Ermal BEGA
Duke parë se shumë komente janë bërë për dhe kundër vizitës së Papa Françeskut sot në Tiranë dhe Shqipëri, atëherë po mundohem të jap dhe unë një mesazh urimi dhe një mendim personal modest për këtë vizitë, vërtetë historike për ne shqiptarët.
I dashur Papë,
Shpreh vërtetë një kënaqësi të veçantë që një figurë e lartë e krishterë katolike, më e larta për besimin katolik (jo fenë), viziton vendin tim. Është një kënaqësi që të të presim si mikun tonë, edhe pse ende nuk e ke njohur Kosovën. Urojmë që të vijë dhe dita që Vatikani dhe Izraeli ta njohin atë në një kohë.
Është kënaqësi që erdhe në Shqipëri për një vizitë zyrtare fetare (jo politike), duke kënaqur dhe gëzuar në këtë mënyrë atë minoritet të vogël katolikësh në trojet tona, të cilët kanë vuajtur dhe vuajnë ende për qetësi shpirtërore.
Mirë se erdhe në popullin musliman shqiptar, por jo fatkeqësisht në qeverinë me muslimanë, pasi mashtrime të mëdha janë bërë dhe bëhen në kurriz të popullit tonë musliman, duhet t'i dish besoj më mirë se unë.
Do të doja të të takoja, dhe të ta uroja vërtetë personalisht mirseardhjen, si besimtari me besimtarin në një Zot, si miku me mikun! Por, do të kërkoja gjithashtu dhe disa pika, para se të vije këtu.
Do të doja të njihje më mirë vuajtjet që muslimanët tanë si shumicë kanë vuajtur që me rënien dhe ndarjen e trojeve tona nga Shteti Osman, dhe gllabëritjen e tokave tona të shenjta nga fqinjët tanë kaurrë të pabesë, si dhe gjatë kohës së komunizmit, ku u arrit terrori më i madh ndaj komunitetit tonë musliman dhe vakëfeve tona, duke u munduar të shfarrosnin trashëgiminë tonë orientale islame.
Do të doja të dije gjithashtu para se të vije se çfarë pushtetesh bythëpalara (më falni për shprehjen) kanë sunduar me shqiptarët pas viteve ’90, të ashtuquajtura për “liri” dhe “demokraci”.
Do të doja të të këshilloja që të ruhesh nga politikanët tanë sahanlëpirës, të cilët për të mbuluar mashtrimet, vjedhjet, pisllëqet, mafiet, krimet e tyre personale, bëjnë gjoja sikur të respektojnë.
Ki kujdes dhe nga ata renegatë “muslimanë”, që e kanë lënë Islamin si fenë e tyre për ndonjë kothere bukë që mund t’i kesh ofruar, ose për disa të holla ose ndonjë post qeverie.
Ki kujdes dhe nga të krishterët jo-katolikë, të cilët edhe pse janë kundërshtarët e tu (e di mirë ti historinë e ndarjes së Kishës), prapë të rropaten për të të “respektuar”, që në realitetet është vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre.
Kujdes edhe nga ata të cilët ditë e natë lajnë gojën me paturpësi dhe hipokrizi të hapur që gjasme janë laikë ose “ateistë”, ndërkohë që adhurojnë ikonat dhe shkojnë nëpër kisha.
Kujdes dhe nga laramanë pa din e pa iman, që kanë ngelur në mes të 4 rrugëve dhe shkojnë nga të fryejë era, dhe sot do të dalin për të të parë për “shans”, mbase.
Ruhu nga ata ish-komunistë dhe ateistë të të dy grupeve politike, të cilët deri dje kanë vrarë e prerë besimtarët në emër të një “ideali” pa ideal, ndërsa sot do të hiqen si besimtarët më të mirë.
Kujdes dhe nga ata katolikë të cilët në emër të “atdheut” duan të zhdukin popullatën muslimane shqiptare. Për këtë, pyet spiunët e tu të cilët ndjekin gjendjen e katolikëve nëpër botë, që të shohin se çfarë sjellje bëjnë të krishterët katolikë (dhe ortodoksë), në “emër të Krishtit”, kundër vëllezërve të tyre muslimanë shqiptarë, duke kërkuar të zhvillohet kryqëzatë dhe inkuizicion me shfarrosje në masë të muslimanëve shqiptarë. E di mirë ti besoj se të njëjtën gjë ka vepruar dhe “Atleti i Krishtërimit” në Shqipëri, Gjergj Kastrioti (më vjen shumë turp ta quaj Skënder Bej).
Gjithashtu, mos i beso "bashkëjetesës fetare" në mesin e shqiptarëve, është duke u bërë një lojë e poshtër në dëm të shumicës muslimane shqiptare. Por ti, tregohu burrë dhe i sinqertë, mos i beso pallavrat e tilla!
Këta njerëz që përmenda më lart, e kanë humbur dashurinë dhe paqen e profetit Jezus (Isa), por kanë ndjekur rrugët e Shejtanit të mallkuar, duke treguar sjelljet më çnjerëzore të tyre.
Me këtë rast, për ta mbyllur, të kërkoj të bekosh katolikët e tu, lute Zotin e Madhëruar t’u japë paqe ne mendje dhe shpirt, lutu për ta që të heqin dorë nga Kanuni i Lek Dukagjinit (që nuk ka lidhje fare me fenë katolike), se po vrasin njëri-tjetrin padrejtësisht, duke u ngujuar nëpër shtëpi, si në burg.
Të kërkoj që të kërkosh nga pushtetarët tanë që të mos luajnë më hipokritin e dështuar pa shpirt, dhe të mos ndjekin rrugët e Shejtanit, por të Zotit, të Atij që ka sjellë paqe për gjithë njerëzimin.
I dashur Papë, profeti që unë besoj, Muhamedi a.s. (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), kur i shkonte ndonjë i krishterë ose çifut, ai shtronte xhyben e tij në tokë, për respekt njerëzor si dhe figurat e tyre fetare. Dhe unë do ta bëja të njëjtën gjë po të më vije në shtëpinë time.
Të këshilloj gjithashtu, bëhu si prifti Nexhashi, i cili si prift i krishterë i Etiopisë (ish-Abisinia), i ka ngelur emri dhe sot e kësaj dite, si një nga priftërinjtë më besimtarë, më të sinqertë dhe më të drejtë në botë, dhe ai do të përmendet në historinë islame dhe botërore gjithmonë.
Gjithashtu, lute Zotin e Madhëruar që besimtarët katolikë mos të bëjnë idhujtari dhe të të adhurojnë ty (në njëfarë kuptimi), sepse je i njëjtë si ne, njeri me trup e me shpirt, por këshilloji besimtarët që të adhurojnë vetëm një Zot!
Në fund, për të të falënderuar dhe njëherë për ardhjen tënde në Tiranë, të përshëndes me një ajet nga Kur’ani i Shenjtë:
“dhe se miqtë më të afërt të besimtarëve janë ata, që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës)”. (Sure Maide, 82)
Kështu që, i nderuar Papë, lutju Zotit të Madh dhe për ne!
I dashur Papë,
Mirësevjen në atdheun tim, në mesin e Arnautëve!
Me respekt,
Ermal Bega
Tiranë, 21 Shtator 2014
P.S. Kam lënë dhe shumë gjëra të tjera pa shkruar, por sigurisht nuk mundemi të shkruajmë çdo gjë këtu.
MESAZH DREJTUAR PAPA FRANÇESKUT
(me rastin e vizitës të tij në Shqipëri)

No comments:
Post a Comment