Ermal BEGA*
ZHVILLOHET TAKIMI
INFORMUES MBI ZHVILLIMET E "PRANVERËS ARABE" DHE ROLI I FONDACIONIT
ANNA LINDH
Përpara një grupi studentësh të Universitetit Amerikan të Tiranës, ditën
e enjte, më datë 18 prill 2013, ora 10:30, u zhvillua një takim informues mbi
zhvillimet e të ashtuquajturës “pranvera arabe” dhe rolin e Fondacionit Anna
Lindh në këtë aspekt.
Ky takim u organizua nga Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve
(AFALC), i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Euro-Mesdhetar Anna Lindh
(ALF).
Në panelin e këtij takimi ishin ulur z. Besnik Mustafaj (kryetari i AFALC),
z. Andris Stastoli në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë
(MPJ), z. Ermal Bega, drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime
Orientale (ACFOS-Albania), si dhe znj. Laura Xhaxhiu si projekt-menaxhere e
Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC).
Z. Besnik Mustafaj bëri një paraqitje të përgjithshme rreth jugut të
Mesdheut duke i dhënë një rëndësi të madhe situatës pas pranverës arabe dhe
rolit që shoqëria civile ka luajtur në ato vende. Ai përmendi gjithashtu
ndikimin që organizata që ai drejton (AFALC) ka luajtur rolin e vet në lidhjet
me organizata të jugut të Mesdheut.
Z. Andris Stastoli bëri një përshkrim të “Pranverës arabe”, duke u bazuar
në informacionet dhe rolin e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të
Shqipërisë. Ai gjithashtu foli për kohën dhe arsyet se si nisi kjo “Pranverë
arabe” dhe për ndikimin e Perëndimit dhe SHBA-ve në këtë situatë.
Z. Ermal Bega në kumtesën e tij me titull: “Bota arabe para dhe pas Pranverës
Arabe dhe roli i shoqërisë civile në jug të Mesdheut” bëri një përshkrim të
vendeve të botës arabe, duke treguar për vizitat e tij që ai ka bërë në disa
vende arabe dhe realitetin që ai ka parë para dhe pas “Pranverës arabe”. Ai
gjithashtu diskutoi për rolin që ka pasur shoqëria civile dhe populli i atyre
vendeve në ndryshimin e sistemeve diktatoriale dhe kukulla. Një rëndësi të
veçantë ai i dha rolit të vakët që Shqipëria ka dhënë në këtë situatë, si dhe
mosinteresimit të qeverisë shqiptare për shqiptarët (arnautët) që jetojnë atje
dhe të cilët kanë qenë dhe janë ende (në Siri) pjesë e atyre ndryshimeve dhe
ngjarjeve.
Znj. Laura Xhaxhiu foli mbi Fondacionin Anna Lindh dhe rolin që ky
organizëm ka luajtur në përkrahjen e popullit për liri e vetvendosje, dhe
ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shumë prej organizatave të shoqërisë
civile në të gjithë rajonin e Euro-Mesdheut dhe posaçërisht jugut të saj.
Pas këtij takimi informues, pjesëmarrësit patën mundësi të vizitojnë disa stenda
me punime artizanale, të realizuara nga artizanët e komuniteteve fetare në
Shqipëri, që u shoqërua me një koktej rasti.
Video:
* Autori është orientalist dhe drejton “Qendrën Shqiptare
për Studime Orientale” (ACFOS-Albania), në Tiranë.
No comments:
Post a Comment