Libër i ri
HALIMA AL-GHRARI
ARKITEKTËT E MENDIMIT SHKENCOR NË QYTETËRIMIN ISLAM
Ermal BEGA
Parathënie
Botimi i këtij libri në gjuhën arabe, angleze dhe franceze, ndodh brenda kornizës së përpjekjeve të shfaqura nga Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO) për të nxjerrë në pah kontributet e qytetërimit islam, në aspektet e ndryshme të saj, për pasurimin e qytetërimit njerëzor në përgjithësi, dhe në fushat e shkencës në veçanti. Këto kontribute përbëjnë themelet dhe bazat e ringjalljes së shkencës e cila u shfaq dhe lulëzoi në Perëndim, siç është pohuar nga autorë dhe historianë të shquar europianë dhe amerikanë të cilët punuan për historinë e shkencës gjatë shekujve.
Ky libër, të cilin Organizata Islame për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ia prezanton lexuesve në të gjitha vendet e botës islame, dhe të gjitha vendeve në Lindje dhe në Perëndim, është referenca më e plotë e cila paraqet jetëshkrimet e themeluesve kryesorë të mendimit shkencor në qytetërimin islam. Këta personalitete të shquara kontribuan në përparimin e gjithë njerëzimit dhe vunë themelet e progresit shkencor i cili u arrit në Europë në shekullin 19 dhe vazhdoi në shekullin 20, duke arritur përparime dhe një lulëzim të pashembullt në këtë fillim të mijëvjeçarit të tretë.
Profesoresha Halima Ghrari ishte e suksesshme në shpërndarjen e dritës rreth 40 dijetarëve muslimanë të famshëm dhe të shquar të cilët lulëzuan në periudha të ndryshme dhe kishin ndikime dhe kontribute të ndryshme në të gjitha fushat e shkencës, ku të gjithë ishin frymëzuar dhe udhëhequr nga thirrja e Islamit për kërkimin e diturisë dhe zotërimin e shkencave. Ata ishin rezultati i gjithë kësaj, të cilët u frymëzuan në qytetërimin islam në të cilin ata u rritën. Në këtë aspekt, ata mund të konsiderohen si themeluesit e qytetërimit të sotëm. Biografitë e tyre meritojnë që të lexohen dhe ata duhen ndjekur si shembuj të krijimtarisë shkencore dhe kulturore në të gjitha fushat.
Në librin e tij “Historia e shkencës islame”, Xhorxh Sarton e klasifikon veprimtarinë shkencore gjatë historisë në periudha, ku secila prej tyre zgjat gjysmë shekulli. Ai e ka emëruar secilën periudhë me emrin e një dijetari kryesor. Nga viti 750 deri më 1100 (350 vjet), të gjitha periudhat kanë emrat e dijetarëve të botës islame: Xhabir, al-Havarizmi, al-Razi, al-Mesudi, Abu al-Vafa, al-Biruni, Umer al-Khajjami. Ata ishin të gjithë dijetarë muslimanë, arabë, turq, afganë, dhe persianë të cilët zotëruan kiminë, matematikën, mjekësinë, gjeografinë, shkencat natyrore dhe astronominë. Që nga viti 1100, dhe për 250 vjet, dijetarët europianë përziheshin me dijetarët muslimanë, si p.sh. Ibn Rushdi, al-Tusi dhe Ibn Nefisi. Në atë kohë, qytetërimi europian modern nisi të lulëzonte dhe veprat shkencore islame u përkthyen, u studiuan dhe u zhvilluan, gjë e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Jetëshkrimet e të gjithë këtyre dijetarëve janë paraqitur në këtë libër. Ky fakt është pranuar dhe vërtetuar nga shkencëtari musliman arab i cili jeton në Gjermani, Dr. Muhammed Mensur, i cili është zgjedhur në mesin e 2000 personaliteteve që kanë kontribuar në qytetërimin njerëzor në shekujt e mëparshëm, në një përzgjedhje të realizuar me nismën e universitetit prestigjioz Kembrixh.
Vendosëm që ta botojmë këtë libër për të prezantuar këta 40 dijetarë në një pikëpamje e cila u jep mundësi një numri të gjerë lexuesish të të gjitha moshave që ta kuptojnë atë. Kjo orvatje vjen brenda strukturës së misionit fisnik. ISESCO përqiqet që të arrijë faktet e përhapura rreth qytetërimit dhe kulturës islame, duke treguar specifikat dhe bazat e tyre dhe duke e rikthyer kontributin e tyre të pasur për përparimin dhe prosperitetin e njerëzimit.
Zoti i shpërbleftë përpjekjet tona me sukses dhe na udhëzoftë neve në atë që është më e mirë për Ummetin (popullin) tonë islam dhe për gjithë njerëzimin.
Dr. Abdulaziz Uthman al-Tvaixhri
Drejtori i Përgjithshëm i
Organizatës Islame për Arsim,
Shkencë dhe Kulturë (ISESCO)
1424 Hixhri / 2003
Përmbajtja
Parathënie
Hyrje
1. Xhabir ibn Haijan
2. Al-Havarizmi
3. Ibn Rabban al-Tabari
4. Al-Fargani
5. Senad ibn Ali
6. Benu Musa Ibn Shakir
7. Al-Kindi
8. Al-Razi
9. Al-Battani
10. Al-Farabi
11. Abdurrahman Sufi
12. Abul Vafa al-Buzxhani
13. Al-Maxhriti
14. Ibn al-Xhezzar
15. Ibn Junus
16. Al-Zahravi
17. Abu Sehl al-Kuhi
18. Al-Kerhi
19. Ibn Sina
20. Ibn al-Haitham
21. Al-Biruni
22. Ibn Ridvan
23. Al-Zarkali
24. Ibn Xhizla
25. Umer al-Khajjam
26. Ibn Baxhxha
27. Abu Marvan Ibn Zuhr
28. Ibn Tufejli
29. Ibn Rushdi
30. Ibn al-Razez al-Xhezari
31. Al-Batruxhi
32. Ibn al-Bejtar
33. Nasir al-Din Tussi
34. Ibn al-Nafis
35. Al-Hasan al-Murakshi
36. Kutb al-Din al-Shirazi
37. Ibn al-Bena
38. Ibn al-Shatir
39. Al-Kashi
40. Ulug Beg
Biografitë e disa shkencëtarëve muslimanë
Bibliografia
Bibliografia
No comments:
Post a Comment