23 December 2008

Islami në Shqipëri në kohët moderne

Ermal BEGA

ISLAMI NË SHQIPËRI NË KOHËT MODERNE

SHQIPËRIA - PROFIL I PËRGJITHSHËM

Sipërfaqja 28.748 km katrorë
Popullsia (sipas vitit 1988) 3.147.000
Rritja e popullsisë 1.91%
Dendësia e popullsisë 109/km katrorë

SHQIPËRIA - GJUHËT, GRUPET ETNIKE & BESIMET FETARE

Gjuhët: Shqip, greqisht
Grupet etnike:
Shqiptarë 96%
Grekë & të tjerë 4%
Besimet fetare
Muslimanë 75%
Ort’hodoksë 15%
Katolikë 10%

Islami në Shqipëri ka një histori për më shumë se 650 vjeçare (6 shekuj e gjysmë). Dokumente të shumta tregojnë se ai (Islami) në fillim ka ardhur nëpërmjet lundërtarëve arabë të cilët kanë pasur nën sundim Palermon dhe Siçilinë, dy qytete të Italisë. Më vonë u vendos si sistem me ardhjen e Osmanëve, ku marrëdhëniet mes Shtetit Osman dhe Shqipërisë nisën pas vitit 1325. Shqipëria u bë një territor osman gjatë sundimit të Muratit të II (1421-1451).
Që nga viti 1479, i tërë vendi, përveç Durrësit, Ulqinit dhe Tivarit, ishte nën sundimin Osman. Mënyrat e sjelljes, të kërkuara nga Ligji Islam, i dha shqiptarëve të drejtën që t’i zbatojnë besimet e tyre fetare. Kjo është një provë se teoritë e ashtuquajtura se Islami është përhapur me forcë te shqiptarët dhe banorët e tjerë të Ballkanit nuk gjejnë vend në faktet historike.
Në vitin 1928, Ahmet bej Zogolli, e shpalli veten e vet si mbret të Shqipërisë dhe u njoh si mbreti Zog. Ai dëshironte të bënte de-islamizimin e Shqipërisë sipas modelit të Qemal Ataturkut të Turqisë. Me përkrahjen e madhe nga ana e anglezëve dhe me ndihmën e komunistëve jugosllavë, më 29 Nëntor 1944, Shqipëria u “lirua” nga gjermanët dhe nga forcat “feudalo-borgjeze”, dhe në krye të saj erdhi Enver Hoxha (ish-sekretar e më pas kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë – PKSH). Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH) nisi të vendosë rregullat e tij të hekurta në emër të marksizëm-leninizmit. Qëllimi kryesor i PKSH-së dhe i Enver Hoxhës ishte shkatërrimi i tërësishëm i Islamit në Shqipëri. Në vitin 1945, të gjitha pronat e vakfit (pronat e shenjta të muslimanëve) u shtetëzuan, dhe qindra ulema (dijetarë muslimanë), të akuzuar për bashkëpunëtore të armikut, u ekzekutuan padrejtësisht. Nuk mund të bëhej asnjë kontakt me vendet muslimane. Praktika fetare në publik u bë në mënyrë ilegale. Jeta fetare u qeveris me anë të rregullave të ashpëra të vendosura nga sistemi diktatorial. Muftitë duhet të vendoseshin nga shteti, faljet duhet të kryeshin në gjuhën shqipe, dhe vetëm ato xhami të cilat ishin në mënyrë absolute të përdorshme nga komuniteti duhej të mbeteshin të hapura.
Goditja finale erdhi më 6 Shkurt 1967, kur Shqipëria u shpall si shteti i parë ateist në botë. Të 530 xhamitë (kjo është llogaritja e para-luftës) u mbyllën. Ato që u lejuan të rrinë hapur u kthyen në muzeume, salla gjimnastike, bile edhe në studio të artistave. Fermat e derrave u shpërndanë në të gjithë vendin, dhe të gjithë njerëzit nxiteshin që të hanin prodhimet e derrit. E njëjta gjë ndodhi edhe me pijet alkoolike, që njerëzit detyroheshin prej sistemit diktatorial që ta përdornin.
Ajo çfarë solli deri te shkatërrimi i Islamit dhe Krishtërimit në Shqipëri ishte një përzierje e fuqishme e stalinizmit dhe nacionalizmin shqiptar. Është e rëndësishme të përmendet se muslimanët sunni kanë dhënë shumë pak për zhvillimin e nacionalizmit sekular shqiptar. Të krishterët shqiptarë kanë dhënë shumë për sekularizimin e Shqipërisë. Edhe pse të krishterët përbënin vetëm 25% të popullsisë të Shqipërisë, ata morën më shumë se gjysmën e udhëheqjes së byrosë politike të Shqipërisë. Përveç elementit të krishterë në Shqipëri, sekti bektashian dha gjithashtu një ndihmë shumë të madhe për lëvizjen nacionaliste anti-islame. Dy prej vëllezërve Frashëri, poezia e të cilëve është shumë e dashur për nacionalistët shqiptarë, ishin në mesin e pjesëmarrësve me shumicë të krishterë të cilët organizuan “Lidhjen e Prizrenit”, e cila ndodhi në vitin 1878 dhe diskutuan për lindjen e nacionalizmit shqiptar. Bektashinjtë janë një përzierje e çuditshme e Islamit, krishtërizmit dhe elementeve pagane. Prandaj, bektashizmi u pa nga shumë nacionalistë shqiptarë si një mjet ideal për arritjen e qëllimeve të tyre. Nuk është për t’u çuditur se më shumë se 6000 bektashinj luftuan nën urdhërat e bandave komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas trazirave të mëdha të cilat e shpëtuan Evropën Lindore nga komunizmi, duket se Shqipëria do të mbesë e paprekur nga vala e ndryshimeve sociale.
Islami në Shqipëri është feja me numrin më të madh të popullsisë. Ai (Islami), vetëm në Shqipëri përfshin më shumë se 75 % të popullsisë (statistika jo shumë të sakta, sepse mundet më shumë), ndërsa në të gjitha trojet shqiptare përfshin më shumë se 90 % të popullsisë, ndërsa pjesa tjetër janë shqiptarë katolikë. Muslimanët shqiptarë janë populli me popullsinë më të madhe të muslimanëve në Europë, e më pas vjen Bosnja dhe Hercegovina. Në Shqipëri ka edhe ort’hodoksë, por sipas mendimit tim ata nuk janë shqiptarë me origjinë, por janë grekë, vllehë (arumunë), maqedonë, bullgarë, serbë, malazezë, çifutë etj.
Shumicën e muslimanëve në Shqipëri e përbëjnë muslimanët sunni (90 % e të gjithë muslimanë shqiptarë), e të tjerët (vetëm 10 %) janë muslimanë (bektashinj).
Muslimanët bektashinj janë një sekt, dhe të cilët kanë themeluar kryegjyshatën botërore bektashiane në Shqipëri. Po në këtë grup hyjnë edhe tarikatet (sektet) e tjera si kaderinjtë, halvetitë, rufaitë etj., sekte të cilat kanë teqet e tyre të veçanta dhe dervishët e vet.
Nga grupet ose rrumat e muslimanëve sunni në Shqipëri mund të përmendim selefinjtë (ose vehabinjtë), një rrymë e ardhur pas viteve ’90 nga Arabia Saudite dhe e themeluar nga anglezët, si një mënyrë për shkatërrimin dhe përçarjen e muslimanë në botë, tabligët (edhe kjo një rrymë e ardhur pas viteve ’90 nga vendet aziatike si Pakistani, Indonezia dhe Malajzia) etj., por këto grupe nuk kanë ndonjë ndikim të madh në traditën muslimane në Shqipëri, sepse siç dihet muslimanët shqiptarë historikisht i janë përmbajtur shkollës juridike hanefite, e cila është e përhapur në shumicën e vendeve me popullsi muslimanë në botë. Të njëjtat grupe dhe sekte muslimane janë të përhapura edhe në trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët, si në Kosovë, pjesën perëndimore të Maqedonisë, pjesën perëndimore dhe jugore të Malit të Zi, etj.
Pas viteve ’90, në Shqipëri zuri vend edhe sekti shi’a nga Irani. Kjo erdhi si pasojë e hapjes së organizatave kulturore iraniane, kolegjeve iraniane, etj., dhe nëpërmjet këtyre organizmave, u dërguan studentë shqiptarë për të studiuar në Iran, nga ku erdhën me ide të kundërta me ato të cilat i kanë trashëguar të parët tanë.
Pasuria e muslimanë shqiptarë (vakufet), zënë më shumë se 2/3 e territorit shqiptar, por edhe pse pas viteve ’90 Shqipëria hyri në rrugën e demokracisë, prapëseprapë, asnjëra prej qeverive të ndryshme në Shqipëri nuk arriti që të na ofrojë pasuritë tona. Dhe një ndër problemet më të mëdha që hasim ne në Shqipëri janë problemet me vakufet e muslimanëve, të cilat duhet të na kthehen menjeherë. Sipas burimeve të ndryshme, vetëm deri para ardhjes së komunizmit në Shqipëri, vetëm numri i objekteve dhe ndërtimeve islame që datojnë që nga periudha Otomane, dhe të cilat ekzistojnë edhe sot e kësaj dite, janë si më poshtë:
Kështjella (6), Xhami (15), Banjo Publike (4), Ura (5), Teqe (1), Dyqane dhe Qendra Tregtare (4), Ujësjellësa (1), Sahat Kulla (1), dhe shtëpi.
Ndërsa sipas shqyrtimeve të dokumentave të vakfit (pasurive të muslimanëve), numri i vërtetë i këtyre ndërtimeve është si më poshtë:
Kështjella (9), Xhami (482), Medrese (28), Shkolla Publike (111), Teqe (144), Kuzhina Publike (9), Hane (123), Banjo Publike (18), Ura (18), dhe Shatërvane (13). Shumica e këtyre ndërtimeve janë ndërtuar nëpër qytete ose nëpër qendra të tjera administrative si në: Krujë, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Tepelenë dhe Tiranë.
Shumica e këtyre ndërtimeve, siç e pamë edhe nga numri i mëparshëm i objekteve të mbetura është shumë më i vogël sesa numri i atyre të cilat kanë ekzistuar.
Në kohët e sotme rreziku më i madh që i vjen muslimanë shqiptarë është nga vendet që janë rreth saj, si Greqia e cila po luan një rol tepër negativ ndaj muslimanëve shqiptarë duke i detyruar me zor që të ndërrojnë emrin dhe fenë e tyre, Islamin, dhe të konvertohen në të krishterë ort’hodoksë dhe të pagëzohen në kishë, edhe e gjithë kjo në shkëmbim të jetesës në tokën helene. Kjo është një fatkeqësi e madhe për muslimanët shqiptarë. Rolin e tillë e luajnë edhe shtetet e tjera si Maqedonia, Serbia etj.
Është e dukshme se me të gjitha këto probleme, do të duhen disa dekada për të ri-islamizuar jetën shqiptare. Megjithëse literatura islame e tanishme, në shumicën e rasteve është e lejuar, shumë pak organizata të huaja kanë treguar interes që të ndihmojnë në Shqipëri. Situata është shumë e rëndë, dhe misionarët e krishterë kanë nisur të vijnë në Shqipëri duke u përpjekur që të mbushin zbrazëtirën fetare. Ata duke menduar se ne kemi dalë nga një sistem komunist dhe ateist, ata donin të blenin shpirtrat tanë me para në shkëmbim të të kthyerit në të krishterë.
Një mënyrë tjetër për të krijuar probleme dhe përçarje në kohët moderne në mesin e muslimanëve në Shqipëri luan edhe media. Ndikimi që pati dhe ka media në Shqipërinë post-komuniste, ajo e shkruar dhe ajo elektronike, ka bërë që shqiptarët të ndihen shumë konfuzë me atë se çfarë ofronin këto media kundër nesh (kundër muslimanëve). Këto media na mbytën vetëm me lajme…, e asgjë më shumë. Këto media japin emisione dhe programe të veçanta që muslimanët të humbin kohën me lloj-lloj idiotësirash dhe poshtërsirash që na ofrojnë. Nuk do të mjaftonte vetëm kjo, por ato janë bërë monopole të jo-muslimanëve, duke na ofruar ato gjëra të cilat u përshtateshin interesave të tyre dhe shkatërrimit të moralit të rinisë sonë.

Derisa pasuria e muslimanëve është shpenzuar kot në një luftë të pakuptimtë, Perëndimi do të bëjë më të mirën për të parë që Islami të mos lartësohet më kurrë përsëri në Shqipëri...

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *