23 December 2008

Kodi civil dhe moral në Islam

Ermal BEGA

KODI CIVIL DHE MORAL NË ISLAM

Islami përcakton për pasuesit e tij një kod sjelljeje dhe një caktim të rregullave ligjore e morale të bazuara në besimin e nënshtrimit të plotë ndaj Zotit, në mendimet logjike dhe në bindjet instiktive.
Islami e trajton njeriun si një qenie sociale mirëqenia dhe lumturia e të cilit janë në pajtim dhe të varura nga mirëqenia dhe lumturia e familjes dhe e shoqërisë. Rregullat janë nxjerrë nga filozofia bazë e njëshmërisë.
Për të arritur maksimumin e përmbushjes dhe identifikimin e vetes, njeriu duhet të ngrihet në gjendje ‘të plotë’. Për të arritur këtë gjendje të njësuar, ai duhet të përpiqet të eliminojë çdo tendencë skizofrene brenda vetes së tij, në mënyrë që pamja e jashtme të pasqyrojë pamjen e tij të brendshme. Ky integrim është një standard i lartë i përsosmërisë njerëzore. Në një gjendje të tillë integrimi, individët do të arrijnë më shumë vlera nderimi: ndershmërinë, vërtetësinë, kurajën dhe sinqeritetin. Asgjë nuk e ndihmon një person që të arrijë fazën e ‘plotësisë’ më shumë sesa nënshtrimi ndaj Zotit të Vetëm absolut. Njerëzit janë krijuar nga ‘argjila’ dhe ‘uji’, një përbërje e cila kërkon materiale të pranueshme. Mirëpo, nëse njerëzit do t’ia kushtonin shumicën e përpjekjeve të tyre kënaqësisë së natyrës fizike të tyre, ata do ta ulnin veten në nivelin e kafshëve dhe të bimëve. Por, nëse ata përpiqen të zhvillojnë aftësitë e tyre shpirtërore duke përdorur mundësitë materiale që kanë si një mënyrë komunikimi me Zotin dhe të nënshtrimit të vetes së tyre ndaj Tij, ata do të ndiheshin më mirë dhe do të vepronin më mirë. Në këtë mënyrë ata arrijnë gradualisht qëllimin e tyre të ‘plotësimit’. Për të ndihmuar muslimanin që të përmirësojë veten e tij, Islami këshillon disa detyra dhe disa obligime morale. Në anën ligjore, janë urdhrat që ndalojnë gjynahet kryesore dhe urdhrat për drejtësi dhe mirësi:
“Thuaj: Ejani, unë do t’ju tregoj se çfarë ju ka ndaluar juve Zoti në të vërtetë”: Të mos shoqëruarit e diçkaje tjetër si të barabartë me Atë; Të silleni mirë me prindërit tuaj; Të mos vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, sepse Ne kemi furnizim për ju dhe për ata; Mos ejani me vepra të turpshme, qofshin ato të hapura apo të fshehta; Mos merrni jetë të cilën Zoti e ka bërë të shenjtë, përveçse me drejtësi dhe me ligj: që të veproni çfarë ju ka urdhëruar Ai, që ju të merrni mësim. Dhe mos iu afroni pasurisë së jetimit duke e quajtur të drejtë marrjen e saj, derisa ai të arrijë moshën e pjekurisë së plotë; Jepeni matjen dhe peshimin me drejtësi dhe të plotë; Sa herë që të flisni, flisni drejt, qoftë edhe nëse një i afërmi juaj është i shqetësuar; Dhe përmbusheni marrëveshjen e Zotit: Kështu ju urdhëron Ai juve, që ju të mbani mend (të rikujtoni)”.
Këto urdhra dhe shumë të tjera kanë për qëllim që të vihen në zbatim. Ata që nuk i zbatojnë ato, duhet t’i nënshtrohen ndëshkimit. Islami e konsideron ndëshkimin si një praktikë të shëndoshë të drejtësisë e cila është bazë për paqen dhe mirëqenien sociale. Parimi ‘syri për sy’ dhe ‘dhëmbi për dhëmb’ është i qëndrueshëm me ligjin e thjeshtë të veprimit dhe kundërshtimit. Besimi në ndëshkimin shërben për dy qëllime: ai shërben si pengues i thyerjes së ligjit dhe ata që e kanë ligjin në anën e tyre, i nxit që të falin.
Veprimet e turpshme janë çështje të ndëshkimit fizik, pasi ato ndikojnë tek ndonjë anëtar i shoqërisë, bile ato duhen kryer publikisht. Alkooli, droga, shpifjet, përgojimet, bixhozi janë të ndaluara dhe konsiderohen krime të dënueshme. Mashtrimi në çfarëdo mënyre është i ndaluar dhe konsiderohet si një shkelje e ligjeve islame, që e arsyeton ndëshkimin e shkelësit. Dëshmitë e rreme dhe gënjeshtrat në të gjitha rrethanat janë konsideruar gjynahe morale dhe krime publike. Por, mbi të gjitha, sa herë që një person bën një kontratë me të tjerët, duke kërkuar dëshminë e Zotit, ai është duke lidhur një kontratë me Atë (Zotin). Nëse ai e shkel këtë kontratë, ai ia shfaq veten e tij zemërimit të Zotit dhe ndëshkimit të ligjit në të njëjtën kohë. Kodi moral në Islam është i pasur së tepërmi dhe është gjithëpërfshirës, duke buruar nga vetëdija e muslimanit dhe e marrëdhënieve të tij me Zotin. Duke pasur parasysh Zotin, muslimani i studion mësimet e Tij dhe ndjek urdhrat e Tij. Në këtë mënyrë ai arrin dashamirësinë dhe zemërbutësinë, durimin dhe mirësinë, kryeultësinë dhe nënshtrimin, vërtetësinë dhe sinqeritetin, thjeshtësinë dhe pastërtinë. Pothuajse çdo faqe e Kur’anit të Shenjtë paraqet një vlerë morale për t’u studiuar. Islami, qeniet njerëzore i shikon si të pajisura me një dëshirë të zjarrtë të pavetëdijshme për të cilën është i shenjtë dhe hyjnor dhe u hap rrugën atyre që kërkojnë t’u përgjigjen dëshirave të lindura të tyre për vetëpërmirësim dhe zhvillim moral. Në fakt, Islami përfshin vlerat morale të individit brenda funksionit të tij social dhe politik. Prandaj, nëse një individ dështon në të kërkuarit e kodit moral në jetën e tij personale, ai nuk mund të jetë i besueshëm në të kërkuarit e vendosjes së ligjit (Shari’ah-Sheriatit) në popull (Ummah-Ummet).

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *