Doli në shitje libri “LIDHJET LETRARE SHQIPTARE-ARABE”, i shkruar nga autori sirian me origjinë shqiptare, Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti).
Ky libër është ndër librat më me vlerë të shkruara nga ky autor. Ky libër, gjithashtu, është teza e tij e doktoraturës, e cila mbeti pa u botuar që nga viti 1981 (siç e përmend edhe vetë autori në parathënien e librit, pra për më shumë se 25 vjet), për të arritur që ta shohë dritën e botimit vetëm në vitin 2009. Një libër i tillë përmban një qasje studimore për herë të parë mbi lidhjet letrare shqiptare-arabe, ku vlen për t’u theksuar vlerësimi për autorin.
Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t’u shërbente shumë.
Urojmë që ky libër të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe kritikëve shqiptarë.
Të dhëna mbi librin:
Titulli i librit: Lidhjet Letrare Shqiptare-Arabe
Autor: Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)
Përgatiti për botim: Ermal BEGA
Redaktor gjuhësor: Dr. Xhevat LLOSHI
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 296
Çmimi në librari: 900 lekë (7 euro)
(Ata që e porosisin me e-mail e marrin me 800 lekë / 6 euro)
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Tiranë-Shqipëri
No comments:
Post a Comment