23 December 2008

Damasku (Shami) - Poezi


Ermal BEGA

Damask (Sham)
i mrekullueshëm je
me bukurinë tënde
me ndriçimin tënd
me rrugët e tua
me xhamitë madhështore të tuat
me personalitetet e mëdha të tuat
me historinë tënde
me njerëzit e tu...

Më ka marrë shumë
për ty o Sham
më ka marrë malli të ndjej aromën tënde
tënden o Sham
më ka marrë malli për banorët e tu
o i mrekullueshmi Sham
më ka marrë malli për diturinë tënde
o "Shami Sherif"
për petalen time, o Sham...

U bëra kohë që nuk e kam ndjerë aromën tënde
u bëra kohë pa i shijuar trëndafilishtet e tua
u bëra kohë pa i prekur petalet
u bëra kohë pa të prekur
u bëra kohë pa të parë
u bëra kohë pa të ndjerë...

Oooh Sham, sa të dua
me çdo gjë që ke brenda...

Do të vij përsëri atje
më prit, së shpejti, InshaAllah
që t’a marr përsëri nektarin tënd
dhe dëshiroj, dëshir-oj
që të vdes atje,
pranë teje...

Të dua,
Sham...

3 comments:

Anonymous said...

Poezia per Shamin eshte e thjeshte, e lehte dhe e ndjere. Me pelqeu rrjeshmeria e fjaleve permes ndjenjave dhe te ngjall nje deshire dhe kureshtje te madhe per kete vend. Insh. do kemi rastin ta njohim nga afer "Shamin" tend :)))

Anita said...

Poezi me ndjenje, te ben te perjetosh ato qe autori thote, te ben te imagjinosh Shamin para syve, eshte e vecante si poezi, tregon dashuri te madhe per kete vend, sikur te ishe i lindur ne te, sikur te ishte atdheu yt.
:)

Mamduh said...

A heartfelt poetry from a lover to his beloved. Nuk eshte quajtur pa arsye Sham Sherif (I nderuar).

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *