03 January 2011

Shteti dhe Islami në Shqipëri

Ermal BEGA

SHTETI DHE ISLAMI NË SHQIPËRI
Çdo njeriu i cili ka kaluar pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, në rrugën e Kavajës, në muajin e fundit të vitit 2010, i kanë shkuar direkt sytë te parulla e madhe e vendosur në murin e kësaj ministrie me mbishkrimin:
"Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ju uron: Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2011".
Me sa e di unë, është hera e parë që kjo ministri vendos një parullë të tillë për një festë të caktuar. Sikur të ishte shkruar vetëm "MTKRS-ja ju uron: Gëzuar Vitin e Ri 2011", kjo nuk do të më kishte bërë aspak përshtypje, duke menduar normalisht se shteti ynë shqiptar është laik por kur para saj pashë të shkruar “Gëzuar Krishtlindjet” më bëri të dyshoj për momentin në parimin laik të paraqitur të shtetit shqiptar.
Është hera e dytë që brenda vitit 2010 më zënë sytë dy organizime me baza fetare, çuditërisht të krishtera, nga ana e shtetit shqiptar. I pari ishte aktiviteti i madh që u propagandua gjatë gjithë vitit dhe për të cilin u vunë në funksion të gjithë mekanizmat e institucioneve të shtetit shqiptar, ndërsa i dyti ishte ky për Krishtlindjet. Uroj që në këtë mes të mos ketë ndonjë ndikim dashakeq nga disa punonjës të shtetit në këtë ministri, që për shkak të besimit të vet të krishterë fetar të bëjë propagandë fetare ose të ndikojë vendimi i tij ose i tyre si një ofendim ose nënçmim ndaj besimtarëve shqiptarë me shumicë islame.
Nga data 11.08.2010 - 08.09.2010 të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë agjëruan muajin e madhëruar të Ramazanit, dhe MTKRS-ja nuk bëri asnjë lajmërim të tillë urimi për besimtarët muslimanë. Por, meqë dhe ky urim për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri është i pari urim publik për besimtarët e krishterë dhe ata që festojnë Vitin e Ri, uroj dhe shpresoj që viti 2011 të shohë dhe një lajmërim të madh urimi për besimtarët muslimanë shqiptarë. Megjithatë, edhe pse jam disi skeptik se mund të realizohet kjo ide, parapëlqej që ta mendoj me optimizëm një ide të tillë, ku të gjithë të ndjehen të lumtur nga kjo praktikë brenda të njëjtit atdhe.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *