Munir MEZYED*
YJET E BARDHA
Në thellësitë e dritave të përjetshme
Në kërkim të femërores së tyre
Duke ujitur pemët e vyshkura të cilat shijonin thartësinë e vdekjes
Një grua ia shfaq hijeshinë e feminilitetit të saj jetës
Ia dhuron gjinjtë e saj ujit
Duke bërë gërshet nga gjethet e tyre të verdha
Për të tharë dhimbjet e pranverës
Të pushtuara me mendimet e largimit...
O ëndërr e cila arratisesh nga ëndrra
Prit vetëm një çast...
Yjet e bardha po e thurin sërish tregimin
Dhe zogjtë e mendimit vazhdojnë fluturimin e tyre
Në ekstazën e përvëlimit të imagjinatës
Duke errësuar shijen e zhdukjes
Dhe duke ndriçuar aromën e këndimit...
Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA
Mars 2012
* Poet dhe shkrimtar modern i mirënjohur arab nga Palestina, i cili për momentin jeton në Bukuresht-Rumani dhe është pretendent për çmimim Nobel në letërsi për vitin 2012.
No comments:
Post a Comment