Ermal BEGA
IDENTITETI ISLAM I SHQIPTARËVE - MIT APO REALITET?!
![]() |
Ermal Bega |
Identiteti islam dhe/ose identiteti europian i shqiptarëve, kohët e fundit është bërë një problem bukur i madh ndërmjet personaliteteve të shquara, akademikëve dhe studiuesve të ndryshëm të trojeve shqiptare.
Problemet mbi këtë çështje mund të themi se
nuk janë risi për ne shqiptarët e vuajtur gjatë historisë, por më shumë po i
hasim në kohën e fundit, kur për një kohë të gjatë nëpër gazetat dhe mediat e
ndryshme të shkruara dhe elektronike në Shqipëri dhe Kosovë u hap debati për
atë se shqiptarët a kanë identitet musliman (që i përkasin fesë Islame) apo
kanë identitet europian (që do të thotë që duhet të jenë të
krishterë-katoliko-latin apo greko-sllavo-ortodoks)?
Nuk e kuptoj xhanëm, pikë së pari, se përse
duhet bërë ky lloj debati kot më kot, duke marrë parasysh se e gjithë Europa
dhe bota në përgjithësi e dinë shumë mirë dhe shumë qartë që shumica e popullit
shqiptar i përket fesë Islame, me vepra ose pa to (praktikues ose jo), me dije
apo me injorancë (si shumica e disa të paditurve shqiptarë të cilët kanë emër
musliman, por nuk e kanë fare haberin nga feja e tyre).
Së dyti, unë nuk arrij të kuptoj se përse po
bëhet kjo politikë kaq e poshtër anti-islame në Shqipëri. Islami është një
besim i cili kurrë nuk ka krijuar probleme tek ata të cilët e praktikojnë, dhe
askush nuk ka parë ndonjë gjë të keqe nga ai besim dhe nga këta besimtarë.
Nëse të mohuarit e identitetit islam të
shqiptarëve, dhe frika se nëse paraqitemi si muslimanë nuk mund të hyjmë në
Europë është arsyeja e vetme e këtyre personaliteteve, atëherë ne i përgjigjemi
se "frika është bashkudhëtare e përhershme e së padrejtës" (U.
Shekspir), dhe "guximi pa arsyen është vetëm një nga llojet e frikës"
(Seneka).
Por për t'u kthyer përsëri në temën për të
cilën po flasim, doja të citoja këtu një pyetje-thënie të hoxhës, atdhetarit,
mësuesit, ish-këshilltarit të Ministrisë së Arsimit dhe politikanit të madh
shqiptar Hafiz Ali Korçës kur në vitin 1944, në botimin e dytë të librit të tij
"Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë" (libër i cili u ribotua në vitin 2006,
në Tiranë), thotë: "Kur Europa
vendosi që të krijonte këtë copë Shqipëri, a nuk na vuri përpara kushtin se në
rast se do të largoheshim nga feja Islame do ta ndërtonin këtë copë Shqipëri,
përndryshe do ta copëtonin krejtësisht. Por kjo nuk është aspak e drejtë, sepse
ne e dimë shumë mirë se po të mos ishte shumica e popullsisë muslimane edhe kjo
copë do të ishte pjesëtuar dhe do të ishte ndarë".
Në lidhje me bisedimet dhe debatet e shumta
të cilat po shtrohen në media dhe propagandën e madhe se gjoja shqiptarët janë
dhe kanë një shtet laik (kjo sigurisht që është bërë për të mënjanuar shumicën
muslimane shqiptare), doja të shtoja një thënie të Napoleon Bonopartit, në
kohën kur ai pa se liberalizmi i pakufishëm pati kapërcyer kulmin dhe feja
ishte marrë nëpër këmbë, ku thotë: "Feja
(besimi) duhet, sepse edhe nëse nuk do të ekzistonte asnjë fe (besim), ne duhet
të krijojmë një të tillë, sepse moralin dhe disiplinën e një kombi vetëm feja
mund ta sigurojë, dhe pasi e tha këtë përgatiti një kler të pajisur ashtu siç e
deshti nevoja".
Gjermanët thonë: "Një profesor, sado i ditur të jetë, po ishte afetar (laik) nuk
duhet që të hyjë as në shkollat fillore e as në universitete".
Shprehja e fundit është e përshtatshme për
ata të cilët kërkojnë që t'i kthejnë të gjithë shqiptarët në fenë e krishterë,
të cilët deri dje e sulmonin Islamin dhe muslimanët shqiptarë në mënyrë të
fshehtë, ndërsa tani na dalin si trima nëpër media elektronike dhe të shkruara
duke e pohuar përsëri me një këmbëngulje si derri se shqiptarët nuk i përkasin
identitetit oriental musliman, por i përkasin atij europian të krishterë.
Më e keqja është se këta personalitete nga
ana e emrit i përkasin edhe vetë besimit Islam, pavarësisht se nga xhahiliteti
(injoranca) e tyre mbi Islamin i ngatërrojnë termat si: myslimanizmi me
Islamin, muhamedanë me muslimanë etj. Islami nuk ka marrë emrin e profetit i
cili ka zbritur për t'iu shpallur këtë besim dhe program jetese njerëzve, ashtu
si e ka marrë krishtërizmi nga Krishti (Isa sipas Islamit), Budizmi nga Buda
etj.
Por nëse këta personalitete nuk kanë dëshirë
që ta shpallin besimin islam të tyre, ata kanë të drejtë edhe të pranojnë një
besim tjetër (pavarësisht se sipas kushtetutës islame, ai i cili në fillim ka
qenë musliman e më pas e ndërron atë më një besim tjetër, duhet vrarë), dhe në
këtë rast mund të ndryshojnë edhe emrat e tyre, si p.sh. nga Hajrullah (që ka
kuptimin "mirësia e Zotit") në Thanas ose Vangjel, nga Abdullah në
Pal ose Gjin, nga Ismail (emër profeti i madhëruar - Ishmail për të krishterët)
në Gjon, nga Fahri (i cili e ka kuptimin "gëzues") në Françesk etj.,
por nuk kanë aspak të drejtë që të ndërhyjnë në punët personale të individëve
të tjerë ose të një shumice të një besimi të caktuar, sepse në këtë mënyrë
vetvetiu krijohen përçarjet ndërmjet komuniteteve dhe përgjegjësia më vonë u
mbetet atyre për situatën që mund të krijohet, si në rastin kur ndodhi ajo
përçarja mes komunitetit me shumicë muslimane dhe atij katolik në Shkodër për
çështjen e vendosjes së kryqit në kodër, dhe pikërisht në një vend ku shumica e
banorëve të asaj zone i përkasin besimit islam).
Është e vërtetë se tani shqiptarët po jetojnë
në liri dhe në demokraci, por liria dhe demokracia kanë një slogan, i cili
thotë: "Liri dhe demokraci do thotë
që je i lirë të bësh dhe të thuash gjithçka që dëshiron, me përjashtim që të
mos i bësh dëm vetes dhe të tjerëve".
Në këtë kontekst, këtu hyn edhe ideja se
çdokush është i lirë që të zgjedhë atë që dëshiron, por nuk mundet dhe nuk ka
të drejtë që t'ia imponojë të tjerëve mendimin e vet.
Ne (e kam fjalën për pseudo-muslimanët
shqiptarë) nuk mund të bëhemi "më katolikë se Papa".
Atëherë përse të debatojmë kot së koti për
një çështje e cila është zgjidhur nga vetë ne shqiptarët që me pranimin e
Islamit para rreth 600 e ca vjetësh (para ardhjes së turqve), ku dihet mirë se populli
shqiptar e ka pranuar me vetëdije dhe me dëshirë Islamin, për arsye objektive
dhe subjektive të cilat dihen, dhe kurrë me dhunë, dhe për ato periudha për të
cilat ka pasur "dhunë", ato kurrë nuk kanë ndodhur për të pranuar
Islamin me dhunë, por për çështje politike dhe personale.
Kjo tregon shumë qartë se edhe shqiptarët
kurrë nuk kanë luftuar ndërmjet tyre për çështje fetare, por vetëm për çështje
personale dhe fisnore.
Ndërkohë, në kohët e sotme në Shqipëri dihet
fare mirë se personat që drejtojnë shumicën e politikës, artit, kulturës,
biznesit, kinematografisë, mediave, publikimit të librave etj. janë persona të
besimit të krishterë (katolikë e veçanërisht orthodoks, ku shumica e tyre janë
me origjinë jo-shqiptare, por të vendosur prej disa kohësh në Shqipëri), dhe
për të cilët asnjëherë nuk u tha ndonjë gjë kundër tyre.
Një ditë, prej një shoku dëgjova se
publicisti dhe deputeti Nikollë Lesi, në gazetën që ai drejton, para disa
kohësh (bëhet fjalë për këtë vit) kishte botuar një artikull ku kishte treguar
për origjinën e disa prej politikanëve të një partie, ku shumica e tyre ishin
të besimit orthodoks por nuk ishin me origjinë shqiptare, dhe nuk dëgjuam se u
bë ndonjë problem ose deklaratë nga muslimanët shqiptarë pse ata ishin të
krishterë, sepse Islami e pranon edhe sundimin e jomuslimanëve në gjendjen kur
nuk mund të gjendet një person i përshtatshëm për të qeverisur ose kur një vend
musliman pushtohet, vetëm e vetëm në rastet kur ata janë të drejtë dhe
qeverisin me drejtësi.
Fatkeqësisht, besimet e tjera nuk e kanë këtë
tolerancë, por ata kërkojnë që medoemos ai popull të kthehet në fenë e atyre që
sundojnë.
Europa (Perëndimi) e krishterë nuk e shikon
Islamin vetëm si një mur ose si një bllokadë përballë dëshirave ose
pretendimeve të tyre, por ata (Europa dhe Perëndimi) besojnë dhe janë të bindur
se Islami është rreziku i vetëm kundër tyre dhe shteteve të tyre.
Orientalisti i krishterë europian Gardner
thotë: "Është forca e fshehtë e Islamit ajo që e frikëson Europën".
Identiteti kristiano-europian i shqiptarëve
është një parrullë e shpallur që nga fillimet e shekullit XX (kjo i përgjigjet
asaj thënies që përmendëm më lart, të thënë nga Hafiz Ali Korça), dhe e cila
mori përmasa më të mëdha pas viteve '90 të shekullit XX.
Me të madhe po sulmohet edhe prania e
Shqipërisë në Konferencën Islamike me qendër në Arabinë Saudite, ku Shqipëria
ka edhe përfaqësinë e saj atje. Për këtë antarësim në atë organizatë u fol
shumë edhe në debatin i cili u mbajt para disa ditësh në Tiranë, mbi çështjen e
identitetit europian të shqiptarëve, ku morën pjesë disa prej personaliteteve
të cilët e përkrahin identitetin europian të krishterë të shqiptarëve. Por,
fatkeqësisht, aty nuk kishin ftuar (si duket me ndonjë qëllim të caktuar) dhe
nuk ishte prezent asnjë i ftuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar (KMSH) ose ndonjë
personalitet musliman i njohur ose pak i njohur (për të mos thënë aspak) nga
mediat, por aty ishin ftuar vetëm personalitete të komuniteteve të krishtera,
katolike dhe orthodokse (si dhe priftërinj të këtyre besimeve), studiues të
ndryshëm të cilët përkrahin identitetin europian të krishterë të shqiptarëve,
drejtori i librotekës (e jo biblio-tekës) kombëtare, i cili është vlleh
orthodoks e të tjerë personalitete të krishterë ose pseudo-krishterë.
Nëse ne debatojmë se pse Shqipëria, me një
përqindje prej 80 % të fesë Islame, është anëtare e Konferencës Islamike,
atëherë çfarë duhet të themi për Rusinë dhe Tajlandën si shtete vëzhguese në
këtë konferencë, ku përqindja e muslimanëve atje është tepër e ulët në krahasim
me numrin e popullsisë.
Sa për identitetin "gjysmak" të
shqiptarëve, që ose duhet t'i përkasim Orientit ose Europës, kjo është një
çështje delikate për të cilën nuk mund të sqarohet vetëm me një të shkruar të
lapsit ose vetëm me një të hapur të gojës. Islami në kohën mbas sistemit komunisto-ateist
në Shqipëri është treguar ashtu siç është në të vërtetë, d.m.th. ai Islam i
cili ka ekzistuar gjithmonë, dhe kjo korrespondon me thënien e orientalistit
Gardner të cilën e përmendëm më lart, që Europën e frikëson forca e fshehtë e
Islamit. Zaten, edhe këta persona që kërkojnë medoemos të identifikohen me
identitet të krishterë europian, janë pjellë e atij sistemi.
Nuk është e vërtetë se muslimanët shqiptarë
nuk e duan Europën, sepse me dashje ose padashje, është Zoti që na ka vendosur
në këtë pjesë të botës e të Europës, dhe ne jemi shumë më të lidhur me të (me
Europën) sesa me Orientin, por problemi qëndron në atë se, duke iu kthyer
përsëri fjalëve të përmendura më lart dhe thënies së Gardnerit, duhet që Europa
të mos ia ketë frikën Islamit te shqiptarët, por duhet të na pranojë kështu siç
jemi, e të mos na zhvarrisë mu ashtu siç po e zvarrit edhe Turqinë prej disa
vitesh.
Identiteti fetar islam te shumica e
shqiptarëve si pjesëtarë të kontinentit kurvë-plakë do të ekzistojë derisa
Europa ose do të mundohet të na kthejë neve me forcë në krishtërizëm nëpërmjet
misionarëve dhe delegatëve të saj, të brendshëm dhe të jashtëm, siç po i kthen
disa nga personalitetet e njohura shqiptare (me dëshirë ose kundrejt ndonjë
pagese të majme, ndonjë çmimi apo ndonjë posti), ose do të na përçajë dhe të
durojë derisa vetë ne të pranojmë kushtet që ajo kërkon nga populli ynë shqiptar.
No comments:
Post a Comment