25 March 2013

Zëri yt (Poezi)

Ghada ARNAUTI*
Ghada Arnauti
ZËRI YT

Zëri yt
bie si një shi i butë...
që bën të çelin manushaqet e kujtesës

Afshi i qiellit është i parfumuar
me aromën e dëshirës për të të parë ty

Ndërkohë, unë qëndroj
në anën tjetër të kujtesës
duke numëruar gishtat e kohës

Çuditem: Sa yje kanë rënë
teksa unë ende përgatis kënanë
për të vizatuar fytyrën tënde
në duart e kohës?

Nga arabishtja në anglisht përktheu: Nizar SARTAWI
Nga anglishtja në shqip përktheu: Ermal BEGA



* Ghada Arnauti është një poete libaneze me origjinë shqiptare, e cila momentalisht jeton me familjen e saj në Kanada.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *