Sejjid Alim ASHRAF
ISLAMI DHE ORIENTALIZMI
Leksion
i mbajtur më
8 Prill 2003
Në
Institutin Islam të Arsimimit dhe Kualifikimit Profesional
Moka, MAURITANI
Unë
do të doja, para së gjithash, të kërkoj falje për anglishten time sepse unë nuk
jam mësuar ta shpreh veten time në anglisht. Siç e dini, gjuha ime amtare është
urdishtja dhe gjuha ime akademike është arabishtja. Unë do të doja t’ju
falenderoja të gjithë juve për mundësinë që m’u dha mua për t’ju drejtuar të
gjithë juve mbi temën shumë të rëndësishme të orientalizmit dhe strategjitë e
tij makiaveliste kundër Islamit. Nuk është e tepërt të thuhet se orientalizmi
është rreziku më i madh i muslimanëve me të cilin po përballen sot. Unë duhet
të kërkoj falje për shqiptimin e emrave ashtu siç janë marrë fonetikisht nga
burimet arabe.
Orientalizmi
është njëri nga këndet e një trekëndëshi të fshehtë kundër Islamit, dy këndet e
tjera janë misionarizmi dhe kolonializmi. Në të vërtetë, orientalizmi është më
i rrezikshmi sepse synimet dhe objektivat e tij shkojnë më larg në mendjet e
mendimtarëve dhe intelektualëve; efekti i tij është më serioz në vrapimin e
gjatë. Vëllimi i dëmit dhe i bezdisjes së tij ndaj Islamit është më i madh se
sa ato të misionarizmit dhe kolonializmit, të vjetra ose të reja, ashtu siç
orientalizmi dëshiron ta dëmtojë imazhin e vërtetë të Islamit në mendjet e
njerëzve.
Ndryshimi
kryesor mes orientalizmit dhe misionarizmit është se misionarizmi përqendrohet
në njerëz të përgjithshëm, ndërsa orientalizmi ka si objektiv intelektualët.
Përndryshe, që të dyja janë të njëjta në synimet dhe objektivat e tyre. Pa
dyshim, që të dyja veprojnë për dominimin e Perëndimit mbi Lindjen në
përgjithësi, dhe mbi Botën Islame në veçanti, për dominimin social, kulturor,
ekonomik, politik, moral dhe fetar të Perëndimit. Orientalistët paralajmëruan
fillimin e kolonializmit. Së pari, përmes studimeve dhe kërkimeve të tyre në
vendet e Lindjes, ata formuluan idenë e pushtimit në mendjet e udhëheqësve
perëndimorë. Për shembull, Napoleoni në këtë mënyrë ishte joshur që të
pushtonte Egjiptin më 1798 në sajë të bllokut me shënime të udhëtimeve të
orientalistit francez Compte De Volnay. Së dyti, orientalistët i ndihmuan
kolonialistët dhe sundimin perëndimor që të pushtojnë territoret e Lindjes duke
shtruar rrugën për ndërhyrje të tilla. Dhe ne e dimë që një numër i madh i
orientalistëve ishin të parët në ushtritë e kolonialistëve, si Watson, Richard
etj. Së fundi, ata luajtën rolin më të spikatur në përjetësimin e
orientalistëve dhe sundimit perëndimor, si hartues të politikës dhe
diplomacisë. Dhe ne e dimë mirë se ata zunë vendet kryesore në çështjet
ministrore, bile dhe në administrimin e vendeve të pushtuara. Politika famëkeqe
dhe e urryer e ndarjes dhe sundimit ishte si rezultat i studimeve të kryera nga
orientalistët mbi sekte të ndryshme islame. Në këtë vështrim, ne mund të
përmendim një listë të gjatë të emrave të orientalistëve si William Muir,
Kromer, Sprenger, Gilbitt dhe Lawrence. Pas pavarësisë politike të vendeve të
Lindjes, politika e përmendur më lartë nuk ishte e dobishme për shumë kohë;
orientalistët menduan dhe zhvilluan më mirë politikën e "Shpifjes dhe
Sundimit". Ata i falsifikuan historitë në përpjekje të tyre për të prishur
pastërtinë e mesazhit islam, dhe për të futur mashtrimet e tyre të kohës si dhe
citatet e tyre në shkrimet e shenjta islame. Kështu, lexuesit e pavetëdijshëm u
futën në rrugë të gabuar. Qëllimi i tyre është që të dëmtojnë imazhin e
përkryer të Islamit në sytë e njerëzve evropianë me qëllim që t’i pengojnë ata
që të bashkohen me të vërtetën. Nga kjo pikëpamje, lordi musliman britanik N.
G. Headley thotë në librin e tij "Një zgjim perëndimor në Islam", se "është një gjynah i madh që këta
njerëz e paraqesin fenë tonë të pastër në një mënyrë të dëmshme. Në kohë të
ndryshme, orientalistët na thanë neve, gjatë diskutimeve tona, se ju adhuroni Muhamedin
(a.s.), martoheni katër herë dhe ju besoni se gruaja nuk ka shpirt, dhe ju i
ndaloni ato që të hyjnë në xhami". Lord Headley shtoi: "Se
ky në të vërtetë është një veprim shumë dashakeqës për të përhapur një besim me
mashtrime të shpifura duke e këmbyer me një fe tjetër."
Vëllezërit
e mi, orientalistët kanë një dredhi të shkëlqyer për të provuar diçka nëse ata
nuk kanë ndonjë mbështetje historike dhe akademike për mashtrimet e tyre. Me
përsëritjen e shpeshtë dhe të shumtë të mashtrimeve të tyre, gradualisht
citimet e tyre dashakeqe dhe të pasakta marrin trajtën e bindjes në mendjet e
njerëzve. Fuqia e tyre e përsëritjes në metodën e zgjuar të tyre bëhet i
barazvlefshëm me fuqinë e argumenteve. Në këtë mënyrë, ata i bëjnë shumë njerëz
që t’i besojnë mashtrimeve të tyre. Për shembull, një orientalist përhap një
ide të pabazë kundër Islamit, një tjetër vjen dhe e përpunon, një i tretë e
përhap atë me shtesa të mundshme të asaj ideje, një i katërt e shndërron të
njëjtën në një teori, dhe i fundit vjen dhe e transformon këtë teori në një
fakt jashtë dyshimit. Prandaj, ne mund të shohim se si një ide e pabazë në katër
ose pesë faza bëhet një fakt.
Libri
"Vargjet Satanike" është fryt i këtij plani djallëzor. Ky libër nuk
është vetëm një mal me abuzime, por gjithashtu, ai përmban shembuj të ndryshëm
të sajimeve si ajo që Xhebraili a.s. i ka thënë profetit a.s. që: "Përtej
çdo hije dyshimi, është e pamundur që të përshkosh hënën."
Të
gjithë ne i jemi përgjigjur kësaj pune satanike të përqendruar në pjesën më të
madhe të librit për sa i përket abuzimeve, ndërsa, sipas meje mashtrimet
helmuese më të rrezikshme në trillimet të cilat autori për të dëmtuar i fut në
librin e tij, janë vetëm për të krijuar keqkuptime në mendjet e njerëzve
perëndimorë. Për shembull, citimet e synimeve të përmendura më lart, në
paraqitjen e Islamit si një besim (fe) të prapambetur dhe joshkencor. Deklarata
të tilla të imituara dhe joshkencore mund të gjenden vetëm në vargjet satanike
por jo në vargjet e pandryshuara të Allahut. Ky libër ishte sajuar që të jepte
atë lloj imazhi fals të Islamit.
Madje
dhe termi "Vargjet Satanike" nuk është një sajesë e autorit të tij,
por ishte përdorur shpesh nga orientalistët shumë kohë më parë. Ne mund ta
gjejmë këtë term në enciklopedinë e Historisë së Mesjetës, përgatitur dhe
botuar nga Universiteti i Kembrixhit. Gjithashtu, orientalisti gjerman
Brocelman e përdor këtë term në librin e titulluar "Historia e Vendeve
Islame". Gjithashtu, ne e gjejmë të njëjtin term në librin e titulluar "Studime
Historike në Gjuhën Angleze", dhe në këtë libër është një kapitull i
veçantë i quajtur "Fillimi i Kundërshtimit dhe Vargjet Satanike".
Pavarësisht nga kjo metodë, është një mashtrim tjetër i cili përbëhet nga të
ofenduarit e dinjitetit të muslimanëve duke irrituar tërbimin e tyre të tillë
si reagimi i padurueshëm që u shkaktua me përmasa të mëdha në përleshjet e
fundit, dhe atëherë reagimi është shfrytëzuar shumë në media në mënyrë të tillë
që t’i përshkruajnë muslimanët si ekstremistë dhe pasues të një feje të
dhunshme.
Në
mesin e mashtrimeve të tyre të reja, është edhe paraqitja e ideve të tyre në
një mënyrë të tillë që i drejtohet shumë herë muslimanëve, si për shembull,
libri i Michael H. Hart i titulluar "100 personalitetet më me ndikim në
histori". Libri mori një vlerësim të madh nga intelektualët muslimanë për
arsye se autori në këtë libër e ka vlerësuar profetin Muhamed a.s. si
personaliteti më me ndikim në Historinë Njerëzore, por një lexim i librit
tregon se biografia e profetit Muhamed a.s. përmban ide të marra prej
orientalistëve. Në këtë mënyrë pavetëdija e muslimanëve, kryesisht e të rinjve,
kanë rënë në grackën e mashtrimit të zgjuar të një lëvdate të madhe në të cilën
është fshehur një gjarpër i helmuar. Në anën tjetër, libri të jep përshtypjen
se nuk ka ndonjë personalitet tjetër të rëndësishëm në historinë islame, përveç
profetit Muhamed a.s. dhe hazreti Umerit r.a. në listën e 100 personaliteteve
më me ndikim, në kohën kur nga një vend i vogël si Mbretëria e Bashkuar jepen
rreth 19 personalitete të tilla. Prandaj, ne mund të shohim se politika e "Shpifjes
dhe Sundimit" nuk dëmton më pak se politika e mëparshme e "Ndarjes
dhe Sundimit".
Vëllezër
të dashur, që kur ka nisur orientalizmi? Është shumë e vështirë për t’ju
përgjigjur kësaj, sepse orvatjet individuale shkojnë pas deri në kohët e
lashta, dhe është shumë ose pak e rëndësishme për të caktuar periudhën e saktë
për fillimin e orientalizmit individual. Sipas natyrës njerëzore, njerëzit janë
kuriozë që të dinë rreth zakoneve të njerëzve të tjerë dhe është krejt normale
që aty ishin vlerësime të tjetër mënyre të jetës. Këtu ne nuk duam të
diskutojmë mbi orvatjet individuale, por ne po diskutojmë rreth orientalizmit
të organizuar, institucioneve të fuqishme akademike të cilat përpiqen në mënyrë
aktive për dominimin e Perëndimit në fushat e politikës, fesë dhe kulturës
kryesisht që nga periudha mesjetare.
Pastaj,
shtrohet pyetja se "kur nisi ky orientalizëm i organizuar?" Sipas një
profesori bashkëkohor me nivel, Dr. Fet’hullah Zijadi nga Libia, ai nisi me
kryqëzatat, duke përmbushur testamentin e mbretit Luisi IX të Francës, i cili
kishte marrë edhe vetë pjesë në luftërat e kryqëzatave, dhe i cili kishte
komanduar luftën e tretë të kryqëzatave. Në atë luftë, Salahuddin Ejubi r.a. e
mundi Luisin IX, duke shkatërruar ushtrinë e tij dhe duke e burgosur monarkun
francez. Më vonë, Salahuddin Ejubi r.a., i mbushur me virtyte islame të
mëshirës dhe zemërbutësisë, e liroi mbretin francez. Por mbreti nuk u çlirua
kurrë nga burgu i tij psikologjik dhe mendor deri në vdekje. Para vdekjes së
tij, ai la testamentin e tij të mirënjohur në të cilën ai e nxiti botën e
krishterë që të luftonte kundër Islamit në fushën e besimit dhe mendimit, dhe
sipas tij, siç është përmendur në dëshirën e tij, muslimanët nuk mund të
mposhten në fushë-betejë deri sa ata të mposhten në fushën e besimit dhe ideve.
Ky
testament ekziston ende dhe sipas profesor Zijadit orientalizmi i organizuar
doli si shkak i kësaj dëshire të fortë të Luisit IX.
Në
përgjithësi orientalistët mburren se arsyeja e tyre krijuese është tërësisht
akademike, por faktet janë në kundërshtim me zotimin e tyre. Ne nuk jemi duke
mohuar këtu se nuk ka motive akademike në tërë punën e tyre. Ne e dimë se disa
perëndimorë e zgjodhën orientalizmin vetëm për të përmbushur interesat e tyre
personale, si Carlysle, Itiyandine, Marcel Bejart, Roger Garaudy, etj. Por
pavarësisht nga ky gjykim, rrjedha e orientalizmit është e motivuar nga qëllime
fetare dhe politike. Dhe ne kemi prova të mjaftueshme se arsyeja më e fortë
para orientalizmit ishte dhe është ai i urdhrit fetar dhe politik.
Për shembull:
Dijetarët
pajtohen unanimisht se orientalizmi buron nga kishat dhe zhvillohet nën
mbrojtjen e tyre.
Orientalistët
e parë ishin të lidhur me kishat, si prifti francez Gerbert i cili u bë kryetar
i Vatikanit në vitin 999 të erës sonë; Selfester i dytë; Peteri i respektuar, i
cili vdiq në vitin 1156; Gerald Craymony i cili vdiq në vitin 1189; prifti
Rikardo i cili vdiq në vitin 1320; dhe Johanna Ouscourby që vdiq në vitin 1456,
etj.
Shumë
prej institucioneve orientale në Evropë janë themeluar nga priftërinjtë dhe
kardinalët e krishterë, si Instituti i gjuhëve Orientale në Francë, i cili
ishte themeluar nga Papa Honorius IV në vitin 1285 të erës sonë. Universiteti i
Sorbonës ishte themeluar nga prifti i njohur francez De Sorbo. Rindërtimi i po
këtij Universiteti gjithashtu i takon përpjekjeve të priftit tjetër Richesco më
1626. Instituti i famshëm oriental spanjoll, i quajtur si zyra e përkthyesve,
ishte themeluar nga bishori Rajmondi I në vitin 1130. Kolegji Maroni i Romës
ishte ndërtuar nga Papa Gregorius në vitin 1584. Guri i themelit të Shkollës
për Gjuhët Orientale në Firence, Itali, ishte vendosur nga kardinali Di Medici.
Dhe kështu me radhë.
Marrëdhënia
e thellë mes orientalistëve dhe kishës zbulon qëllimet fetare prapa kësaj
lëvizjeje.
Shumë
prej vetë orientalistëve e pranojnë ekzistencën e qëllimeve fetare prapa
organizatës.
Siç
u përmend në fillim, qëllimi politik ishte qëllimi i dytë më i rëndësishëm
prapa orientalizmit. Dhe bile pas Luftës së Dytë Botërore, kur kolonializmi i
menjëhershëm filloi të shkatërrohet, perëndimi i la ambasadat, konsullatat dhe
misionet diplomatike në duart e orientalistëve, për të filluar periudhën e
neo-kolonializmit. Dhe këta orientalistë e luajnë ende rolin e tyre për të
destabilizuar qeveritë në vendet e Lindjes, për të krijuar dhe shpërndarë
tensione shoqërore, terrorizëm, gjakderdhje dhe aktivitete spiunazhi. Këto
ambasada dhe misione diplomatike të vendeve perëndimore janë ende aktive dhe të
fuqishme si rezidencat e hershme të sundimtarëve kolonialistë.
Orientalistët
kanë rënë dakord, që nga fillimi, që ata nuk do t’i arrijnë pikësynimet e tyre
pa e pushtuar diturinë me të cilën muslimanët kanë fituar famë. Së pari, ata u
vërsulën në Universitetet Islame të Kordovës, Bagdadit dhe Aleksandrisë. Kjo
ndodhi në kohën kur civilizimi islam ishte në kulmin e tij. Në përgjithësi,
historianët perëndimorë e paraqesin këtë periudhë si periudha e errët dhe netët
barbare (Gotike). Por në realitet, kur Evropa ishte në errësirë, vendet islame
ishin duke shkëlqyer në një periudhë të madhështisë fetare dhe kulturore.
Gustave
le Bon thotë: "Nëse arabët do të pushtonin Francën, Parisi
gjithashtu do t’u bënte një qendër e kulturës dhe e civilizimit, si Kordova në
Spanjë, ku njerëz të rëndomtë ishin të aftë për të shkruar dhe për të lexuar
dhe disa prej tyre mund të krijonin poezi, ndërsa mbretërit e Evropës në atë
kohë ishin të paaftë për të shkruar emrat e tyre." Pothuajse
çdo qytet i botës islame kishte një bibliotekë të madhe; çdo mesxhid (xhami)
ishte një qendër për arsimim dhe dituri. Vilderante citon në librin e tij "Historia
e Civilizimit" se Sulltani i Buharasë e ftoi një mjek shumë të njohur
musliman që të hynte në oborrin e tij, por ky e refuzoi ofertën e tij për arsye
se ai kishte nevojë për 400 deve për të mbartur librat e tij. Dhe në këtë kohë,
sipas Vilderantes, vetë Bibla nuk ishte e disponueshme jashtë kishave! Në
bibliotekën Aziz Bila el-Fatimi në Kajro, ishin 1.060.000 libra. Në mesin e
këtyre librave ishin 6000 volume mbi matematikën dhe 10.000 mbi filozofinë. Kjo
trashëgimi shumë e çmueshme ishte objektivi i perëndimit, veçanërisht i
orientalistëve, me qëllim që të shkatërrojnë botën islame dhe të ndërtojnë
Evropën. Për këtë qëllim, ata e transferuan trashëgiminë kulturore islame në dy
mënyra: në mënyrë të vjetër dhe në mënyrë të re.
Mënyra
e vjetër ka dy nën-mënyra: dobësimin e sundimit musliman në Spanjë, Siçili,
pjesën jugore të Italisë dhe Ballkanin në njërën anë, dhe në anën tjetër,
luftrat e kryqëzatave. Veç kësaj, pas pushtimit të trashëgimisë islame, forcat
perëndimore shkatërruan librat fetarë menjëherë dhe i transformuan librat e
shkencës dhe filozofisë në bibliotekat e tyre. Në kohën kur Granada, streha e
fundit e muslimanëve në Spanjë, u morr në vitin 1511 nga ushtria spanjolle,
kardinali K.C.Milenz urdhëroi djegien e të gjitha librave fetare në arabisht,
dhe urdhri i tij u zbatua në Bab-el-Rahlat. Sipas mendimeve të historianëve të
njohur, mbi 1.070.000 libra u dogjën në këtë vend. Dhe në mund ta marrim me
mend se sa e madhe ishte trashëgimia muslimane e shkatërruar në tërë Spanjën.
Gjatë
kryqëzatës botërore, kur kryqtarët pushtuan Palestinën dhe Sirinë, ata i
rrëmbyen bibliotekat e Tripolit, Kudsit, As-Kalanit, Gazës dhe Moaras, dhe i
dogjën të gjitha librat fetare islame. Sipas historianëve, vetëm në Tripoli,
numri i librave të djegur ishte 3 milionë. Kur mbreti i Rumanisë, Sharku V,
pushtoi Tunizinë, ushtria e tij dogji të gjitha librat arabisht (ju lutemi që
për detaje të shihni librin "Pronat e librarive islame të El-Mektebat
al-Islam", nga Dr. Muhamed Mahir Hamaada dhe Muassasa Al-Risala, botimi i
V, Damask, 1986, faqe 84 e tutje). (Gjithashtu ju lutemi që të shihni edhe
librin e titulluar "Arabët dhe Studimet Islame në Evropë", nga Dr.
Mishel Joha, Bejrut, 1982, faqe 264).
Vëllezër
të mi të dashur, tani le të tregojmë mënyrën e re për transferimin e trashëgimisë
islame në Evropë, me anë të orientalistëve dhe pasuesve të tyre. Kjo mënyrë e
re ka gjithashtu nën-mënyra, gjithsej tre. E para, ngritja e kolonive
perëndimore në vendet islame dhe lindore. E dyta, kërkimet dhe studimet
arkeologjike. Së treti, vjedhjet individuale dhe kolektive përmes
orientalistëve dhe administratorëve kolonialistë. Të gjitha këto mënyra janë
shembuj për të treguar se si është grabitur trashëgimia islame. Ishte një
grabitje e organizuar dhe e planifikuar mirë e një kombi nga një komb tjetër.
Për ta marrë atë trashëgimi, ata përdorën të gjitha mënyrat e ndyta, me anë të
dhuratave, ndërrimit të kulturës, përkrahjeve ushtarake dhe ekonomike; ata bile
shfrytëzuan urinë dhe varfërinë e atyre njerëzve për të marrë atë trashëgimi me
një çmim shumë të ulët. Gjatë periudhës koloniale, u bë një varg i pafund i
gërmimeve arkeologjike, të kryesuar nga orientalistët, dhe thesaret e
paçmueshme u transferuan. Ata lirinë e bënë të pakufishme për të bërë çfarëdo
që ata e mendonin të përshtatshme nën përkrahjen e fuqive koloniale. Çfarëdo
emrash që dikush mund t’i japë një ndërmarrjeje të tillë të turpshme, prova
qëndron se ajo ishte vjedhje e përbashkët në shkallë botërore!
Vëllezër
të dashur, unë dua t’ju jap disa shembuj të këtyre plaçkitjeve individuale dhe
kolektive:
Orientalisti
Bocok qëndroi për rreth pesë vjet në Halep, Siri, dhe Astaan, Stamboll, dhe ai
mblodhi, gjatë kësaj periudhe, një koleksion të rrallë të dorëshkrimeve islame
dhe po ai i transferoi në Angli. Ky koleksion ekziston ende në bibliotekën
Bodlian të Universitetit të Oksfordit.
Në
bibliotekën e Petersburgut janë me mijëra dorëshkrime arabe të cilat janë
plaçkitur nga imperialistët rusë gjatë pushtimeve të tyre të Ballkanit dhe
Turkistanit.
Universiteti
i Ladenit e caktoi një orientalist holandez, Juliusin, për të mbledhur
dorëshkrimet arabe nga bota islame. Dhe, për këtë qëllim, Universiteti Laden
ndau një shumë të madhe parash. Ajo çfarë u mblodh ekziston ende në
Universitetin e Ladenit.
Në
Universitetin e Durhamit, Angli, ekzistojnë 120.000 dorëshkrime arabe.
Në
bibliotekën e Indisë, zyra në Londër, është një numër i madh i librave të
çmueshme islame të shkruar në arabisht dhe persisht, dhe gjuhën indiane
gjithashtu, të cilat ishin vjedhur gjatë sundimit kolonial. Kjo bibliotekë u zgjerua
në vitin 1857, në të njëjtin vit kur Delhi u morr nga anglezët, pas
kryengritjes së famshme të Indisë.
Pa
dyshim, nuk ishte gjithçka rastësi! Zgjerimi i zyrës së bibliotekës së Indisë
ishte e përshtatshme për faktin se vendi duhej të ndërtohej për shkak të numrit
të madh të librave të vjedhura islame pas rënies së Delhit.
Në
Gjermani ekzistojnë shumë biblioteka të cilat përmbajnë një numër të madh të
dorëshkrimeve islame si në Berlin, Bon, Frankfurt, Mynih, Hamburg, Heidelberg,
etj. Orientalisti Alward përgatiti një bibliografi të bibliotekës së Berlinit
dhe të dorëshkrimeve arabe në një listë prej dhjetë volumesh të mëdha!
Orientalistja
e famshme italiane Gabriela shprehet se dorëshkrime arabe gjenden në 118
biblioteka të 59 qyteteve në Itali!
Siç
e përmenda, këto janë vetëm disa shembuj. Për më shumë fakte dhe detaje ju
lutem shihni në Historia e Trashëgimisë Arabe nga Fuad Sizgin; përkthim
arabisht nga Dr. Fehmi Abul Fadwal, Egjipt, Volumi 1, faqe 13-17. Po ashtu edhe
librin Ajnihatul Mak’r As-thalatha nga Abdur Rrahman Hasan Al-Maidani,
Darul-Kalam, botimi i dytë, Damask 1980, faqe 19 e më tej. Gjithashtu edhe
revistën al-Fikr Al-Arabi, Bejrut 1993, Volumi 31, faqe 190, 243, 307.
Pas
këtij shqyrtimi të shkurtër të plaçkitjes së trashëgimisë islame nga perëndimi,
lind pyetja: Sa është numri i përafërt i dorëshkrimeve dhe i librave të
vjedhura islame? Përgjigjja e saktë është pothuajse e vështirë, sepse të gjitha
bibliotekat me rëndësi nuk e kanë kompletuar listën e plotë të tyre. Gjithashtu
një numër i madh i librave dhe dorëshkrimeve islame gjendet në bibliotekat
personale. Bile edhe në bibliotekat publike, shumë libra janë vendosur në
seksione private, jashtë dhënies së studentëve muslimanë dhe dijetarëve
kërkues. Pavarësisht nga kjo, disa dijetarë arabë provuan të llogarisin
afërsisht numrin e librave dhe dorëshkrimeve të vjedhura islame. Sipas Ustadh
(Profesor) Abdul Rrahman al-Maidani, në fillim të shekullit të XIX numri kishte
arritur deri në 250.000. Nëse kjo shifër është arritur në fillim të kolonializmit,
ju mund ta merrni vetë me mend numrin total të librave dhe dorëshkrimeve të
vjedhura islame në fundin zyrtar të kolonializmit në gjysmën e shekullit XX.
Është e rëndësishme që të theksohet se librat islamë, në gjuhët e tjera përveç
arabisht, nuk janë marrë në llogari këtu, si në turqisht, persisht, urdu,
bangla, malaje, hausa, gjuhët svaheli, etj.
Vëllezër
të dashur, është një çrregullim shumë i madh madje edhe midis intelektualëve
muslimanë dhe të rinjve, rreth punës së orientalistëve dhe vlerës së tij të
vërtetë. Shumë prej nesh besojnë se orientalistët kanë shpëtuar trashëgiminë
tonë intelektuale dhe e sollën atë në dritë. Dhe ata e konsiderojnë punën e
orientalistëve si një shërbim të madh për kulturës dhe civilizimin islam. Madje
janë edhe një numër i profesorëve dhe dijetarëve tanë të cilët besojnë se pa
punën e orientalistëve Islami mund të bëhej vetëm një legjendë në rrjedhën e
kohës. Në të vërtetë disa prej tyre janë të pandërgjegjshëm, ndërsa të tjerët
frikësohen se do të konsiderohen të prapambetur nëse ata nuk e lavdërojnë
kontributin e orientalistëve.
Dr.
Abdul Azem al-Deeb ka konstatuar shumë bukur: "Është krejtësisht e
çuditshme që të shikosh një komb si i yni që t’i falenderohet dikujt i cili i
ka vjedhur dokumentet e tij, dhe ta falënderosh atë vetëm për faktin se hajduti
ka shpëtuar dokumentet e çmuara të tij dhe e pajisi atë me disa fotokopje të
dokumenteve!" Në fakt, puna e orientalistëve nuk është e gjitha
as ndonjë sasi as ndonjë cilësi e madhe për t’u lëvduar. Të supozuarit se orientalistët
kanë bërë një punë të madhe në shtypjen dhe botimin e dorëshkrimeve islame
është me të vërtetë e pabazë. Dr. Abdul Azem ka bërë një studim të thellë në
këtë çështje dhe në fund ai doli në përfundimin se kontributi i tyre nuk e
kalon 10%, dhe pjesa tjetër në fakt është kryer nga dijetarët muslimanë.
Arsyeja prapa kësaj mosmarrëveshjeje ndodh pikërisht prej kompleksit të
inferioritetit të të ashtuquajturve intelektualët tanë. Këtu po japim
gjithashtu edhe disa arsye të tjera: (1) mënyrën e mirë organizuar të punës dhe
aktiviteteve të orientalistëve; (2) marrëdhënia e tyre e afërt me
universitetet; (3) përhapja e botimit të punës së tyre nga media; (4) përkrahja
e gatshme nga qeveritë e tyre; (5) konferencat e planifikuara mirë dhe të
shpeshta orientale.
Prandaj,
ne vijmë në përfundimin se kontributi i orientalistëve përmes shtypjes, botimit
dhe shpërndarjes është vetëm rreth 10%. Sasia e tillë është pozicioni aktual i
punës së tyre. Nëse e këqyrim cilësinë e punës së tyre, ne do të gjejmë se
çfarëdo që ata kanë kryer, ishte për një qëllim të sigurt dhe jo për shërbim të
Islamit dhe diturisë.
Çdo
komb ka dy lloje të trashëgimisë së saj akademike: pozitive dhe negative;
seriozen dhe të rëndomtën; të ndritshmen dhe të errëtën. Çdo komb krenohet nga
trashëgimia e saj pozitive, e ruan atë, dhe punon për ta nxjerrë atë në dritë
të plotë dhe përpiqet që t’i fshehë të këqijat. Si të gjitha kombet e tjera,
edhe kombet muslimane i kanë të dyja llojet e punës në trashëgiminë e tyre.
Nëse vështrojmë thellë në kontributin e orientalistëve, ne do të gjejmë se ata
e kanë vënë theksin në pjesën negative të trashëgimisë sonë. Subjektet e tyre
të pëlqyera janë:
1. Ilm-ul-Kelam, me anë të së cilës ata
përpiqen që të nënvizojnë polemikat mes grupeve dhe shkollave muslimane.
2. Tesavvufi. Në mesin e librave të
tesavvufit ata me qëllim zgjedhin librat e shkruara nga të ashtuquajturit Sufi.
3. Literatura (Letërsia). Në mesin e
librave të letërsisë ata me qëllim zgjedhin libra si Alf Laila (Një mijë e një
net), Makaat dhe poezi imorale të cilat prezantojnë një figurë të keqe të
kulturës islame.
4. Filozofia. Ata me qëllim kanë shtypur
dhe botuar libra të tillë filozofikë të cilat janë në kundërshtim me moralin
islam.
5. Fik’h. Përmes librave të Fik’hut ata
ngulin këmbë shumë herë në polemikat mes shkollave të ndryshme islame të
jurisprudencës.
Prandaj,
ne mund të themi se kontributi i orientalistëve jo vetëm që është i vogël por
gjithashtu është i dëmshëm dhe i dënueshëm. Dhe nëse aty ka ndonjë aspekt të
shërbimit, ajo është vetëm një shërbim ndaj kishës dhe fuqive perëndimore!
Vëllezër
të dashur, sot, pothuajse të gjitha vendet islame kanë marrë pavarësinë
politike, por kjo pavarësi nuk do të jetë e plotë derisa muslimanët të marrin
përsëri prapa pasurinë e tyre akademike, dhe trashëgimia e tyre e pamatë t’u
kthehet atyre. Në fakt, ajo trashëgimi nuk ka ndonjë vlerë më të vogël sesa
toka që i është kthyer muslimanëve. Është e drejta legjitime e muslimanëve që
të përpiqen dhe të luftojnë për kthimin prapa të trashëgimisë së tyre
legjitime, dhe është përgjegjësi e fuqive koloniale që ta kthejnë prapa atë! Pa
dyshim, kjo trashëgimi është më e vlefshme se ari. Nëse dikush mund ta marrë
përsëri arin e vet, pse ne nuk mund të pyesim për trashëgiminë tonë akademike
dhe legjitime, dhe pse ne nuk mund ta marrim përsëri atë?
Përktheu dhe
përshtati nga anglishtja:
Ermal BEGA
Ky artikull është botuar në revistën
"URA", nr. 1/1, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2008, organ i ACFOS-Albania, acfos_albania@yahoo.com, uramagazine@gmail.com
No comments:
Post a Comment