Paul LUNDE
SHKENCA NË ANDALUZI
Të
krishterët mesjetarë kanë një legjendë që Roderiku, mbreti i fundit i
Vizigotëve, ishte përgjegjës për pushtimet arabe në Gadishullin Iberik, sepse
në kundërshtim me fjalët e tij të mjerueshme, ai hapi portën e një pallati të
magjepsur dhe ishte betuar që nuk do të ngatërrohej. Duke ndjekur rrënimin e
Perandorisë Romake, Vandalët, Hunët dhe Vizigotët plaçkitën dhe dogjën rrugët e
tyre përmes Gadishullit Iberik, duke themeluar mbretërinë kalimtare, të cilët
vazhduan aq pak saqë iu derdhën plaçkat dhe atëherë u shkatërruan gjatë kthimit
të tyre. Në atë kohë, pa paralajmërim, në vitin 711 erdhën arabët dhe të
vendosur, ranë në dashuri me vendin dhe krijuan qytetërimin e parë që Europë të
parë nga legjionet romake që kishin bërë luftë të pabarabartë kundër hordhive
barbare.
Spanja
ishte e para që përparoi nën rregullat e Umejadëve, të cilët themeluan një
dinasti pasi patën humbur halifatin e Abasidëve në Lindje. Në fillim, kultura e
gjyqit të Umejadëve në Kordovë ishte plotësisht e ardhur. Stilet në letërsi dhe
në veshje, ku imitimet të cilat vazhdonin te Abasidët, rishtazi themeluan
kryeqytetin e Bagdadit. Nxënësit nga shumë vende të Lindjes, duhet të
siguroheshin gjithmonë për një pritje të ngrohtë në gjyqin e Kordovës, ku
kolegët e tyre dëshironin të dëgjonin me lakmi për lajmet se çfarë ka lindur
nga diskutimet në kryeqytet, çfarë kanë veshur njerëzit, çfarë këngësh kanë
filluar të këndohen, dhe mbi të gjitha se çfarë librash kanë filluar të
lexohen.
Për
kulturën islame dihet se është shquar si "Kultura e Librit". Hyrja e
letrës nga Kina në vitin 751, i dha një shtytje mësimit dhe ishte një ngacmim
për idetë, të cilat bota nuk i kishte njohur kurrë më parë. Librat u bënë më të
vlefshëm sesa ishin madje edhe në Romë dhe në mënyrë të pakrahasueshme më të
lira sesa ato në perëndim të Perandorisë Romake, ku vazhdonin të shkruheshin në
pergamenë të shtrenjtë. Në shekullin 12, një burrë shiti 120 akër (1 akër = 0.4
ha) tokë për të blerë një Libër Orësh (për kohën). Në shekullin 9 libroteka e Manastirit
të Shën Galit ishte më e madhja në Europë. Ajo mburrej me 36 vëllime. Kultura e
prapambetur midis Lindjes dhe Perëndimit në Mesjetë, mund t’i atribuohet
pjesërisht faktit që arabët patën letër ndërsa latinët perëndimorë nuk kishin.
Është shkruar shumë për të krijuar një kulturë intelektuale dhe shkencore si
ajo e Spanjës islame. Natyrisht, Islami me tolerancën e tij dhe kurajën e të
mësuarit të fesë dhe shkencës së bashku, krijoi klimën e nevojshme për
ndryshimin e ideve. Gjyqi i Kordovës, si ai i Bagdadit, ishte i hapur njësoj si
për muslimanët, ashtu edhe për çifutët dhe të krishterët. Një peshkop i njohur
u ankua se një i ri i krishterë ishte më i devotshëm në të studiuarit arabisht,
sesa në latinisht. Kjo pasqyron faktin se arabishtja në një kohë të shkurtër,
papritur, u bë gjuhë ndërkombëtare e shkencës ashtu siç është gjuha angleze
sot.
* * *
Kultura
islame në Spanjë filloi të lulëzojë seriozisht gjatë sundimit të Abd
al-Rrahmanit II të Kordovës, ndërsa arabishtja u përhap gjithmonë e më tepër
ndërmjet shtetasve jomuslimanë, sidomos nëpër qytete dhe çoi në një lulëzim të
aktiviteteve intelektuale të çdo lloji.
Në një
shoqëri të sjellshme, shijet dhe kërkesat e drejtuesit vendosin tonin për
shoqërinë e gjerë dhe Abd al-Rrahmani II, i interesuar me pasion për fenë dhe
shkencën, ishte i vendosur që bota të shihte se gjykata e tij nuk ishte më
poshtë ndaj gjykatës së halifit në Bagdad. Nga ky qëllim, si rrjedhojë, ai
aktivitet mblodhi (vuri në punë) dijetarë, për të ofruar me bujari një ndihmë e
nxitje për të mposhtur kundërshtimet e para të atyre që dëshironin të jetonin
në shumë vende të Lindjes, duke marrë parasysh fushën e veprimtarisë. Si
rezultat, shumë dijetarë, poetë, filozofë, historianë dhe muzikantë u
shpërngulën në Andaluzi dhe hodhën bazat e një tradite intelektuale dhe
sistemin mësimor, i cili e bëri Spanjën aq të shquar në 400 vitet e ardhshme.
Një
rezultat tjetër është ngritja e një infrastrukture për librotekat publike dhe
private, xhamitë, spitalet, institucionet kërkimore, të cilat u rritën me
shpejtësi dhe dijetarët e famshëm në Lindje duke dëgjuar për mirësitë e tyre u
grumbulluan në Perëndim dhe kur u kthyen, morën me vete edhe studentë nga
vendet e tyre për të studiuar në botën islame.
Një nga
dijetarët e hershëm është Abas ibn Firhas që ka qenë njeri i Rilindjes dhe ka
jetuar në lulëzimin e mjekësisë; ka vdekur në vitin 888. Ai erdhi në Kordovë
për të mësuar muzikën, pastaj një degë të teorisë matematikore, por nuk ishte
një njeri që e kufizonte veten në një degë të vetme të studimeve. Ai shumë
shpejt u dha pas mekanikës fluturuese. Ai ndërtoi një palë krahë të përgatitur
nga degët dhe trupi i drurëve dhe u përpoq të fluturonte, duke i paraprirë
Leonardo da Vinçit rreth 600 vjet më parë. Fatmirësisht ai mbeti gjallë dhe iu
kthye ndërtimit të një planetariumi. Ai ishte i interesuar deri në ekstrem që
të dinte hollësitë e mekanizmave të transmisionit. Më vonë Abasi iu kthye
problemeve matematikore dhe duke vërejtur me përpikëri rregullsinë e faqeve të
kristaleve, shpiku një formulë për prodhimin e kristaleve artificiale.
Duhet
mbajtur në mend që një dituri e plotësuar e një njeriu si Abasi, ka ardhur tek
ne tërësisht e pandryshuar (e pastër). Është vlerësuar se sot ekzistojnë
250.000 dorëshkrime arabe në librotekat e Lindjes dhe të Perëndimit, duke
përfshirë edhe koleksionet private. Megjithatë, në shekullin 10 nëpër
librotekat private numëroheshin më shumë se 500.000 libra. Fatkeqësisht,
miliona libra duhet të kenë humbur dhe së bashku me to edhe punët dhe veprat e
shumë dijetarëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj, librat e të cilëve nëse do të
mbijetonin fuqimisht do të ndryshonin kursin e historisë. Deri tani, vetëm një
pjesë e vogël e teksteve arabe shkencore janë duke u studiuar dhe duhen vite
për të formuar një ide të saktë rreth kontributit të shkencëtarëve muslimanë në
historinë e ideve.
Një nga
fushat në të cilën është punuar me ngulmim në Spanjë kanë qenë shkencat
natyrore. Megjithëse dijetarët andaluzianë nuk dhanë edhe aq kontribut
rrënjësor sikurse puna e bërë nga kolegët e tyre në Lindje, ajo që ata bënë
pati më shumë efekt në zhvillimin e mëvonshëm të shkencës dhe të teknologjisë,
për faktin se ishte pikërisht përmes Spanjës dhe dijetarëve të Andaluzisë që
idetë e tyre u shtrinë në Perëndim.
Asnjë
shkollë përkthyesish e krahasueshme me "House of Wisdom of al-Ma'mun"
(Shtëpia e Diturisë e al-Ma'munit), nuk ka ekzistuar në Spanjë, dhe dukej që
dijetarët andaluzianë nuk ishin të interesuar vetëm në shkencat natyrore,
derisa përkthimet e "House of Wisdom" arritën tek ata. Interesi në
matematikë, astronomi dhe mjekësi ishte gjithmonë i gjallë për arsye të dobive
të tyre të qarta. Matematika shërbente për qëllime tregtare, për llogaritje sa
më të shpejta të ligjeve të ndërlikuara islame të trashëgimisë dhe si një bazë
për matjen e largësive. Astronomia ishte e dobishme për të përcaktuar kohët e
faljeve (namazit) dhe rregullimin e kalendarit dhe studimi i mjekësisë nuk
kishte nevojë për shfajësim.
Pjesa e
dyshimit, ku ishte vërejtur siguria e burimit të ideve nga dijetarët e oborrit
të Abasit, ishte e përshtatshme për një ndryshim të mjaftueshëm midis shkencave
dhe pseudoshkencave. Ky ishte një ndryshim që muslimanët e kanë bërë shumë kohë
më herët se dijetarët e Perëndimit, të cilët edhe gjatë Rilindjes synonin të
ngatërronin astronominë me astrologjinë, kiminë me alkiminë. Ibn Hazmi, një
dijetar i shquar andaluzian i shekullit 11 dhe ndalues i prapambetjes, ishte
shumë i sinqertë në këtë pikë. Popujt të cilët mbronin fuqinë e talismanëve,
magjisë, alkimisë dhe astrologjisë, ai i quante gënjeshtarë të paturpshëm. Ky
mendim i arsyeshëm dha shumë për ta bërë Islamin të shquar në shkencat
natyrore.
Studimi
i matematikës dhe astronomisë vazhdoi dorë pas dore. Libri i famshëm i
Al-Harizmit i titulluar "Llogaritja e integraleve dhe ekuacioneve", i
cili kishte arritur në Andaluzi, hodhi themelet e shumë zhvillimeve të
mëvonshme. Në të, Al-Harizmi merret me ekuacione algjebrike, shumëzime dhe
pjesëtime, matjet e sipërfaqeve dhe çështje të tjera. Al-Harizmi ishte i pari
që paraqiti përdorimin se çfarë ai quajti shifra "indiane" dhe çfarë
ne quajmë shifra "arabe". Mënyra e saktë e transmetimit të këtyre
shifrave nuk është e ditur, por simbolet e përdorura dhe format e shifrave tona
kanë rrjedhur nga ato të përdorura në Andaluzi. Puna e Al-Harizmit e përkthyer
në latinisht në shekullin 12 në Spanjë, së bashku me një përkthim të
"Elementeve" sollën dy bazat për vazhdimin e zhvillimit të
matematikës në Andaluzi.
* * *
Al-Zarkali,
i njohur në Perëndim si Arzakel, ishte një tjetër matematikan dhe astronom i
madh që lulëzoi në Kordobë në shekullin 11. Ai kombinoi njohuritë teorike me
aftësitë teknike dhe u dallua në ndërtimin e instrumenteve të sakta për
përdorime astronomike. Ai ndërtoi një orë uji të aftë për të përcaktuar orët e
ditës dhe të natës, dhe për të treguar ditët e muajit hënor. Ai ndihmoi në
përpilimin e së famshmes - Tabela Tolediane - një përpilim shumë i saktë i të
dhënave astronomike. Libri i tij i tabelave i shkruar në formën e një almanaku
(almanak - fjalë arabe që do të thotë klimë), përmban tabela të cilat
mundësojnë për të gjetur se në çfarë dite muajt koptë, romanë, hënorë dhe
persianë kanë nisur. Ai gjithashtu grumbulloi tabelat e vlefshme të gjerësive
dhe gjatësive gjeografike; shumë prej punimeve të tij janë përkthyer njëkohësisht
në spanjisht dhe latinisht.
Një
tjetër ndriçues ka qenë Al-Bitruxhi (dijetarët latinë të Mesjetës e kanë
quajtur Alpetragius), i cili zhvilloi një teori të re të lëvizjes diellore dhe
shkroi "Libri i Trajtave" të cilin e ka shkruar me detaje. Ndikimi i
punimeve të tyre astronomike ka qenë i pafund. Sot, p.sh., shumë emërtime të
konstelacioneve, ende mbajnë emrat e dhënë atyre nga astronomët muslimanë.
Akrab (nga akraba - akrep); Altair (nga al-ta'ir - pilot); Deneb (nga dhanb -
bisht); Ferkand (nga ferkad - viç); dhe fjalë të tjera si zenit, nadir dhe
azimuth, të gjitha janë ende dhe sot në përdorim, duke na rikujtuar punët e
dijetarëve muslimanë të Andaluzisë. Një tjetër fushë ku kanë qenë të interesuar
dijetarët andaluzianë, ka qenë studimi i gjeografisë dhe shumë prej punimeve të
shkëlqyeshme të muslimanëve në këtë fushë janë bërë atje. Mendimi politik dhe
ekonomik luante disa role në zhvillimin e studimit të gjeografisë por ajo që i
shtyu ishte kurioziteti mbi botën dhe banorët e saj dhe që u dha shkas
dijetarëve, të cilët ia kushtuan veten përshkrimit të botës dhe banorëve të
saj. Hapi i parë ishte ndërmarrë në Lindje, ku "Librat e drejtimeve",
siç ishin quajtur ato, ishin përpiluar për përdorimin e drejtuesve të postave
të halifatit të hershëm abasid. Raportet mbi vendet e largëta, prodhimeve
tregtare të tyre dhe veçoritë më të rëndësishme fizike ishin grumbulluar për
informacion të halifit dhe të ministrave të tij.
Al-Harizmi,
i cili kishte bërë shumë në përparimin e shkencës së matematikës, është
gjithashtu njëri nga shkencëtarët e hershëm përshkrues të gjeografisë. Duke e
bazuar punën e tij në informacionet efektive të marra përmes përkthimit
arabisht të Ptolemeut, Al-Harizmi shkroi një libër të quajtur "Forma e
Tokës", i cili përfshin hartat e qiejve dhe të tokës. Në Andaluzi puna e
tij ishte përkrahur qysh më përpara nga Ibn Muhamed al-Razi, i cili ka vdekur
më 936, dhe i cili shkroi një gjeografi themelore të Andaluzisë për qëllime
administrative. Muhamed ibn Jusuf al-Varrak, një bashkëkohës i al-Razit shkroi
një punim të njëjtë duke përshkruar topografinë e Afrikës Veriore. Kufijtë e
gjerë të marrëdhënieve tregtare të Andaluzisë mundësuan koleksionimin e
informacioneve të hollësishme rreth krahinave të largëta veriore si Balltiku,
kur ktheheshin tregtarët në Andaluzi. Ibrahim ibn Jakubi, p.sh., që udhëtoi
gjerësisht në Europë e në Ballkan në shekullin 9 - duhet të ketë qenë me të
vërtetë një burrë i shkëlqyeshëm sepse la një udhëzues të udhëtimeve të tij.
Dy
njerëz, të cilët kanë shkruar në shekullin 11, përmblodhën shumë informacione
të mbledhura nga paraardhësit e tyre dhe i vendosën në një formë të volitshme.
Njëri prej tyre, Al-Bekri, ishte veçanërisht i interesuar. I lindur në Salte më
1014, Al-Bekri ishte djali i guvernatorit të krahinës së Huebras dhe Saltes.
Vetë Al-Bekri ishte një ministër i rëndësishëm oborri në Sevilje dhe mori
përsipër disa misione diplomatike. Ai ishte një dijetar i kulturuar, aq i mirë
sa edhe literatura që ai shkroi, e cila përmbante punime mbi historinë,
botanikën dhe gjeografinë. Një nga dy punimet e rëndësishme gjeografike të tij
ishte përshkrimi i gjeografisë së Gadishullit Arabik me kujdes të veçantë, dhe
sqarimi i emrave të tij. Ai është rregulluar me tregues alfabetik dhe me listat
e emrave të fshatrave, qyteteve dhe monumenteve, të cilat ai i mori nga
hadithet dhe historitë. Punimi tjetër i tij më i madh nuk mbijetoi i tëri por
ajo ishte një enciklopedi shëruese për tërë botën.
Al-Bekri
rregulloi materialin e tij të vendeve të mëparshme, të cilat hynë me një
parathënie të shkurtër historike dhe përshkroi njerëzit, zakonet, klimën,
veçoritë gjeografike dhe qytetet e mëdha me anekdotat rreth tyre. Për banorët e
Galicias, ai ka thënë: "...ata janë tradhtarë, të ndyrë dhe lahen një ose
dy herë në vit, madje edhe atëherë lahen me ujë të ftohtë; ata nuk i lajnë
asnjëherë veshjet e tyre derisa ato të vjetërsohen sepse ata kërkojnë që
ndyrësirat të grumbullohen dhe si përfundim me djersën e tyre të zbuten trupat
e tyre".
Shumë
prej pyetjeve të thella shqetësuese të ngritura nga Ibn Halduni ende nuk kanë
pasur vëmendjen e duhur nga të gjithë njerëzit mendimtarë. Natyrisht që cilido
që interesohet për problemet e ngritura dhe rëniet e qytetërimeve, shkatërrimet
e qyteteve, marrëdhëniet e ndërlikuara midis shoqërive të përparuara
teknologjikisht dhe një tradite duhet të lexojë librin "Hyrje në
Histori" të Ibn Haldunit.
Të
rejat teknologjike islame gjithashtu luajtën rolin e tyre në trashëgiminë e
Andaluzisë në Europën mesjetare. Letra ka qenë e përmendur, por atje ka pasur
gjëra të tjera me rëndësi të madhe, fabrikat e veglave, teknika e re e
përpunimit të metaleve, prodhimi i qeramikës, ndërtimi dhe bujqësia. Njerëzit e
Andaluzisë kishin një pasion të veçantë për kopshtet, duke kombinuar dashurinë
e tyre për bukurinë me interesat e tyre në bimët mjekësore. Për bujqësinë
kishte dy traktate të rëndësishme, njëri prej të cilëve ishte përkthyer në
latinisht në Mesjetë dhe ishte shkruar në Andaluzi. Ibn al-Avami, autori i njërit
prej traktateve, ka shënuar 584 specie bimësh dhe ka dhënë udhëzime të sakta në
lidhje me kultivimin dhe përdorimin e tyre. Ai shkroi se si duhet të shartohen
pemët, si të bëhet hibridizimi, si të ndalohen parazitët dhe insektet dhe se si
të përgatiten esencat e luleve dhe parfumeve. Kjo hapësirë e arritjeve
teknologjike ende nuk është shqyrtuar me hollësi, por ajo ka pasur një ndikim
të thellë në kulturën materiale të Europës mesjetare, sikurse komentatorët
muslimanë të Aristotelit kishin mbi intelektualët e Europës mesjetare.
Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA
No comments:
Post a Comment