21 December 2011

Ekspozitë e dokumenteve dhe dorëshkrimeve orientale

Ermal BEGA

EKSPOZITË PERSONALE E DOKUMENTEVE DHE DORËSHKRIMEVE ORIENTALE
Tiranë, 18-19 Nëntor 2011

Më 18-19 Nëntor 2011, në ambientet e Albanian Qatar Center në Tiranë, Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania) organizoi ekspozitën e parë personale të dorëshkrimeve dhe dokumenteve orientale, nga orientalisti Ermal Bega, i cili është dhe Drejtori Ekzekutiv i qendrës së përmendur më sipër.
Në këtë ekspozitë ishin ftuar shumë personalitete të artit, kulturës etj. Ndër të ftuarit e veçantë të ardhur ishin ambasadore e Egjiptit në Tiranë znj. Amina Groma, kryetari i Forumit Musliman të Shqipërisë z. Fisnik Kruja, profesori i mirënjohur i psikologjisë Prof. Dr. Jashar Demiraj, Prof. Dr. Hajri Shehu, ish-ambasadori i Shqipërisë në Egjipt dhe zëvendës-drejtori i AIITC në Tiranë Dr. Faruk Borova, ish-ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite Sulejman Tomçini, profesori i gjuhës dhe letërsisë turke Nezir Bata, profesori i gjuhës turke dhe osmane z. Bünyamin Çağlayan, profesori i studimeve islame nga Prizreni (Kosova) Ma. Ajni Sinani etj.
Ligjëruesit në këtë panel ishin:
1. Prof. Assoc. Dr. Genciana Abazi-Egro - Turkologe
2. Profesor Bedri Telegrafi - Historian
3. Ermal Bega - Orientalist
Në ditën e parë të ekspozitës, më 18 Nëntor 2011, z. Ermal Bega dha intervistë për 3 televizione private në Tiranë, TV Koha, Albanian Screen (ish-Alsat) dhe Ora News, ndërsa më datë 21 Nëntor 2011, 3 ditë pas përfundimit të ekspozitës, ai dha një intervistë tjetër dhe një reportazh special për Vizion Plus.
Në këtë ekspozitë u prezantuan mbi 80 dorëshkrime dhe dokumente orientale.
Drejtues i këtij aktiviteti ishte z. Qani Sulku.

Video:

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *