Ermal BEGA
ZHVILLOHET FORUMI
MESDHETAR I ALF 2013
Në Marsejë të Francës, nga data 4-7 prill 2013, në Pallatin Pharo (Pharo
Palace), u zhvillua Forumi Mesdhetar 2013 i organizuar nga fondacioni Anna
Lindh (ALF), një organizatë elitë në përgatitjen e aktiviteteve të shoqërisë
civile sot, në tërë Euro-Mesdheun.
Logo e Forumit Mesdhetar të Fondacionit Anna Lindh (ALF), Marsejë 2013. |
Gjatë këtyre ditëve, mbi 1500 përfaqësues të organizatave të ndryshme të
shoqërisë civile, nga 43 shtete të Euro-Mesdheut, u mblodhën për të diskutuar
në shumë fusha të ndryshme në dobi të shoqërisë civile sot. Personalitete të
ndryshën morën pjesë gjithashtu në këtë veprimtari aktive. Gjatë 4 ditëve, aty
u diskutuan dhe u bënë debate për çështje të ndryshme si dhe u paraqitën
projekte të ndryshme.
Foto e përbashkët me presidentin e Fondacionit Anna Lindh, André Azoulay |
Jo më kot ky forum u zhvillua këtë vit në Marsejë, por arsyeja kryesore
ishte se Marseja është konsideruar si qyteti europian i kulturës për vitin 2013,
prandaj shumë aktivitete të ndryshme janë planifikuar të organizohen këtë vit
në këtë qytet, dhe ky forum u bë pjesë e këtyre aktiviteteve.
Me moton “Qytetarët për Mesdheun” (Citizens for the Mediterranean), ky
forum hapi një hapësirë për bashkëveprime, shkëmbime dhe debate për çështje
kryesore me të cilat përballet Euro-Mesdheu sot, me plane konkrete për një
bashkëpunim më të mirë përmes rajonit. Në mesin e konkluzioneve kryesore,
partnerët e ndryshëm propozuan zhvillimin e Javës Vjetore të Mesdheut, ku të
ndahen zërat dhe veprimet e përbashkëta të qytetarëve, parlamentarëve,
autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile.
Grupi shqiptar që mori pjesë në Forumin Mesdhetar të ALF, Marsejë 2013 |
Shqipëria ishte po ashtu pjesëmarrëse në këtë ngjarje, me 4 përfaqësues nga
organizata shqiptare të shoqërisë civile. Qendra Shqiptare për Studime
Orientale u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv i saj, Ermal Bega, ndërsa Forumi
Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, si kryetar i rrjetit të Fondacionit Anna
Lindh për Shqipërinë, u përfaqësua nga Laura Xhaxhiu.
No comments:
Post a Comment