27 May 2010

Drejtori i ACFOS-Albania takohet me ambasadorin austriak

TAKIM ME AMBASADORIN AUSTRIAK

Florian Raunig dhe Ermal Bega
Sot më datë 27 maj 2010, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania), bëri një vizitë në ambasadën austriake ku u takua me ambasadorin e jashtëzakonshëm të Republikës së Austrisë në Tiranë, z. Florian Raunig.

Drejtori Ermal Bega, me ambasadorin austriak folën mbi çështje të ndryshme të cilat lidhen me kulturën e dy popujve, dhe mbi gjetjen e mënyrës së bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e kulturës.

Pas një bisedë të ngrohtë e miqësore, Ermal Bega i dhuroi ambasadorit austriak disa nga botimet e Qendrës Shqiptare për Studime Orientale si dhe 3 numrat e parë të revistës kulturore-shkencore për studime orientale “URA”, organ i Qendrës së mësipërme, e cila botohet dy herë në vit (një herë në gjashtë muaj).

Më tej, u shtruan disa ide mbi mënyrën e bashkëpunimit mes Qendrës Shqiptare për Studime Orientale dhe ambasadës austrike, ku u ra dakord që së shpejti të organizohet dhe një seminar në fushën e kulturës, në interes të dy vendeve.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *