05 June 2009

Mbahet "Simpoziumi mbi përtëritjen e sjelljeve fetare" në Damask-Siri

Përgatiti: Ermal BEGA



Është me rëndësi të madhe organizimi i simpoziumit mbi përtëritjen e sjelljeve fetare në këto rrethana shumë kritike që po gëlltisin tërë botën - tha Dr. Muhamed al-Avva, rektori i Universitetit të Damaskut.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e hapjes së simpoziumit mbi sjelljet fetare, i cili u mbajt nën përkujdesjen e ministrit të Arsimit të Lartë në datën 10 Shkurt 2004 në ambientet e Universitetit të Damaskut, dr. Muhamed al-Avva tha se zhvillimet e fundit ndërkombëtare dëshmojnë për ndryshimet e kujdesshme të standardeve dhe vendimeve, dhe gjithashtu edhe për shfrytëzimin mizor të besimit dhe fesë në shërbim të interesave personale. Ai foli gjithashtu për mosmarrëveshjet e krijuara ndërmjet kombeve dhe aspiratat e errëta të popujve dhe shpresat për të arritur një të ardhme të ndritshme dhe të sigurt.
Simpoziumi 3-ditor u organizua nga Qendra e Studimeve Strategjike e Universitetit të Damaskut dhe nga Qendra e Studime Islame. Pjesëmarrësit në simpozium ishin dijetarë të njohur muslimanë nga 8 vende të ndryshme, duke përfshirë Sirinë, profesorë të universitetit dhe një numër i madh njerëzish.
Rektori i Universitetit të Damaskut, dr. Muhamed Isam al-Avva, theksoi se të gjitha fetë qiellore nuk kanë thirrur asnjëherë për ndarje, urrejtje, konflikte dhe diskriminime, përkundrazi, ato kanë thirrur për kulturë, paqe, mirësi dhe bashkëpunim. Historia arabe tregon kapituj të ndritur të tolerancës, bashkëjetesës dhe bashkëkulturës fetare. Dr. Al-Avva theksoi rëndësinë e madhe të mbajtjes së këtij simpoziumi shkencor në Universitetin e Damaskut. Ai nënvizoi mbajtjen e shpeshtë të organizimeve të tilla mbi identitetin dhe kulturën arabe, dhe kurrë të mos mbetemi në anën dhe mashtrimin e valës së ndryshimeve që kërkojnë të na çrrënjosin neve prej historisë dhe të na bëjnë që të harrojmë gjithçka rreth identitetit tonë, veçanërisht në mes të këtij sulmi të fuqishëm e barbar kundër Islamit. Forca të ndryshme policore janë kthyer kundër nesh nga ata terroristë të cilët proklamojnë se janë duke luftuar terrorizmin. Nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, njerëzit në Irak e Palestinë i janë nënshtruar formës më të keqe të terrorizmit, përfundoi Dr. al-Avva.
Drejtori i Qendrës për Studime, Kërkime dhe Studime Strategjike, Dr. Muhamed Habash, tha se kërkimi për të përtëritur sjelljet fetare po mbahet në dritën e dispozitave objektive të Mesazhit Islam i cili aspiron të japë përgjigjet e plota për çdo vend dhe kohë. Është një nevojë e logjikshme që besimtarët duhet të aspirojnë fjalët e Zotit të Plotfuqishëm dhe traditat e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).
Përtëritja e sjelljeve fetare është bërë një nevojë kombëtare dhe mbararabe. Gjatë shumë shekujve, sjelljet islame kanë shërbyer si mbajtëse e kulturës dhe ndryshimit arab. Përtëritja është gjithashtu një nevojë kulturore, sepse ajo ishte e vetmja gjë që i shndërroi vendet e Shamit në një qendër kulturore ndërkombëtare gjatë Mesjetës. Përçarjet e ndryshme islame në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë i mundësuan Izraelit që të përvetësojë territoret e pushtuara arabe, dhe luftanijeve amerikane që të vijnë në brigjet tona. Tani ne jemi të vetëdijshëm për këtë realitet të hidhur.
Dr. Habash shtoi: Simpoziumi pasqyron një bashkëpunim kulturor mes OQ-ve dhe OJQ-ve, me njerëz të fesë dhe të mendimit. Të gjithë dijetarët folës kanë respekt të plotë për kulturën islame, dhe që të gjithë përpiqen që t’i bëjnë sjelljet islame kontribut për ndërtimin e jetës dhe komunitetit.
Aty u fol gjithashtu edhe për sjelljet fetare të krishtera që të zbatohen nga dijetarët e krishterë. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për intrigat fetare zioniste të kryera në SHBA për të shfrytëzuar qëllimisht Librin e Shenjtë vetëm për t’u shërbyer interesave zioniste. Ishte Jesus Krishti (Isai) ai i cili e luftoi padrejtësinë dhe komplotet e çifutëve, dhe dha shembuj kryesorë për t’u ndjekur nga populli palestinez.
Nga Qendra për Kërkime dhe Studime Strategjike, Dr. Nabi Ali foli tepër për bashkëpunimin serioz dhe të frytshëm të mbajtur mes kësaj qendre dhe qendrave të tjera kërkimore dhe studimore në rajon, në nivele arabe dhe ndërkombëtare.
Dr. Ali theksoi rëndësinë e madhe të organizimit të simpoziumit gjatë këtyre sfidave shumë të vështira përballë kombit arab dhe musliman, dhe gjithashtu foli për ndryshimet shumë të shpejta që po përfshijnë atdheun arab dhe musliman në çdo aspekt të jetës. Ai bëri thirrje për përvetësimin e mënyrave shkencore, dhe nxitjen për të gjitha format e aktiviteteve në lidhje me kërkimin, njohuritë dhe konsolidimin e dialogut konstruktiv me qëllim që të planifikohet një sjellje e re fetare krejtësisht e aftë për të shtënë në dorë dhe kopjuar në të tashmen dhe në të ardhmen zhvillimin e ngjarjeve.
Në përfundim të ceremonisë së hapjes, aktivitetet e simpoziumit filluan me një sesion të kryesuar nga Dr. Samir Hasan me pjesëmarrjen e kryeredaktorit të revistës saudiane al-Kelimah (Fjala), Zaki Milad, Dr. Ahmed Burkavi nga Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Damaskut, dhe Dr. Abdul Meuti Bixhumi nga Egjipti.
Diskutimet që pasuan nënvizuan rëndësinë e përtëritjes së sjelljeve fetare kur në të njëjtën kohë duhen mbrojtur shtyllat bazë të fesë islame.
Ligjëruesit në sesionin e mbrëmjes ishin Abdul Kadir Kutani, Xhevdet Said, Enver Abu Taha, Dr. Abdulaziz al-Haxhi, dhe Shejh Husni Shehadeh.
Në simpozium gjithashtu me interes të madh u dëgjua ligjërata e dijetarit egjiptian Xhemal el-Sabit mbi Fik’hun e ri dhe rolin e tij në përtëritjen e sjelljeve fetare, ajo e dijetarit sirian Abdurrahman al-Haxh mbi strukturën e sjelljes së re fetare, dhe ndryshimet përkatëse pas 11 Shtatorit, dhe nga Dr. Abdullah al-Naxhar mbi përtëritjen e sjelljes islame nën udhëheqjen e Fik’hut Islam. Ligjërues të tjerë ishin: Dr. Suheir Abdulaziz, Dr. Fet’hi Jekin, Dr. Rifat Uthman etj.



Damask-Siri

Mars, 2004

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *