e diel, 15 janar 2012

Amerika dhe lufta kundër terrorizmit

MUHAMMED ADNAN SALIM

AMERIKA DHE LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT
Një interpretim i ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001
PËRMBAJTJA

1. Reagimi
2. Islami dhe ngjarja e madhe
3. Kur drejtpeshimet janë çrregulluar
4. Luftoni padrejtësinë për të eliminuar terrorizmin
5. Përpiqu të kuptosh se ne nuk jemi armiqtë tuaj
6. Amerika është një civilizim i gëlqerizuar

Ky libër përmban një koleksion artikujsh të cilat analizojnë ngjarjet e goditjeve në Qendrën Ndërkombëtare Tregtare dhe në Pentagon. Këta artikuj tregojnë qartë pozicionin islam duke marrë parasysh rrethanat ku faktet janë përzier me keqkuptime.
Qëllimi i këtyre artikujve është që të paraqesë katër pyetje rreth asaj se cila mundësi ka shkaktuar ngjarjet e tilla të tmerrshme dhe se si mundet të eleminohet terrorizmi.

Marrë nga kopertina e pasme e librit.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: Amerika dhe lufta kundër terrorizmit
Titulli i origjinalit në anglisht: America and the fight against terrorism
Tema: Probleme të civilizimit/politikë
Autori: Muhammed Adnān Sālim
Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA
Krahasoi me origjinalin anglisht: Ergis SEFA
Redaktor dhe korrektor: Ermal BEGA
Faqosja: RESA
© Copyright në shqip Ermal BEGA, Tiranë 2004
© Copyright in English Dar Al-Fikr, Damascus-Syria

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të riprodhohet ose të transmetohet në asnjë mjet tjetër, pa marrë leje paraprake me autorizim nga përkthyesi dhe botuesi.

Boton: Shoqata kulturore “Rinia e së ardhmes”
Tiranë 2005

e premte, 30 dhjetor 2011

Intervistë me Dr. Murad Hofmann për revistën "URA"


DR. MURAD W. HOFMANN
~ Intervistë ekskluzive për revistën “URA” ~*

1. Pyetja jonë e parë është: Mund të na thoni ju lutem se cila është një nga arsyet kryesore, të cilën nuk e keni përmendur më parë, se pse e pranuat Islamin si fenë tuaj, në një kohë kur Islami për Europën dhe Perëndimin nuk ishte aq interesant dhe i rëndësishëm? A nisët të mësoni për Islamin si një orientalist para se ta pranoni atë si besimin tuaj?
Dr. Murad Hofmann: Si fillim, dua të them që unë kurrë nuk kam qenë një “orientalist” dhe nuk kam studiuar vetëm Islamin. Përveçse në universitetit, unë e kam studiuar edhe vetë Islamin, d.m.th. gjatë kohës që isha një diplomat i ri në Algjeri. Kthimi im në musliman ndodhi si rezultat i një kërkimi personal për hyjnoren, për të vërtetën. Në atë kohë, Islami nuk kishte filluar ende të diskutohej në Europë.

2. Si mund ta përshkruani jetën tuaj në Islam gjatë gjithë viteve që keni qenë musliman?
Dr. Murad Hofmann: Islami nuk mund të vazhdojë të jetë një çështje personale për mua ndërkohë që, me rritjen e imigrantëve muslimanë në Europë, Islami u bë një çështje e çdokujt. Për t’ju përgjigjur nevojës së shkëlqyeshme për t’u informuar në lidhje me Islamin unë u bëra anëtar dhe bashkëthemelues i Këshillit Qendror të Muslimanëve në Gjermani (ZMD) dhe nisa të mbaj leksione, dhe jashtë vendit gjithashtu, dhe shkruajta libra mbi Islamin.

Dr. Murad Hofmann dhe Ermal Bega - Bonn, Shtator 2011

3. Numri i muslimanëve në Europë po rritet. A mendoni se kjo është ende një problem për Gjermaninë dhe Europën?
Dr. Murad Hofmann: Fatkeqësisht, sa më shumë që numri i muslimanëve në Europë rritet, aq më shumë shtohen edhe ndjenjat anti-islame. Kjo “islamofobi” ka shkaktuar që shumë muslimanë të arsimuar ta lënë Europën dhe të kthehen në Afrikën Veriore, Bosnje dhe Turqi.

4. Cila mendoni se është mënyra më e mirë për muslimanët në Gjermani dhe në Europë, qofshin ata emigrantë apo vendas të rikthyer në Islam, për të shfaqur Islamin e tyre?
Dr. Murad Hofmann: Mënyra më e mirë për muslimanët në Europë nuk është që ata të asimilohen por që të integrohen në mjedisin e tyre pa e vënë në rrezik besimin e tyre. Ky integrim duhet të ndodhë nga poshtë, që nga niveli bazë, si një kusht paraprak për t’u përfaqësuar në nivele të larta.

5. Gjatë vizitës në shtëpinë tuaj në Bonn, patëm rastin që të na prezantoni disa të rinj turq të arsimuar, të cilët kanë lindur dhe jetojnë në Gjermani, dhe janë muslimanë aktivë, për të cilët ju na thatë se “këta janë e ardhmja e Gjermanisë”. A mendoni se kjo popullsi e re muslimane dhe aktive në Gjermani dhe në të gjithë Europën do të shtohet shumë dhe do të zërë vendin e besimtarëve aktivë të feve të tjera, kur dihet se lindshmëria në mesin e muslimanëve është më e lartë se ajo e komuniteteve të tjera?
Dr. Murad Hofmann: Mendoj se përqindja e lartë aktuale e lindjeve të tyre do të shtojë numrin e muslimanëve në Europë - për ca kohë. Por përqindjet e lindjeve bien në mënyrë të pashmangshme me nivelin e rritjes së të ardhurave. Megjithatë, numri i madh i muslimanëve të rinj aktivë në Europën e sotme premton një ngritje të veprimtarisë islame në Europën e së nesërmes.

Dr. Murad Hofmann duke shfletuar revistën “URA” - Bonn, Shtator 2011

6. Sot, shumë perëndimorë, pasi bien në kontakt me Islamin në mënyra të ndryshme, hyjnë në Islam, ku shumë prej tyre janë personalitete dhe njerëz të nivelit të lartë. Mund të na thoni ju lutem, pse vetë muslimanët në Europë, kryesisht emigrantë ose vendas me origjinë islame, nuk janë shumë aktivë në përhapjen e Islamit të vërtetë, mos vallë ata kanë frikë se mos sulmohen ose ndihen disi të turpëruar që janë muslimanë?
Dr. Murad Hofmann: Islamofobia në këtë kohë është më e pranishme në Gjermani sesa në Francë dhe Britaninë e Madhe sepse Gjermania nuk i është shfaqur kurrë Islamit si një fuqi kolonizuese. Si rezultat i kësaj, shumë muslimanë në Gjermani i frikësohen veçanërisht një reagimi të ashpër anti-islam dhe anti-musliman. Kjo mund t’i bëjë ata të ndihen të frikësuar por sigurisht jo të turpëruar me besimin e tyre.

7. Librat tuaj janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, dhe dy prej tyre, 1. Islami dhe 2. Kur’ani, janë përkthyer gjithashtu në gjuhën shqipe dhe janë botuar këtë vit në Tiranë. A mendoni se pikëpamja juaj për Islamin në botën e sotme është një shembull i mirë për të ftuar në Islam shumë europianë dhe perëndimorë?
Dr. Murad Hofmann: Librat e mia relativisht kanë pasur sukses, gjithashtu dhe jashtë Gjermanisë. Ato sigurisht që kanë më sukses sesa librat e importuar nga bota islame, veçanërisht nga India dhe Pakistani. Duhet që dikush ta njohë nga afër një kulturë vendase për të futur Islamin në të.

8. Qendra Shqiptare për Studime Orientale, në Tiranë, më 10 Shtator 2011, organizoi një seminar rreth personalitetit tuaj dhe në të njëjtën kohë promovoi dy librat tuaj të fundit, 1. Islami dhe 2. Kur’ani, të përkthyer në gjuhën shqipe, ku personalitete shqiptare folën për ju dhe librat tuaj në gjuhën shqipe. Gjithashtu, revista “URA”, organ i qendrës të përmendur më lart ka botuar 6 prej artikujve tuaj në çdo numër të saj. Mund të shtoni diçka në lidhje me këtë?
Dr. Murad Hofmann: I jam mirënjohës Qendrës Shqiptare për Studime Orientale dhe revistës “URA” në Tiranë që kanë paraqitur para publikut shqiptar disa nga librat dhe artikujt e shkruar nga unë si dhe një seminar në lidhje me veprimtarinë time. Gjithashtu dua të falënderoj revistën “URA” që bëri këtë intervistë për lexuesit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo ku ata jetojnë.

Faleminderit shumë!

Intervistoi dhe përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA, 2011
Kryeredaktor i revistës “URA”
ISSN 2222-8381
acfos_albania@yahoo.com, uramagazine@gmail.com
Tiranë-Shqipëri


Intervistën origjinale në anglisht mund ta ndiqni në këtë link:
http://albanianorientalist.blogspot.com/2011/12/interview-with-dr-murad-hofmann-for-ura.html


* Kjo intervistë është botuar në numrin e fundit (nr. 7) të revistës “URA”, Vjeshtë/Dimër 2011.

e mërkurë, 21 dhjetor 2011

Ekspozitë e dokumenteve dhe dorëshkrimeve orientale

Ermal BEGA

EKSPOZITË PERSONALE E DOKUMENTEVE DHE DORËSHKRIMEVE ORIENTALE
Tiranë, 18-19 Nëntor 2011

Më 18-19 Nëntor 2011, në ambientet e Albanian Qatar Center në Tiranë, Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania) organizoi ekspozitën e parë personale të dorëshkrimeve dhe dokumenteve orientale, nga orientalisti Ermal Bega, i cili është dhe Drejtori Ekzekutiv i qendrës së përmendur më sipër.
Në këtë ekspozitë ishin ftuar shumë personalitete të artit, kulturës etj. Ndër të ftuarit e veçantë të ardhur ishin ambasadore e Egjiptit në Tiranë znj. Amina Groma, kryetari i Forumit Musliman të Shqipërisë z. Fisnik Kruja, profesori i mirënjohur i psikologjisë Prof. Dr. Jashar Demiraj, Prof. Dr. Hajri Shehu, ish-ambasadori i Shqipërisë në Egjipt dhe zëvendës-drejtori i AIITC në Tiranë Dr. Faruk Borova, ish-ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite Sulejman Tomçini, profesori i gjuhës dhe letërsisë turke Nezir Bata, profesori i gjuhës turke dhe osmane z. Bünyamin Çağlayan, profesori i studimeve islame nga Prizreni (Kosova) Ma. Ajni Sinani etj.
Ligjëruesit në këtë panel ishin:
1. Prof. Assoc. Dr. Genciana Abazi-Egro - Turkologe
2. Profesor Bedri Telegrafi - Historian
3. Ermal Bega - Orientalist
Në ditën e parë të ekspozitës, më 18 Nëntor 2011, z. Ermal Bega dha intervistë për 3 televizione private në Tiranë, TV Koha, Albanian Screen (ish-Alsat) dhe Ora News, ndërsa më datë 21 Nëntor 2011, 3 ditë pas përfundimit të ekspozitës, ai dha një intervistë tjetër dhe një reportazh special për Vizion Plus.
Në këtë ekspozitë u prezantuan mbi 80 dorëshkrime dhe dokumente orientale.
Drejtues i këtij aktiviteti ishte z. Qani Sulku.

Video:

e premte, 16 dhjetor 2011

Revista "URA", Vjeshtë/Dimër 2011, Nr. 7

URA
REVISTË KULTURORE-SHKENCORE
PËR STUDIME ORIENTALE

Viti 4 i botimit, 2011  Nr. 7

ISSN 2222-8381

BOTON:
“QENDRA SHQIPTARE PËR STUDIME ORIENTALE”

trajton:

Albanologji
Ballkanologji
Orientalistikë
Arkitekturë
Arkivistikë
Civilizim
Histori
Filozofi
Gjuhësi
Letërsi
Moral
Art
Shkencë
Kulturë
Figura të shquara
Sociologji, etj.

Vjeshtë/Dimër 2011
PËRMBAJTJA

1. Dr. Edward SAID
Ëndrrat dhe iluzioni

2. Dr. Abdullah HAMITI
Mahmud Dervishi - Poeti i identitetit arab e palestinez

3. Dr. Hatixhe AHMEDI
Ixhazeti dhe kuptimi i tij

4. M. Kent MAYFIELD
Qytetërimi arab dhe ndikimi i tij në perëndim

5. Dr. Genciana ABAZI-EGRO
Nga dorëshkrimet në edicionet tekstuale kritike: Mbi procesin e njohjes së letërsisë së bejtexhinjve

6. Dr. Feti MEHDIU
Objektet më të vjetra islame-osmane në rajonin e Kërçovës

7. Dr. Murad W. HOFMANN
Përse kjo islamofobi?

8. Nehat ISLAMI
Mallkimi i qytetit më të vjetër në botë

9. Rit NOSOTRO
Ibn Halduni - Babai i historiografisë

10. Murat UYURKULAK
E kuqe

~ Figura të shquara ~

11. Faik KASOLLJA (HOXHA)
Muharrem Mullahu

~ Intervistë ~

1. Dr. Murad W. HOFMANN (Intervistë ekskluzive për “URA”)

~ Aktivitete kulturore ~

1. Dita botërore e diversitetit kulturor për dialog dhe zhvillim
2. U zhvillua simpoziumi: Shqiptarët në Perandorinë Osmane
3. Ndarja e çmimeve për fituesit e AIITC 2010
4. Seminari: Dr. Murad Hofmann dhe jeta e tij si një musliman gjerman-europian

~ Poezi orientale ~

1. Nizar KABBANI
Dëshmoj

2. Fahredin SHEHU
Soditësi

3. Nadja ARNAUTI
Për hirin tënd

Botime të reja

Ftesë për bashkëpunim

Boton:
"QENDRA SHQIPTARE PËR STUDIME ORIENTALE"
P.O.Box 8203
Tirana-Albania
www.acfos-albania.org
acfos_albania@yahoo.com
E-mail: uramagazine@gmail.com

e martë, 25 tetor 2011

Dr. Murad Hofmann dhe jeta e tij si një musliman gjerman-europian

Ermal BEGA

KRONIKË KULTURORE ~

U zhvillua seminari:
~ Dr. Murad Hofmann dhe jeta e tij si një musliman gjerman-europian ~

Më datë 10 Shtator 2011, në orën 18:00, në sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar, Qendra Shqiptare për Studime Orientale, zhvilloi seminarin me temë: “Dr. Murad Hofmann dhe jeta e tij si një musliman gjerman-europian”. Në përbërje të këtij seminari ishte dhe promovimi i dy librave të shkruar nga Dr. Murad Hofmann, me titull: 1. "Islami", 2. "Kur’ani".
Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh personalitetesh të ndryshme fetare, kulturore, shkencore, studimore, diplomatike, organizatash të ndryshme etj.
Në fillim të aktivitetit, drejtuesi i këtij seminari, z. Ermir Hoxha, lexoi përshëndetjen e veçantë në lidhje me këtë seminar të dërguar nga Dr. Murad Hofmann, ku ndër të tjera shkruan:
“Unë konsiderohem si një “musliman gjermano-europian”. Megjithatë, të flas më saktë, nuk gjendet një person i tillë. Sepse, të gjithë muslimanët, ngado që janë ata dhe nga çdo gjuhë që ata flasin, i takojnë Ummetit Islam, një të njëjtë dhe të vetëm. Të gjithë muslimanët, në të gjithë botën, janë të bashkuar në një dhe të vetmin Zot, Allahun, dhe besojnë tek i njëjti profet, Muhamedi, dhe ndjekin të njëjtin libër, Kur’anin.”

Ligjëruesit në këtë seminar ishin:
1. Dr. Jashar Demiri, profesor i psikologjisë, i cili foli në përgjithësi për veprat e Dr. Murad Hofmann në gjuhën shqipe dhe ndikimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Ai gjithashtu bëri komentime të ndryshme për vlerën e këtyre librave, ku një përgëzim të veçantë dha për dy librat e fundit.
2. Besnik Mustafaj, presidenti i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC), i cili diskutoi në lidhje me jetën e Dr. Murad Hofmann dhe për vizionet dhe idetë e tij të shprehura në librat e përkthyera në shqip për një bashkëpunim më të ndërsjellë të komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore që jetojnë në Europë, ku Shqipërisë i dha një rol të veçantë. Trajtimi i pikëpamjeve të Dr. Murad Hofmann nga z. Besnik Mustafaj u pëlqye dhe u duartrokit nga të gjithë pjesëmarrësit.
3. Ermal Bega, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS), i cili në rolin e përkthyesit të librave nga origjinali anglisht, bëri një përmbledhje të përmbajtjes së këtyre dy librave dhe ndikimit që ato kanë në shoqërinë multikulturore dhe multifetare të Europës, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Gjithashtu, ai përmendi dhe përvojën e tij në kontaktet që ka pasur me Dr. Murad Hofmann, si dhe përmendi një udhëtim të shpejtë në Gjermani për ta takuar drejtpërdrejt Dr. Murad Hofmann dhe për të zhvilluar një intervistë me të*.
Më pas, pjesëmarrësit uruan për organizimin e këtij seminari, si dhe u zhvilluan diskutime të ndryshme në lidhje me botimin e librave dhe mendimet që ato mbartin. Ndër të ftuarit e morën fjalën përshëndetëse z. Kreshnik Osmani etj.
Një falënderim i veçantë iu drejtua dy atdhedashësve tanë që jetojnë në Itali, z. Eris Pirra dhe znj. Anita Braka, të cilët kontribuan për shtypin e këtyre dy librave.
Në fund, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua një koktej ku të ftuarit diskutuan më shumë në lidhje me këtë aktivitet kulturor.
Duhet të shtojmë se revista kulturore-shkencore për studime orientale "URA", organ i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale, pothuajse në çdo numër të saj ka menduar që të botojë një nga artikujt e shkruar nga Dr. Murad Hofmann.
Pjesë nga ky seminar mund të ndiqni në këtë link:

Video:

Murad Hofmann, sivjet tetëdhjetë vjeç, është shembulli i një burri, i cili besimin e  vet nuk e mbart si një trashëgimi familjare dhe as si pasojë e ndonjë rrethane ekzistenciale shtrënguese. Në një moment të caktuar të jetës së vet, ai ka zgjedhur me vullnet plotësisht të lirë të jetë musliman. Thënë më mirë, ai është ndjerë musliman në shpirt. Në këtë kuptim, rrugëtimi i tij spiritual përbën një përvojë, vlera e së cilës e tejkalon Hofmann-in vetë si person.
Për fatin e mirë të atyre që duan të mësojnë për Islamin, qofshin ata muslimanë apo jo, Murad Hofmann është një zotni i shkolluar në Universitetin e Harvardit dhe në Shkollën e Drejtësisë në Mynih. Më tej ai ka punuar për gjysmë shekulli si diplomat, duke u ngjitur dekadën e fundit të karrierës së vet deri funksionar i lartë në NATO e mandej ambasador në shërbim të vendit të vet, Gjermanisë, në Algjeri e në Marok.
Erudicioni jashtëzakonisht i gjerë, përvoja e rrallë jetësore në Europë, në Amerikë, në Afrikë, përvoja po aq e rrallë profesionale si diplomat dhe përvoja e pasur spirituale në të dy fetë e mëdha monoteiste, në fillim në atë të krishterë e më pas në atë islame, bëjnë që shkrimet e tij rreth Islamit të jenë në thelb të ndershme, me përmbajtje të pasur e në stil të qarta e të kuptueshme për të gjithë qytetarët e lirë të kësaj bote, qoftë për ata që e lexojnë për ta kuptuar më mirë porosinë e Profetit me qëllim për t’u ndjerë më të lumtur në besimin e tyre e qoftë ata që e lexojnë për arsye kulturore apo intelektuale. Me këto shkrime Murad Hoffman i bën një shërbim të çmuar si besimit të vet, ashtu edhe nismës botërore për dialogun e qytetërimeve.

Nga fjala e z. Besnik Mustafaj në këtë seminar.


* Ky udhëtim në Gjermani u zhvillua pothuajse 2 javë më vonë.

e hënë, 29 gusht 2011

Ali Mustafa el Misrati - Dervishi i tha djalit të tij

Ali Mustafa EL MISRATI

DERVISHI I THA DJALIT TË TIJ
(letërsi arabe)

Dy fjalë për lexuesin

Libri që kemi në dorë është një nga librat që, siç thotë edhe vetë autori, ka më shumë për zemër nga të gjithë të tjerët. Kjo jo për shkak të përmasave të tij, por sepse në të, autori na paraqitet si filozof, duke na kujtuar se filozofia përfshin thuajse të gjitha fushat e jetës dhe të qytetërimit njerëzor.
Përzgjedhja e këtij libri për ta sjellë në shqip nuk është bërë vetëm për arsyet që përmendëm më lart, por edhe për një fakt tjetër që është po aq i rëndësishëm sa dhe vlera e vetë librit, sidomos për kombin shqiptar të cilit vlerat njerëzore dhe kulturore nuk ia ngrejnë lart vetëm shqiptarët brenda kufijve natyrorë ku jetojnë e kanë jetuar për mijëra vite, por janë edhe ata shqiptarë të cilët kanë emigruar në Lindje e Perëndim gjatë periudhave të ndryshme historike. E, megjithëse kanë kaluar vite, dekada e shekuj, janë pasardhësit e këtyre emigrantëve të hershëm, që edhe pse disa prej tyre për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të ruajnë lidhjet me tokën e paraardhësve, ata nuk e kanë harruar origjinën e tyre. Një ndër këta personalitete është edhe autori i librit që kemi në dorë, prof. Ali El Misrati, një nga shkrimtarët dhe akademikët bashkëkohorë të kulturës arabe dhe libiane.
Herën e fundit që u takova me autorin, dhe kjo gjatë pushimit prej gati një çerek ore në një seminar që u mbajt në Tripoli[1], mu dha rasti të bisedoja me të dhe t’i jepja atij një biografi të shkurtër rreth jetës së tij në gjuhën shqipe që e kisha përgatitur prej disa muajsh, dhe ai menjëherë me lëvizjet e tij të shpejta dhe të gjalla filloi të fliste dhe të më pyeste për shqiptarët. Natyrisht që u çudit kur unë i dhashë atë biografi të shkurtër që nuk i kalonte tetë faqe, megjithëse rreth nesh kishte dhe profesorë e studentë të tjerë pjesëmarrës në seminar. Kur i mori në dorë ato fleta më tha: "A e ke përmendur që origjina e gjyshërve të mi është nga Shqipëria?", unë iu përgjigja se megjithëse e di një gjë të tillë sepse më keni njoftuar në takime të kaluara, këtë aspekt nuk e kam gjetur të shkruar në asnjë burim që flet për jetën dhe veprën tuaj, dhe për këtë arsye nuk e kam shkruar këtë që ju përmendni. Atëherë duke buzëqeshur më tha: "Menjëherë shkruaje këtë që po dëgjon nga unë në biografinë time", dhe me zë të lartë që ta dëgjonin dhe disa të pranishëm që ishin aty pranë thirri: "E dini ju që gjyshërit e mi kanë qenë shqiptarë?" Edhe pse autori nuk e dinte saktësisht se nga cila krahinë e Shqipërisë vinte stërgjyshi i tij shqiptar, nga historitë që ai mbante mend dhe tregonte arrita të kuptoj që prejardhja e familjes së tij mund të ishte nga Çamëria, dhe autorit i vinte mjaft keq që ato pak shkrime dhe fotografi që tregonin prejardhjen e tij, i ishin djegur gjatë pushtimit të Libisë, në kohën kur dhe familja e tij emigroi për në Egjipt. Edhe pse nuk munda të gjej saktësisht origjinën e të parëve të këtij gjeniu të letrave arabe, ishin ato pak fjalë që më shtynë ta rishkruaj biografinë e tij, për shkakun e vetëm që të përmend atë që ai më kërkoi, se origjina e familjes së tij rrjedh nga Shqipëria, dhe se gjyshërit e tij të parë kanë qenë shqiptarë që emigruan në viset arabe, dhe kjo është një dukuri tashmë e njohur në historinë arabe ashtu dhe në atë shqiptare. Familje me origjinë shqiptare gjejmë jo vetëm në Libi, por thuajse në të gjithë vendet arabe si në Egjipt, Siri, Jordani, Liban, Palestinë, Tunizi, Sudan etj.
Kur ai flet për shqiptarët natyrisht që i njeh mjaft mirë personalitet shqiptare, dhe karakteristikat e popullit shqiptar, dhe me buzëqeshje ai thotë: unë nga babai jam me origjinë shqiptare, nga nëna me origjinë çerkeze, kështu që nuk është faji im që te unë janë bashkuar shkathtësia, zgjuarsia dhe kokëfortësia.
"Janë një popull i vjetër që kanë dhënë shumë, ka nxjerrë dijetarë e personalitete jo vetëm në lindje por dhe në perëndim, por në të njëjtën kohë është një popull që i është bërë shumë padrejtësi. Turqia shumë herë tregoi neglizhencë ndaj tyre, ndërsa arabët i harruan krejtësisht".
Ai nuk harron të përmendë dijetarë me origjinë shqiptare që kanë bërë famë në botën arabe, të cilët i ka takuar gjatë udhëtimeve të tij të shumta. Ai thotë që shumë prej tyre i njeh personalisht dhe i ka shokë e mban kontakte me ta. Ai përmend Sami Frashërin dhe Kamusin e Personaliteteve, libër të cilin ai ka shumë dëshirë ta përkthejë në gjuhën arabe. Për Sami Frashërin, i cili ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës "Tarablus El Garb", gazeta e parë libiane, ai thotë: "Ai ka qenë me të vërtetë një dijetar i madh, ka qenë enciklopedi për kohën e tij, por për fat të keq ka autorë arabë që janë bazuar në veprën e tij Kamus el A'lam, por që nuk e përmendin një gjë të tillë".
Ai padyshim nuk mund të harrojë "burrin madhështor" siç e quan ai Muhamed Ali Pashën të cilin e përmend me një simpati të madhe, si dhe mjaft personalitete shqiptare për të cilët ai shpreson t'iu përkushtojë një ligjëratë për të treguar rolin e tyre në shërbim të përhapjes së kulturës islame në botë, dhe në të njëjtën kohë ai shpreh dëshirën e tij të madhe që një ditë t’i realizohet dëshira për të vizituar "Tokën Shqiptare" siç e quan ai me gjuhën e tij.
Dhe për t’ju rikthyer librit, nuk është çudi të shohim prof. Misratin t’i shkruajë këto rreshta me një gjuhë të thjeshtë, por edhe të ndërlikuar e kuptimplotë në të njëjtën kohë. Ai është përpjekur t’i paraqesë mendimet dhe përvojat e tij në formën e një dialogu ndërmjet babait, që është Dervishi, dhe të birit.
Përzgjedhja e titullit jo pa qëllim është bërë e tillë. Ndoshta, autori ka dëshirë që të kthejë në origjinë kuptimin e fjalës “dervish”, pasi në gjuhën e përditshme, ajo mund ta ketë humbur atë.
Në përdorimin e përditshëm popullor kjo fjalë përdoret për atë person i cili gjërat i kupton disi me vonesë, që në të njëjtën kohë merr dy kuptime; që i thuhet një njeriu që ia do të mirën por që nga pafajësia e tij nuk i kupton dhe aq shpejt gjërat, e si me përkëdhelje i thua "dervish", por në të njëjtën kohë përdoret për atë njeri që në shqip mund të quhet person i trashë e që nuk i kap gjërat si duhet.
Me gjithë këtë shumëngjyrim kuptimesh në përdorimin popullor të fjalës nëse ne iu referohemi fjalorëve gjuhësorë, do të shohim se fjala “dervish” rrjedh nga persishtja dhe ka më shumë se një kuptim. Në gjuhën e përditshme ajo do të thotë lypës, ndërsa në sofizëm, kjo fjalë tregon njeriun mistik, që bën jetë të thjeshtë e që i kushtohet meditimit. Disa i quajnë “rrotullues”, sepse ata rrotullohen gjatë adhurimit tradicional mistik, duke rrahur daullet. Gjithashtu, ka shumë njerëz që besojnë tek shenjtëria e dervishëve, sepse disa prej tyre pretendojnë se njohin të ardhmen dhe fatin e të tjerëve. Ndonëse të gjitha rrymat mistike pretendojnë se burimin e kanë nga feja islame, duhet të sqarojmë se këto pretendime nuk përputhen aspak me bazat e Islamit.
Në këtë libër, fjala “dervish” duke iu shmangur çdo kuptimi që kjo fjalë mund të ketë mbajtur ose mban ende mbi shpinë, nuk tregon veçse njeriun që jeton thjesht e në meditime dhe që ka vetëm një qëllim, të arrijë vlerat më të larta njerëzore, dhe për këtë arsye këtë dialog mund ta quajmë edhe si një përpjekje të autorit për të treguar rrugën drejt njeriut të përsosur.
Duke mos u zgjatur më tepër, shpresoj se gjatë leximit të këtij dialogu të shkurtër, do të mund të gjeni copëza të ngjashme me jetën dhe përvojën e çdonjërit prej nesh.

Roland VISHKURTI
Malmo-Suedi
Qershor 2011

Të dhëna mbi librin:

Titulli i origjinalit në arabisht:
Kale Deruish Liueledihi

Përktheu nga gjuha arabe:
Roland VISHKURTI

Redaktore gjuhësore:
Klodiana SMAJLAJ

Korrektor letrar:
Ermal BEGA

Kopertina:
Besnik HAMITI

Boton:
A.C.F.O.S. - Albania

Tiranë, Gusht 2011


[1] Seminari shkencor me titull "Tripoli dhe roli i tij në përhapjen e kulturës arabe-islame" mbajtur në Tripoli-Libi më 6-7 Shkurt 2008, ku ai u nderua me medaljen e artë nga Organizata Islame për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (ISESCO).

e premte, 26 gusht 2011

Dr. Murad Hofmann - Libra të rinj

Dr. Murad HOFMANN

ISLAMI
(LIBRI I)
 PËRMBAJTJA

Falënderim
Hyrje
Shënime

Formimi i Islamit
Islami si fe botërore
Islami si fe monoteiste
Islami si fe e Ibrahimit
Islami si fe e shpallur
Një profet musliman
Arabia para Muhamedit
Misioni i Muhamedit
Muhamedi si qenie e përkryer
Origjina e Kur’anit
Autoriteti i Kur’anit
Përkthimet e Kur’anit

Teologjia islame
Besimi në Zot/Emrat më të Bukur të Zotit
Joshjet gnostike
Evolucion apo krijim
Besimi në engjëjt e Tij
Besimi në profetët e Tij/Profetët e vërtetë dhe të rremë
Vula e Profetësisë
I pamëkatë?
Besimi në shpalljet e Tij
Besimi në jetën pas vdekjes/Fillimi dhe mbarimi
Gabim i trashëguar?
Gabimi dhe falja
Parajsa dhe Ferri
Paracaktim apo vullnet i lirë

Adhurimi në Islam
Dëshmia e besimit
Rituali i faljes
Falja e xhumasë
Të falurit në arabisht
Agjërimi
Pelegrinazhi (haxhillëku) në Mekë
Taksa (Zekati)
Festat
Varrimi

Ligji dhe etika
Burimet ligjore
Normat kur’anore
Parimet e Kur’anit
Sunneti i Profetit
Jurisprudenca islame
Kategoritë morale
Të lejuarat/të ndaluarat
Të drejtat e njeriut
Ligji kundër misticizmit
Islami popullor
Misticizmi

Familja islame

Shteti islam
Ngritja e pengesave
Sistemi kushtetues
Sistemi ekonomik
Ekologjia
Mbrojtja
Minoritetet fetare
Minoritetet racore
Mbrojtja e kafshëve
Teokraci apo shekullarizëm?

Emërtimet islame
Përcaktimi i muslimanit
Islami shi’it

Historia islame
Zgjerimi i hershëm
Halifati i Damaskut dhe i Bagdadit
Debatet filozofike
Andaluzia
Kryqëzatat dhe pushtimi mongol
Perandoria Osmane
Rënia dhe kolonizimi

Islami sot
Pavarësia
Orientalizmi
Lëvizja islame/Fenomeni i modernitetit
Kushtet e lindjes
Skena bashkëkohore
Prirje për dhunë?
Islamofobia
Dialogu islamo-kristian

Institucionet dhe simbolet islame
Halifati
Funksionarët
Një Vatikan islam?
Organizatat ndërkombëtare
Organizatat islame në Europë dhe në Amerikën Veriore
Simbolet islame

Perspektivat
Kronologji
Literatura
Adresa

Të dhëna mbi librin:

Titulli i origjinalit në anglisht:
Islam

Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA

Kopertina:
Besnik HAMITI

Boton:
A.C.F.O.S. - Albania

Tiranë, Gusht 2011

Botimi i dytë
---------------------------------------------------------------------
Dr. Murad HOFMANN

KUR'ANI
(LIBRI II)
 PËRMBAJTJA

Falënderim
Hyrje
Shënime

Kur’ani si shkrim i shenjtë
Kur’ani si shpallje

Formimi i Kur’anit
Si nisi shpallja?
Kush ishte Muhamedi?
Muhamedi në Kur’an

Përmbledhja e Kur’anit
Kur’ani gjatë jetës së Profetit
Versioni standard i Kur’anit
Ajetet e munguara/Pikëpamja shi’ite
Vargjet satanike?
Ajeti i gurëzimit?
Ajetet e tepërta?
Botimet e hershme

Struktura e Kur’anit
Organizimet formale
Kapitujt, suret, ajetet
Emrat
Besmele
Rendi kronologjik
Periudhat
Renditja sipas gjatësisë
Organizim alternativ?
Organizimi sipas përmbajtjes
Temat kryesore
“10 Urdhëresat”
Analizat strukturore

Gjuha e Kur’anit
Bukuria poetike
Betimet dhe mallkimet
Alegoritë dhe metaforat
E hapura dhe e fshehta
Të veçantat e gramatikës
Të veçantat e gjuhësisë
Enigmat
Paimitueshmëria

I krijuar/i pakrijuar

Interpretimi i Kur’anit
Metodologjia
Kur’ani dhe Sunneti
Përkthimet e Kur’anit
Komentimet arabisht të Kur’anit
Komentimet jo-arabisht të Kur’anit

Kur’ani si një tekst ligjor
Sheriati
Parimet
Ixhtihadi

Bibla dhe Kur’ani
Lidhjet dogmatike
Lidhjet gjuhësore
Lidhjet e rëndësishme
Kundërshtimet

Kur’ani dhe shkenca
Kompetencë shkencore?
Parashikimet?

Shkenca dhe Kur’ani

Kur’ani dhe artet
Kaligrafia
Arkitektura
Recitimi

Marrëdhëniet me Kur’anin
Jeta e përditshme
Shkollat e Kur’anit

Literatura
Renditja kronologjike

Të dhëna mbi librin:

Titulli i origjinalit në anglisht:
Qur'an

Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA dhe Evis ÇITOZI

Kopertina:
Besnik HAMITI

Boton:
A.C.F.O.S. - Albania

Tiranë, Gusht 2011

Botimi i dytë

LinkWithin

Related Posts with Thumbnails