24 January 2013

Kam mësuar të gëlltis hidhërimin (Poezi)

Ghada ARNAUTI*
Ghada Arnauti
KAM MËSUAR TË GËLLTIS HIDHËRIMIN

Kam mësuar të gëlltis hidhërimin
dhe t’i lehtësoj plagën
një poeme dëshmore

Kam mësuar si t’i fshij lotët e nënës sime
me një palmë ulliri
dhe të kërcej i gjakosur
vallëzimin e mbrëmjes
për të kërkuar fytyrën e Zotit
në syrin e agonisë që udhëton
për në Parajsë

O i dashur
Si mundet një himn të shpërngulet në zemrën e një psherëtime?
Si mundet një puthje të bëjë vetëvrasje në degën e jetës?
Si mundet dora e heshtjes të prekë folenë e një cicërime?

Nga arabishtja në anglisht përktheu: Nizar SARTAWI
Nga anglishtja në shqip përktheu: Ermal BEGA


* Ghada Arnauti është një poete libaneze me origjinë shqiptare, e cila momentalisht jeton me familjen e saj në Kanada.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *