27 July 2011

Halil Xhibran - Për martesën (poezi)

Halil XHIBRAN

PËR MARTESËN
Ju keni lindur bashkë, dhe të dy duhet të jeni përgjithmonë
Ju duhet të jeni së bashku kur krahët e bardhë të vdekjes i shpërndajnë ditët tuaja
Po, ju duhet të jeni së bashku edhe në kujtesën e heshtur të Zotit
Por leni hapësira ndërmjet unitetit tuaj
Saqë dhe erërat e qiejve të kërcejnë ndërmjet jush.

Dashuroni njëri tjetrin, por mos bëni marrëveshje dashurie
Më mirë të jetë një det i lëvizshëm ndërmjet brigjeve të shpirtrave tuaj
Mbusheni kupën e njëri-tjetrit por mos pini nga e njëjta gotë
Jepini njëri-tjetrit nga buka juaj por mos hani nga e njëjta fetë
Këndoni dhe kërceni së bashku dhe jini të gëzuar, por lëreni secilin të rrijë vetëm
Njësoj si telat e një lahute që janë të vetme edhe pse ato dridhen me të njëjtën muzikë.

Jepini zemrat tuaja, por mos lejoni që të zotërohen nga njëri-tjetri
Vetëm dora e Jetës mund t’i përfshijë zemrat tuaja
Qëndroni së bashku por jo shumë afër njëri-tjetrit
Njësoj si shtyllat e tempullit që rrinë veç e veç
Sepse dhe lisi me selvinë nuk rriten nën hijen e njëri-tjetrit.

Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA

Kjo poezi është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe, në revistën “URA”, nr. 6, Pranverë-Verë 2011.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *