnë atje. Bile, njëri prej tyre që jeton në
Gadishullin e Sinait, Sherif Arnauti, duke e ditur dhe duke qenë krenar për
origjinën e tij shqiptare, më ka kërkuar se çfarë mund të bëjë Shqipëria në
lidhje me shqiptarët (arnautët) që jetojnë në gjendje të vështirë në
Gadishullin e Sinait por edhe në Palestinë.
Shumë Arnautë që jetojnë atje janë pothuajse të panjohur nga shteti dhe
populli shqiptar sot në trojet tona. A e dini që edhe një nga ish-ambasadorët e
Palestinës në Shqipëri (mos gabohem ka qenë këtu në vitin 2009) ka shprehur
vetë se është me origjinë shqiptare, por jo me mbiemrin Arnauti?!
Shqiptarët e vjetër që nga koha e Sulltanatit Osman kanë shkuar të jetojnë
në Palestinë me shumicë gjatë kohës së sundimit të ushtarakut të madh shqiptar
Muhamed Ali Pasha, i cili njihet si themeluesi i shtetit modern egjiptian. Shumë
shqiptarë në atë kohë nga Egjipti, në kohën e mbretit Faruk kanë luftuar
përkrah popullit palestinez ndaj sundimit të dhunshëm izraelit.
Gjithashtu, për të ardhur në ditët e sotme, nuk duhet të harrojmë historinë
e flotës që u nis drejt Gazës më 31 maj 2010, dhe në atë ditë Izraeli zhvilloi
një operacion ushtarak kundër gjashtë anijeve me civilë të quajtur “Gaza
Freedom Flotilla” në ujërat ndërkombëtare në Detin Mesdhe. Në atë operacion
mbetën të vdekur nëntë aktivistë. Kjo flotë u organizua nga Lëvizja për
Çlirimin e Gazës dhe nga Fondacioni Turk për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmave
Humanitare (IHH). Në këtë aktivitet merrnin pjesë shumë pjesëmarrës të
shoqërisë civile nga shumë vende të botës, ku atje u bashkëngjitën dhe disa
shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte dhe ligjëruesi që sipas programit do të
diskutojë më vonë pas iftarit, Fuad Ramiqi.
Është për t’u çuditur shumë se edhe diktatori famëkeq në Shqipëri Enver
Hoxha, edhe pse konsideroj vetë si me origjinë çifute nga gjyshi i tij,
prapëseprapë, në librin e tij “Shënime mbi Lindjen e Mesme”, e mbron
çuditërisht krijimin e një shteti palestinez, ndërkohë pasuesit e tij
politikanë në kohët e fundit, më saktë në vitin 2011 kur Shqipëria edhe pse ka
marrëdhënie diplomatike prej kohësh me Palestinën (të paktën Palestina ka një
ambasadë në Shqipëri), nuk e pranuan atë si pjesëtare të Kombeve të Bashkuara,
por mbajtën qëndrim asnjanës. Ky veprim, i bërë me dëshirë apo më trysni nga
jashtë, është një temë tjetër diskutimi.
Gjithsesi, Palestina përmes Organizatës për Çlirimin e Palestinës është
pjesëtare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që nga 14 Tetori
1974 si përfaqësuese e popullit palestinez.
Njohja ndërkombëtare e Shtetit të Palestinës ka qenë objektiv i Organizatës
për Çlirimin e Palestinës që kur Deklarata Palestineze e Pavarësisë shpalli
themelimin e Shtetit të Palestinës më 15 Nëntor 1988 në Algjer, kryeqyteti i
Algjerisë, në një seksion të jashtëzakonshëm në mërgim të Këshillit Kombëtar
Palestinez. Ajo u njoh nga shumë vende të botës, dhe shumë prej tyre ofruan
përkrahje pa kushte për popullin dhe shtetin palestinez.
Popullit palestinez në emrin tim dhe të organizatës kulturore që unë
drejtoj, i uroj liri të plotë dhe krijimin e një shteti vërtetë të pavarur nga
Izraeli, dhe uroj inshaAllah me ndihmën e Zotit që të arrihet sa më shpejt,
edhe pse dihet se rrëmujat në Lindjen e Mesme që me zbulimin e naftës ose “arit
të zi” nuk do të përfundojnë kollaj!
Faleminderit!
Tiranë, 25 Qershor 2016
Autori është
orientalist dhe drejton “Qendrën Shqiptare për Studime Orientale” në Tiranë.
Presidentin e atëhershëm amerikan, Truman, studiuesi palestinez Muhammed
Khodr e konsideron si njeriun përgjegjës për krijimin e Izraelit.
Muhammed Khodr, Gaza: Apatia botërore e asgjësimit sionist, shkrim
i përkthyer në shqip nga Ermal Bega.