06 February 2011

Sesioni Shkencor Ndërkombëtar "Kur'ani dhe Lutja"

Ermal BEGA

U ZHVILLUA SESIONI SHKENCOR NDËRKOMBËTAR
"KUR’ANI DHE LUTJA"
(Tiranë-Shqipëri)
~ REPORTAZH ~

Me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve shqiptare nga të gjithë trojet shqiptare, si dhe me pjesëmarrjen e shumë të ftuarve të huaj, dje më datë 05.02.2011, Fondacioni i Kur’anit në Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar "Al-Mustafa" në Iran, zhvilloi Sesioni Shkencor Ndërkombëtar me titull "Kur’ani dhe Lutja".
Prezantimet e këtij aktiviteti të rëndësishëm në lidhje me Kur’anin dhe lutjen “du’anë” u drejtuan nga teologu shqiptar Jetmir Çela.
Në fillim, zonja Vjollca Feza bëri një prezantim të aktiviteteve të Fondacionit të Kur'anit në Shqipëri gjatë 10 viteve.
Në këtë aktivitet ligjëruan personalitete të njohur në fushën e studimeve islame, sociologjike, mjekësore, publicistike etj. Aktiviteti i hap në fillim me këndim nga Kur’ani i Madhëruar, nga hafizi i mirënjohur shqiptar Hafiz Aziz Alili i cili jeton në Kroaci, ku në të njëjtën kohë është drejtuesi i Qendrës Islame atje.
Më pas, përshëndetjen me fjalë mirëseardhjeje e hapi drejtori i Fondacionit të Kur’anit në Shqipëri Muhammed Reza Haxh Khezr, ku shprehu kënaqësinë për realizimin sa më të mirë të këtij sesioni shkencor në lidhje me Kur’anin e Madhëruar dhe lutjen. Pastaj, përshëndetjet vazhduan nga përfaqësuesit e ambasadës iraniane në Tiranë, Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komitetit të Kulteve, Komunitetit Bektashian, Kishës Katolike dhe të ftuarit special nga Irani Dr. A’rafi, rektorit të Universitetit Ndërkombëtar "Al-Mustafa". Në fund, me rëndësi të veçantë ishte nderimi i përkthyesit të Kur’anit të Madhëruar Haxhi Selim Stafa.
Ky aktivitet përkonte gjithashtu me 10-vjetorin e aktiviteteve të Fondacionit të Kur’anit në Shqipëri.
Pas një pushimi kafeje, sipas programit, filloi ligjërimi i kumtesave të përgatitur nga kumtuesit e përzgjedhur për këtë aktivitet.
Kumtesat që ishin përzgjedhur për t’u ligjëruar në këtë sesion shkencor janë si më poshtë:
1. Xhemal Balla (Shqipëri): Kur’ani, lutja dhe mbështetja te Allahu
2. Prim. dr. med. sc. Ali F. Iljazi (Kosovë): Ndikimi psikofizik i lutjes kur’anore në shëndetin e njeriut
3. Bedri Telegrafi (Shqipëri): Psikologjia e lutjes
4. Hafiz ef. Alili (Kroaci): Kur’ani, lutja dhe gnostika
5. Haxhi Selim Stafa (Shqipëri): Njohje rreth librit “Sahife Saxhadije”
6. Prof. Dr. Bedri Bylyku (Shqipëri): Lidhja mes lutjes dhe veprës dhe anasjelltas
7. Ermal Bega (Shqipëri): Lutja dhe modernizmi.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *