24 December 2008

Doli në treg libri: "Vështrim ndaj Orientalizmit dhe Orientalistëve"


Para disa kohësh, "Qendra Shqiptare për Studime Orientale" (ACFOS-Albania) nxori në treg librin e ri "Vështrim ndaj Orientalizmit dhe Orientalistëve", nga autori shqiptar nga Shkupi Behxhet Jashari.
Autori në këtë libër jep një informacion të përgjithshëm mbi Orientalistikën si shkencë, mbi orientalistët botërore si dhe studimet e tyre. Libra të tillë mbi çështje të ndryshme të fushës së Orientalistikës kanë munguar dhe mungojnë në shqip. Sidomos, shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për botime që kanë lidhje me orientalistikën shqiptare.

Titulli i librit: "Vështrim ndaj Orientalizmit dhe Orientalistëve"
Autor: Behxhet JASHARI
Recensentë: Mr. Fehim DRAGUSHA & Prof. Dr. Musa MUSAI
Parathënia: Mr. Halil IBRAHIMI
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Botues: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania), Tiranë
Viti: 2008
Formati: A5
Faqe: 90


Temat e librit janë si më poshtë:

Parathënie

Kapitulli i parë

I. Orientalizmi: Ç’kuptojmë me nocionet orientalistë dhe orientalizëm?
II. Shkaqet dhe zanafilla e orientalizmit

Kapitulli i dytë

I. Orientalizmi, orientalistët dhe misionarët e krishterë në shërbim të kolonializmit dhe supremacisë europiane në Orient
II. Një mekanizëm tjetër në krah të kolonializmit - antropologjia
III. Dy pasojat negative më të dukshme që solli kolonializmi

Kapitulli i tretë

I. Urrejtja e misionarëve orientalistë përmes shkrimit
II. Stereotipa dhe paragjykime ose Chanson de Roland është ende gjallë
III. Loja e dyfishtë europiane

Kapitulli i katërt

I. Disa nga shoqatat dhe institucionet kulturore e shkencore për studime orientale që u themeluan në Europë
II. Orientalistika në favor të së vërtetës apo orvatje serioze për të njohur Islamin
III. Vetëdijesim apo korrigjim të koncepteve nga disa intelektualë dhe orientalistë

Kapitulli i pestë

I. Orientalistët më ekstremë dhe veprat e tyre më të njohura përmes së cilave shprehën armiqësi kundër Islamit
II. Disa vepra të orientalistëve europianë-perëndimore
III. Studime shkencore nga dijetarë muslimanë për veprimtarinë e orientalistëve
IV. "Përplasja e Qytetërimeve" justifikim për zgjatjen e stereotipave historikë?!

Literatura e konsultuar

Summary (in English)

Me respekt,
"Qendra Shqiptare për Studime Orientale"
(ACFOS-Albania)
Tiranë
www.acfos-albania.org
E-mail: acfos_albania@yahoo.com

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *