13 July 2012

TACSO organizon trajnim 3-ditor për projekt-propozime

Ermal BEGA

TACSO* ORGANIZON TRAJNIM 3-DITOR PËR PROJEKT-PROPOZIME

Në kuadër të projekteve në shërbim të shoqërisë civile dhe OJQ-ve, si dhe për rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, projekti TACSO-zyra e Shqipërisë, një program i Bashkimit Europian, më 25-27 Qershor 2012, organizoi trajnimin 3-ditor në lidhje me shkrimin e suksesshëm të projekt-propozimeve në kuadër të fondeve që shpallen nga Bashkimi Europian.
Në këtë trajnim vërtetë të veçantë, shumë informues dhe dobiprurës për organizatat e shoqërisë civile, morën pjesë rreth 30 veta, kryesisht të moshës së re, përfaqësues nga rreth 15 organizata të ndryshme që veprojnë në Shqipëri, ku shumë prej tyre marrin çdo vit donacione të mëdha nga projektet e shpallura nga Bashkimi Europian. Të pranishëm në këtë trajnim morën pjesë dhe përfaqësues nga disa organizata të cilat janë pjesë e rrjetit shqiptar të Fondacionit Anna Lindh, si Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) dhe nga Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania).
Foto nga aktiviteti i trajnimit

Ky trajnim u mbajt në ambjentet e Bar-Restorant “Vila Palma”, pranë ish-Bllokut, nga ora 09.00-15.30, me një pushim dreke në mes dhe me ndërprerje për kafe në sesionin e paradites, kohë të cilën e shfrytëzonim dhe për të njohur më nga afër përfaqësuesit e këtyre organizatave.
Fjalën e hapjes, të përshëndetjes dhe mirëseardhjes e bëri zonja Alda Dekovi, koordinatore e projektit TACSO për Shqipërinë, e cila pas përkufizimit dhe sqarimit se për çfarë do të flitet e veprohet në këtë trajnim 3-ditor, kërkoi prej të pranishmëve që të bënim një prezantim të shkurtër të vetes dhe organizatës që ne përfaqësonim, duke përfshirë dhe disa nga objektivat kryesore dhe aktivitetet e secilës organizatë.
Më pas, gjatë gjithë kohës në këto tre ditë të këtij trajnimi ishin në shoqërinë e drejtorit të TACSO për Shqipërinë, z. Genci Pasko. Me një përvojë shumëvjeçare në të tilla aktivitete trajnuese, si dhe me shoqërinë civile në Shqipëri, z. Genci Pasko, me një përkujdesje të veçantë, u mundua të na shpjegonte mënyrën më të mirë të shkrimit sa më të qartë dhe të sukseshëm të projekt-propozimeve për grantet e veçanta për shoqërinë civile të cilat akondohen çdo vit nga Bashkimi Europian. Nëpërmjet dhe disa ushtrimeve praktike të ofruara nga z. Genci Pasko, u arrit të kuptohet një mënyrë e mirë dhe e saktë se si të shkruhet një projekt-propozim në një standard sa më të lartë.
Të gjithë pjesëmarrësit treguan një seriozitet dhe vëmendje të madhe në ndjekjen e këtij trajnimi.
Në fund, sërish e mori fjalën zonja Alda Dekovi, e cila falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet duke na uruar që të kemi sukses në aktivitetet e organizatave tona dhe në projekt-propozimet e paraqitura.
Ky trajnim u zhvillua me kërkesën e Rrjetit Shqiptar të Fondacionit Anna Lindh.

Shënim: Mbështetja e BE-së për Shqipërinë çdo vit kap shifrën 80-85 milionë euro, nga të cilat 1.5% ose 1.2 milionë euro i dedikohet organizatave të shoqërisë civile.


* Projekti TACSO është një program i Bashkimit Europian, i cili përfshin të ashtuquajturin vendet e IPA-s, që do të thotë 8 shtetet e Ballkanit Perëndimor, plus Turqinë.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *