07 September 2012

Hajmalitë e mia (Poezi)

Munir MEZYED*

HAJMALITË E MIA**


Dashuria e papeshë në një fjalë e cila dëshiron shijimin e ndjenjave
Dhe i mbledh yjet që bien nga buzët e tua
Në lulen e shpirtit tim
E shohin kohën të lidhur me hijen e një ëndrre të pastrehë...

Habibti***
Drita po digjet në vatrën e zemrës sime
Unë e shoh veten të ndarë mes dy thirrjeve
Ku çdo gjë lind dhe drejtohet prej tyre
Dhe qielli lëkundet në strehën e kujtimit
Ndërsa ai preket nga majat e gishtërinjve të frymëmarrjeve të tua...

Ah, ai i cili fluturon drejt teje nga zëri im i zhveshur
Ai puth gjirin e parfumit tënd
Me buzët e mendimit
Dhe e shikon barin e imagjinatës duke u rritur
Dhe duke mbuluar trupin tënd

Unë rrokullisem
Dhe e mbështjell mrekullinë me pendët e dëshirës
Muret e stinëve plasariten
Dhe rrëzohen
Kështu legjendat e dritës shpërndahen rreth meje
Dhe uji vjen rrotull shpirtit
Duke të recituar hajmalitë e mia të shenjta

Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA
Gusht 2012



* Poet dhe shkrimtar modern i mirënjohur arab nga Palestina, i cili për momentin jeton në Bukuresht-Rumani dhe është pretendent për çmimim Nobel në letërsi për vitin 2012.
** Kjo poezi është botuar në revistën "URA", nr. 7, Pranverë/Verë 2012, Tiranë.
*** Ar. - E dashur.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *