Ermal BEGA
ORGANIZOHET “TAKIMI I QIPROS” NGA EMU
(20-22 SHTATOR 2013)
Unioni Europian Musliman (EMU), në bashkëpunim me Akademi Kibris (Akademia
e Qipros), si dhe me përkrahjen financiare të Shoqatës Bamirëse të Katarit, në
datat 20-22 Shtator 2013 organizoi për të disatën herë takimin e përvitshëm të
individëve dhe pjesëmarrësve nga organizata kulturore të ndryshme europiane, të
cilat përputhen me objektivat e unionit të mësipërm.
Në ambientin e mrekullueshëm të resortit turistik në Hotel Acapulco në
Qipron Veriore, u mbajt takimi i vitit 2013, me titull “Islami në Jug të
Europës” (Siçilia-Ballkani-Qipro).
Tema e këtij viti ishte: “Vëllezërit takohen, Europa vjen në Qipro”.
Pjesëmarrësit e takimit të Qipros, organizuar nga Unioni Europian Musliman
(EMU), 20-22 Shtator 2013
Organizata EMU (Unioni Europian Musliman) çdo vit organizon takime të tilla
në kryeqendra të ndryshme të Europës, dhe këtë vit (2013) ishte caktuar që
takimi vjetor i saj të zhvillohej në Qipro.
Atje morën pjesë përfaqësues nga 20 vende të
Europës, 120 të ftuar, individë, zyrtarë dhe përfaqësues të organizatave të
shoqërisë civile muslimane nga mbarë Europa.
Nga diskutimet në takimin e Qipros, 20-22 Shtator 2013
Me ftesë zyrtare nga Forumi Europian Musliman (EMU), koordinuar nga Malik
Sezgin, Shqipëria u përfaqësua nga Qendra Shqiptare për Studime Orientale
(ACFOS-Albania) me drejtorin ekzekutiv të saj, Ermal Bega, i cili ishte dhe përfaqësuesi
i vetëm nga Shqipëria. Ndërkohë, Kosova përfaqësohej me 3 shqiptarë (Xhabir
Hamiti, Amir N. Ahmeti dhe Idriz Bilali) ndërsa Maqedonia me 2 shqiptarë (Behixhudin
Shehapi dhe Ferdi Asani).
Pjesëmarrësit shqiptarë në takimin e Qipros
Gjatë takimit, një kënaqësi e veçantë ishte njohja me përfaqësues të
ndryshëm nga individë dhe organizata të ndryshme europiane nga shoqëria civile,
të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, si p.sh.: Gjermania, Polonia,
Spanja, Italia, Zvicra, Bosnja, Turqia, Rusia, trojet shqiptare etj..
Gjithashtu, në këtë takim ishin ftuar dhe zyrtarë të lartë turq si dhe një
përfaqësues i kryeministrit Erdogan.
Një vlerësim i veçantë për kontributin e dhënë në organizimin sa më në
nivel të kësaj konference i takon kryetarit të Unionit Europian Musliman (EMU),
Andreas Ebu Bekr Rieger, si dhe Adem Koç, drejtuesit të “Akademisë së Qipros”,
si partner i këtij aktiviteti.
Fjalimet kryesore nga kryetari i nderit të Forumit Musliman Europian, Prof.
Dr. Nevzat Yalçıntaş, nga Prof. Dr. Ferid Muhić, nga Imam Shakir Alemdar si
përfaqëques i muftiut të Qipros, Talib Atalay, gjithashtu edhe diskutimet e të
gjithë të ftuarve, u pritën me shumë dashamirësi nga të gjithë.
Kjo konferencë u transmetua në disa televizione lokale, në disa të ardhura
nga Turqia, si dhe në disa gazeta ditore, si p.sh. në gazetën “Vatan” të
Qipros.
Me këtë rast, ditën e tretë të aktivitetit,
patëm fatin e mirë që të vizitojmë disa pika turistike dhe të njihemi më nga
afër me ishullin e Qipros si dhe me historinë e mrekullueshme të tij, ku shumë
qytetërime të larta kanë lënë gjurmët e tyre atje. Kryeqyteti i Qipros,
Lefkosha (greqisht Nikosia), ishte një qytet me një trashëgimi të madhe
kulturore. Një vizitë e rëndësishme ishte dhe ajo që bëmë në Universitetin e
Lindjes së Afërme.
Të dhëna mbi aktivitetin:
Takimi i EMU Qipro
Tema: “Islami në Jug të Europës”
Sicilia - Ballkani - Qipro
20-22 Shtator 2013
Hotel Acapulco, Qipro
No comments:
Post a Comment