Ermal BEGA
MËNYRAT E SHKATËRRIMIT TË ISLAMIT NË
SHQIPËRI
Shqipëria, ose më mirë të themi “Shqipëria e vitit 1912”
(kohë kur Shqipëria u “shpërbë” në katër pjesë, tri prej të cilave iu “dhuruan”
tre shteteve të tjera rreth Shqipërisë), është një nga vendet me popullsinë më
të madhe muslimane në Europë (mbi 80%). Ndërsa po të mbledhim numrin e
përgjithshëm të të gjithë muslimanëve shqiptarë të të gjitha trojeve na dalin
më shumë se 98%.
Për këtë arsye, Konferenca e Ambasadorëve në Londër e
vitit 1913, vendosi gjymtimin e kufinjve të Shqipërisë. Kjo ishte mënyra më e
lehtë për sundimin dhe për çarjen e këtij populli me një shumicë absolute të
muslimanëve në Europë.
Dhe kështu ndodhi.
Të huajt na ndanë, na përçanë, na lanë në varfëri të
tejskajshme, na urdhëronin se çfarë duhet të bëjmë dhe vendosën në krye ata
persona të cilët i përgjigjeshin interesave të tyre. Dhe këta muslimanë të
pambrojtur dhe të varfër u detyruan t'i përgjigjeshin atyre në kërkesat dhe vendimet
e tyre.
Por kjo situatë nuk ndodhi vetëm tek shqiptarët, por edhe
në Shtetin Osman Islam si dhe në vendet arabe muslimane të cilët u ndanë në më
shumë se njëzetë shtete dhe qeveri të ndryshme të vendosura nga Fuqitë e Mëdha
të asaj periudhe.
Por, le t'i kthehemi temës sonë, e cila ka të bëjë me
arsyen dhe mënyrat që janë përdorur dhe po përdoren ende për shkatërrimin e
identitetit tonë musliman shqiptar. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano,
në një takim në Këshillin e Europës para disa kohësh, tha se Shqipëria nuk mund
të identifikohet më si një vend me shumicë muslimane në Europë, dhe kjo jo për
arsye se jemi një përqindje e vogël (80%), por për arsye se nga kjo përqindje
vetëm një pjesë e tyre jemi praktikues të këtij besimi, ndërsa një pjesë e
atyre të ashtuquajtur muslimanë vetëm nga emri, janë blerë nga pushtetet e
ndryshme.
Dhe në njëfarë mënyre ka të drejtë.
Këtu nuk duhet të harrojmë edhe se ai vetë nuk i përket
besimit islam, por atij të krishterë ort'hodoks. Por në fakt, jo vetëm ai, por
shumica e qeverisë dhe partisë që ai drejtonte në Shqipëri, partisë socialiste,
i përkasin besimit ort'hodoks (madje disa prej tyre nuk janë fare as me
origjinë shqiptare, por me origjinë greke, vllehe, rumune, sllave, madje edhe
çifute etj.).
Këtu nuk duam të përmendim emra por ata mund të vërehen
nga besimi, emrat dhe mbiemrat e tyre që nuk janë as me prejardhje islame e as
shqiptare.
Këtu duam të përmendim një fakt se shqiptarët për t'u
dalluar që ishin shqiptarë, në shumicën e rasteve janë dalluar ose nga emrat
ose nga mbiemrat e tyre të cilët kanë qenë me prejardhje muslimane (këtu nuk
llogariten disa çifutë të hershëm ose të vonshëm të cilët në Shqipëri për të
humbur gjurmët e origjinës së tyre çifute u “islamizuan”.
Por këtu nuk duhet të harrojmë faktin se i pari i cili
nisi fushatën për përçarjen dhe shkatërrimin e identitetit fetar musliman në
Shqipëri ishte diktatori komunist Enver Hoxha, kryetari i Partisë Komuniste të
Republikës së Shqipërisë (nga viti 1941-1985), dhe kjo falë ndihmës së komunistëve
jugosllavë. Afër vetes ai mblodhi njerëzit më të njohur të besimit ort'hodoks
(ku mbi 50% e ish-Byrosë Politike ishin të tillë dhe jo-shqiptarë) dhe i
vendosi në krye të çdo institucioni kulturor, artistik, politik, arsimor etj.
Në dy libra me autorë të ndryshëm arabë, të cilët flasin
për periudhën komuniste në Shqipëri dhe për prejardhjen e Enver Hoxhës, ne
nxorëm disa pjesë të cilat po i tregojmë këtu: “Sadik Premte, i cili është një
nga drejtuesit e opozitës shqiptare jashtë Shqipërisë, shok në të kaluarën i
Enver Hoxhës, thotë se ky rrjedh nga një familje çifute e njohur në Tiranë.
Gjyshi i tij e ka pranuar Islamin (fenë islame) në shek. 19 për të arritur
qëllimet e tij personale, duke praktikuar në të njëjtën kohë në fshehtësi fenë
e tij çifute, gjithashtu edhe djemtë e tij. Sadik Premtja përmendi edhe se
babai i Enver Hoxhës ka qenë një njeri që u merrte me riba'a (fajde), i njohur
në Shqipëri. Për shkak të pasurisë që kishte, ai ka qenë në lidhje me qarqet e
pallatit mbretëror ndërmjet dy luftërave botërore. Në këtë kohë Enveri kishte
një kujdes dhe dashuri për mbretin, i cili e dërgoi atë (Enverin) në Paris për
studime, por ai ngeli në klasë që në vitin e parë, dhe u kthye përsëri në
Shqipëri. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha vendosi lidhje të
dyshimta me personalitete serbe.” (Muhammed Halife “Islami dhe muslimanët në
Ballkan”, f. 389-390)
Ndërsa pjesa e librit tjetër është: “...dhe prej tyre
(prej grupit çifut) ishte dhe Enver Hoxha, kryetari i Shqipërisë, për të cilin
janë mbledhur kundërshtarët e tij dhe kanë thënë se ai është sionist dhe Donmi
(Dönme), dhe e kanë vërtetuar këtë me argumente të shumta, ku më e rëndësishmja
është luftimi i të gjitha feve dhe besimeve (sidomos besimit islam), ku në të
njëjtën kohë shfaqte dashamirësi për çifutët, një dashamirësi të plotë.”
(Themeluesi i këtij grupi është Sepetaj Zevi i lindur në Izmir më 1623, që
kishte pranuar Islamin në dukje por që praktikonte fshehtas fenë e çifutëve, f.
5)
Në lidhje me këto argumente, gjatë një bisede që patëm me
një hoxhë të vjetër në moshë, i cili momentalisht është rreth tetëdhjetë e ca
vjeçar, një nga burrat më të vjetër të mbetur gjallë nga Gjirokastra, dhe i
cili punon si kujdestar i një xhamie në Tiranë, kur e pyetëm në lidhje me
origjinën e Enver Hoxhës ai na u përgjigj: “Sa për babin e tij (të Enver
Hoxhës) e di se ai ishte një njeri nga familjet më të mira dhe më të dëgjuara
të Gjirokastrës, ndërsa vetë Enveri që në moshë të vogël ka shprehur shenja
urrejtjeje ndaj njerëzve të tjerë dhe zihej gjithmonë me të tjerët, duke qenë
një grindavec i madh.”
Por kur ia ndërpremë fjalën, dhe e pyetëm se ne nuk po
kërkojmë për origjinën e babait të Enver Hoxhës, por për gjyshin e tij, atëherë
ai na u përgjigj: “Sa për origjinën e gjyshit të tij unë nuk e di nëse ka qenë
me origjinë çifute apo jo, por e di se Enver Hoxha i ka eliminuar (i ka vrarë)
të gjithë ata njerëz që e dinin origjinën e tij.”
Atëherë lind pyetja: Pse Enver Hoxha duhet t'i eliminonte
gjatë sundimit të tij të gjithë njerëzit që e dinin origjinën e tij dhe të
familjes se tij...?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Ai e bëri këtë për të
fshehur hipokrizinë e tij, të prindërve dhe veçanërisht gjyshit të tij, një
çifut i ardhur nga Turqia, që gjoja e kanë pranuar fenë islame, duke u
paraqitur si muslimanë dhe me emra muslimanësh, por që synimi i fshehtë i tyre
ishte politika anti-islame në Shqipëri (ashtu si dhe në të gjithë botën islame)
dhe shkatërrimi i muslimanëve shqiptarë, psikikisht dhe moralisht, gjë e cila
ndodhi gjatë asaj periudhe edhe në Turqi edhe në vendet e tjera islame.
Shekullin e njëzetë mund ta konsiderojmë në njëfarë
mënyre edhe si shekulli i “fitores” së sundimit dhe ndikimit të çifutëve në
botë, gjithashtu edhe në Shqipëri. Në njëfarë mënyre mund të thuhet se edhe
Ahmet Zogu ka qenë kundërshtar i fesë islame, por ai ka pasur arsye të tjera të
cilat nuk i ka treguar me mënyra vulgare, ndërsa Enver Hoxha e shpalli haptas
urrejtjen e tij ndaj Islamit dhe muslimanëve në Shqipëri...
Me ardhjen e demokracisë, Shqipëria u çlirua nga ateizmi
komunist në Shqipëri dhe atëherë u hapën sërish xhamitë e kishat, dhe shqiptarët
kishin të drejtën e besimit.
Sali Berisha, kryetari i parë i një shteti pluralist,
duke ditur se shumica e madhe e shqiptarëve i përkiste besimit islam, edhe vetë
ishte i tillë, vendosi që Shqipërinë ta bënte anëtare të Organizatës së
Konferencës Islame, përveçse si anëtare të organizmave të tjera europiane dhe
ndërkombëtare.
Kjo ishte një arritje shumë e madhe për muslimanët
shqiptarë, që për ne si muslimanë shqiptarë do të thoshte që ne kërkonim më
shumë ndihma dhe përkrahje nga konferenca, për ngritjen përsëri në këmbë të
reputacionit islam të dikurshëm në Shqipëri.
Kjo gjë ndodhi derisa në vitin 1997 erdhën në pushtet “komunistët”
e rinj, Partia Socialiste, me në krye Fatos Nanon i cili e largoi menjëherë
Shqipërinë nga anëtarësimi në atë Konferencë, e cila ishte një fatkeqësi për
muslimanët shqiptarë.
Ndërsa përsëri, me fitoren e demokracisë në vend, tani në
vitin 2005 (viti kur u shkrua ky artikull), ndodhi një fatkeqësi tjetër. Ndodhi
ajo që ai i cili deri dje ishte president, ndërsa tani u kthye në kryeministër
është shumë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Konferencës
Islamike, megjithëse deri dje doli me ”armë” në dorë në mbrojtje të saj.
Mënyrë tjetër poshtëruese për muslimanët shqiptarë pas
viteve ‘90 është edhe misionarizmi.
Misionarët e ardhur me shumicë nga e gjithë bota, sidomos
atyre të sekteve të ndryshme të krishtera (si baptistët, protestantët etj.) dhe
atyre çifute (si Dëshmitarët e Jehovait), u sulën si të tërbuar në pjatën tonë
islame në Shqipëri duke na ngrënë gjithçka dhe duke na rrëmbyer çdo gjë nga
toka jonë e ujitur me burimin e Islamit.
Mendimi i tyre i gabuar se gjoja ne kemi dalë nga një
vend ateisto-komunist si kanibalë të uritur, bëri që këta misionarë të blenin
shpirtrat tanë në shkëmbim të ushqimit, ofrimit dhe pranimit të besimeve të
tyre.
Dhe shumë prej nesh duke rënë pre e nefsit tonë filluam t’i
pranojmë kërkesat e tyre, por ama dinjitetin tonë njerëzor dhe musliman e
humbëm.
Këta misionarë vazhdojnë ende misionet e tyre të ditura e
të paditura (të hapura e të fshehta) tek ne duke gjetur “tokë pjellore” për të
mbjellur ato bimë që duan ata në Shqipërinë tonë vakëf (pasuri muslimane), por
nuk e mendoj se do të zgjasë shumë sepse “parashikimet” thonë se Islami do të
triumfojë përsëri këtu tek ne, së shpejti. Mjerë për ata shqiptarë “muslimanë”
që nuk kanë dinjitet dhe ia falin veten e tyre këtyre misionarëve dashakeqës
ndaj nesh.
Një mënyrë tjetër edhe më shkatërruese, dhe më e
rëndësishmja, që po ndodh në Shqipëri në kohët e fundit moderne, për
shkatërrimin e personalitetit islam dhe vetë Islamit tek ne, është media.
Ndikimi që pati dhe ka media në Shqipërinë post-komuniste,
ajo e shkruar dhe ajo elektronike, bëri që shqiptarët muslimanë të ndiheshin
shumë konfuzë me atë se çfarë ofronin këto media kundër nesh.
Ato na mbytën vetëm me lajme, lajme, lajme..., e asgjë më
shumë.
Këto media bënë që muslimanët të humbin kohën me
lloj-lloj idiotësirash dhe poshtërsirash që na ofronin. Por nuk do të mjaftonte
vetëm kjo, por ato do të bëheshin monopole të jomuslimanëve, si rasti i një
televizioni të cilin e kanë marrë grekët, dhe një tjetri të marrë nga
italianët, duke na ofruar ato gjëra që u përshtaten interesave të tyre dhe
shkatërrimit të moralit të rinisë sonë.
Por, me të gjitha këto halle dhe probleme të popullit
shqiptar, për një gjë jam shumë i sigurt, për atë se Islami dhe muslimanët në
Shqipëri do të triumfojnë, mbase shumë shpejt. Atëherë edhe ata shqiptarë të
feve të tjera do të jetojnë në paqe!
Allahu na ndihmoftë!
No comments:
Post a Comment