04 July 2016

Balsami i Lumturisë (libër nga Muhammed Al-Gazzali)

Këto ditë doli nga shtypi ribotimi i librit me titull “Balsami i Lumturisë”, i shkruar nga dijetari dhe filozofi i famshëm iranian Muhammed Al-Ghazzali.
“Qendra Shqiptare për Studime Orientale” (ACFOS-Albania) pas suksesit që pati në botimin e parë në vitin 2008, vendosi ta ribotojë këtë libër për lexuesit shqiptarë.

Lexim të këndshëm!

Filozofi Orientale

MUHAMMED EL-GAZZALI

BALSAMI I LUMTURISË


Përktheu në shqip: Ahmet RAMO


Titulli i librit në origjinal:
Kimia-i-Seadet

Përshtati dhe përgatiti për shtyp:
Ermal BEGA

Radhitja kompjuterike:
Arta TAHIRI

Kopertina:
Besnik HAMITI

Boton:
"Qendra Shqiptare për Studime Orientale"
(Albanian Center for Oriental Studies)
(ACFOS-Albania)
Tirana, Albania
P. O. Box 8203
Tel.: +355 42 34 42 14
Mob. +355 69 24 76 219
www.acfos-albania.org
www.acfosalbania.wordpress.com
acfos_albania@yahoo.com
Facebook: Acfos Albania
Youtube: Acfos Albania

© ACFOS-Albania, Tiranë 2016

Botimi i parë, Romë 1950
Botimi i dytë, Lajmëtari, Tiranë 1999
Botimi i tretë, ACFOS-Albania, Tiranë 2008
Botimi i katërt, ACFOS-Albania, Tiranë 2016

------------------------------------------
TRYEZA E LËNDËS


PARAQITJE                                                                                

PJESA E PARË

Kaptina
     I: Njohja e Vetvetes                                                              
     II: Njohja e Zotit                                                                   
     III: Njohja e Kësaj Bote                                                       
     IV: Njohja e Jetës së Përjetshme                                        
     V: Valleja dhe Muzika si Ndihmëse të Jetës Fetare       
     VI: Kqyr Veten dhe Kujto Zotin                                        
     VII: Martesa si Ndihmëse ose Ndalesë e Jetës Fetare    
     VIII: Dashuria e Zotit                                                           
     Çfaqja e Zotit                                                            
                  Shenjat e Dashurisë së Zotit                                  

PJESA E DYTË

Natyra e Njeriut                                                                          
Liria dhe Përgjegjësia e Njeriut                                             
Shënim                                                                                       
Alegoria e Penës                                                                       
Kibari dhe Fodulli                                                                    
Miqësia dhe Sinqeriteti                                                          
Natyra e Dashurisë                                                                   
Prapësirat që Pengojnë Rrugën e Dashurisë Hyjnore      


PARAQITJE

Dije, o i dashur, se njeriu nuk u krijua për zbavitje ose kot por u bë në një mënyrë të çuditshme dhe për një qëllim të lartë. Njeriu s’është i tejkohshëm, prej së kaluarës së paanshme, por prapë, këtej e tutje vazhdon i përhershëm. Sadoqë është një trup prej balte dhe i keq, shpirti i tij është i lartë dhe hyjnor. Kur të jetë spastruar prej lakmisë në furrën e vetëmohimit, lartësohet, dhe në vend që të jetë rob i epshit, pajiset me cilësi engjëllore.
Kur arrin në këtë gjendje, s’është më i shijesave trupore sepse e ka gjetur parajsën e tij dhe jeton në harmoninë hyjnore të bukurisë së përjetshme. Kjo kimi shpirtërore që sjell këtë ndryshim është sikur t’a kthesh plumbin në flori. Me qëllim që të shpjegojë këtë kimi dhe metodën e veprimeve të saj, autori mori përsipër këtë vepër duke i dhënë emrin “Kimia-i-Seadet”.
Thesaret e Zotit në të cilët duhet kërkuar ky shërim janë zemrat e profetëve, dhe ai që e kërkon gjetkë ka për të falimentuar me dëshpërim në “Ditën e Gjyqit” sepse atëherë ka për t’a kuptuar urdhërin e Kur’anit që thotë: “Sot të hoqmë perden e syve dhe nashti fakulteti yt shikues është i mprehtë”.
Për t’i mësuar njeriut spastrimin e zemrës me anën e kësaj kimie, Zoti ka dërguar njëqind e njëzet e katër mijë profetë në këtë botë. Ky ilaç do të thotë të largohesh prej veseve të kësaj bote duke u kthyer drejt Zotit, dhe përmban katër sharte, të cilët janë:
1. Njohja e Vetvetes
2. Njohja e Zotit
3. Njohja e kësaj bote, ashtu siç është
4. Njohja e jetës së përjetshme

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *