16 October 2014

Stambolli ëndërrsjellës (Poezi)

Ermal BEGA

STAMBOLLI ËNDËRRSJELLËS*[1]

Pranë detit dhe aeroportit
Stamboll, i mahnitshëm qytet
i mrekullueshëm dukesh natën
si një kurorë për mbretëreshë

Sonte në mbrëmje
vizitova një pjesë të re të qytetit
nuk e dija se çfarë më priste atje
mendova se ishte thjesht një ndërrim ambienti

Ai vend më qetësoi shpirtin
ishte një natë e qetë dhe plot bereqet
në qytetin magjiplotë
që plot sulltanë, mbretër dhe njerëz ka sjellë e ka përcjellë

Disa mendime më erdhën në kokë
në një moment, nga vitet e shkuara
solla ndërmend nga jeta ime
disa nga kujtimet më të bukura

Faleminderit prej kushëririt tim
Omerit dhe familjes së tij
të cilët më sollën në atë vend me peisazh magjepsës
ku solla ndërmend kujtime të shijuara dikur

Do të vij sërish të vizitoj të njëjtin vend
si dhe Stambollin e sulltanëve të dikurshëm
për të qetësuar mendjen dhe shpirtin tim
me kujtimet e mia në mendje lundrueshëm

© Stamboll, 24 Nëntor 2013



* Këtë poezi autori e ka shkruar gjatë vizitës së tij të fundit 2-javore në Stamboll, në familjen e kushërinjve të tij atje.
[1] Kjo poezi është botuar në revistën kulturore-shkencore për studime orientale “URA”, nr. 12-13, Tiranë 2014.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *