23 December 2008

Rrugëve të botës - Poezi


Ermal BEGA

Eci rrugëve të botës
askush s’më sheh,
askush s’më flet,
askush s’më do.

Mundohem t’i flas dikujt,
por zemra nuk do.
Mundohem t’i buzëqesh dikujt,
por fytyra s’më lë.

Kam nevojë për paqe,
por paqe nuk ka.
Kam nevojë për dashuri,
por ajo është shumë larg.

Ç’ka ndodhur kështu
në këtë botë të mallkuar?
Njerëzit, kafshët, bimët,
çdo gjë ka ndryshuar.

Nderi ka humbur.
Moral nuk ka më.
Interesi material është rritur
Nuk më jetohet më.

Në çdo vend që kaloj
aromë të keqe ndiej kudo.
Kërkoj pakëz liri
që jetën si ferri mos t’a shijoj.

Mundohem të dal,
nuk di nga t’ia mbaj.
Bërtas me zë të lartë:
“Moral pa Zot nuk ka!”

Eci rrugëve të botës
askush s’më sheh,
askush s’më flet,
askush s’më do…

1 comment:

A.B said...

Eci rrugëve të botës
askush s’më sheh,
askush s’më flet,
askush s’më do.

keto jane ndjenjat e cdo personi qe ka provuar te largohet prej atdheut, qe ka provuar te perballet me peripecite dhe problemet e nje vendi te huaj,te cilat te lene nje shije te idhur per nje kohe te gjate e te bejne te bejne te ndihesh "jetim", i braktisur nga bota,,,por ndonjhere ndodh qe te ndihesh i tille edhe ne vendin tend!

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *