05 July 2011

Nuha Arnauti - Aroma e trëndafilave

Nuha ARNAUTI*

AROMA E TRËNDAFILAVE
Oh dashuria ime, e cila ngjan me aromën e trëndafilave
Ti je e verdha të cilën unë dua
Oh, ti je dashuria më e bukur në botë
Ti je jaseminët dhe tulipanët e mi

Dashuria ime për ty është e pakufishme
Lëre penën time të shkruajë me fjalë dashurie
Me të i kam shkruar të gjitha premtimet
Sikur fjalët e mia të rridhnin nga lumi i dashurisë

Nuk e teproj kur them se ti je e gjithë bota ime
Dhe zemra ime nuk mund të rrahë pa ty
Afrohu pranë meje dhe shkatërroi të gjitha kufizimet, o dashuria ime
Që të jetojmë së bashku me dashuri të gjitha momentet tona më të bukura.

Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA

Ky poezi është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe, në revistën “URA”, nr. 5, Vjeshtë-Dimër 2010 - Numër ekskluziv për Arnautët (shqiptarët që jetojnë në Orient).


* Autorja e shkrimit është shqiptare (Arnaute) nga Jordania, e cila prej disa vitesh jeton me familjen e saj në Rijad të Arabisë Saudite, dhe kjo poezi është shkruar dhe botohet ekskluzivisht për këtë numër të revistës "URA".

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *