Maksud AFTAB
Drejtues i The Islamic Herald (Lajmëtari Islam)
Gjatë Mesjetës, bota islame kishte një ndikim shumë të rëndësishëm në Europë, i cili si rrjedhim hapi rrugën për epokën e Rilindjes dhe Revolucionit Shkencor. Në periudhën e Mesjetës, Islami dhe muslimanët ndikuan në Europë me një numër të madh mënyrash të ndryshme. Një nga mënyrat më të rëndësishme të këtij subjekti ishte shkenca.
Që me lindjen e Islamit, muslimanët kanë bërë hapa të shkëlqyera përpara në fushën e shkencës. Qytetet si Bagdadi, Damasku, Kajro dhe Kordoba ishin qendrat e qytetërimit. Këto qytete po lulëzonin dhe shkencëtarët muslimanë bënë progrese të mëdha në zbatim, si në shkencën dhe teknologjinë teorike. Mirëpo, në Europë, situata ishte shumë më e ndryshme. Europa ishte në periudhën e saj të errët. Ajo nuk kishte një infrastrukturë ose një qeveri qendrore. Për muslimanët, Europa ishte e prapambetur, e paorganizuar, që nuk kishte asnjë rëndësi strategjike dhe ishte para së gjithash e pavend. Duke marrë parasysh periudhën e kohës kjo ishte e vërtetë. Sidoqoftë, kisha katolike (e cila në këtë kohë ishte institucioni më i fortë në Europë) e bindi në mënyrë të sukseshme Europën e krishterë se muslimanët ishin pabesimtarë. Kjo bëri që europianët të mendojnë se muslimanët ishin më të ulët me kulturë se Europa dhe në këtë mënyrë Europa ishte e paaftë që të përfitonte nga zbulimet e reja shkencore të bëra në vendet islame përpara vitit 1100. Duke bërë këtë, Europa e mbajti veten e saj në periudhën e errësirës, ndërkaq që nga Kina deri në Spanjë civilizimi islam përparoi. Gjatë kryqëzatave kontakti mes muslimanëve dhe të krishterëve ishte i kufizuar dhe nuk ishte transmetuar shumë dituri. Siç e ka shpjeguar A. Lewis, “Kryqtarët ishin njerëz të luftës, jo njerëz të diturisë”. Shkëmbimi i vërtetë i ideve i cili udhëhoqi në revolucionin shkencor dhe në epokën e Rilindjes ngjau në Spanjën muslimane.
Kordoba ishte kryeqyteti i Spanjës muslimane. Shpejt ajo u bë qendra e të gjitha njohurive dhe e mësimit për tërë Europën. Dijetarët dhe studentët nga pjesë të ndryshme të botës dhe të Europës vinin në Kordobë për të studiuar. Kontrasti në aktivitetin intelektual vërtetohet shumë qartë vetëm me një shembull: “Në shekullin e nëntë, biblioteka e manastirit të St. Gallit ishte më e madhja në Europë, e cila mburrej me 36 vëllime. Në të njëjtën kohë, biblioteka e Kordobës përmbante më shumë se 500.000 vëllime!”
Ideja e universitetit ishte një koncept i cili ishte huazuar nga muslimanët. Universitetet e para u shfaqën në botën islame nga fundi i shekullit 600 dhe fillimi i shekullit 700. Në Europë, disa prej universiteteve të hershme janë ato nën sundimin e Universitetit të Parisit dhe të Oksfordit, të cilat janë themeluar rreth shekullit të XIII-të. Këto universitete të hershme europiane janë themeluar gjithashtu të njëjta me ato islame dhe historianët e drejtë i kanë zbuluar ato në sistemin islam. Organizimi i brendshëm i këtyre universiteteve europiane ishte shumë i ngjashëm me ato islame, për shembull, ideja e diplomimit (Sahib) dhe e studentit (mutafakkih) është përftuar direkt nga termat islame.
Në fushën e matematikës, numri zero (0) dhe sistemi dhjetor ishin futur në Europë nga muslimanët, të cilat u bënë bazat e revolucionit shkencor. Numrat arabe të sjellura gjithashtu në Europë i bënë më të lehta detyrat matematikore, dhe problemet që kërkonin ditë për t’u zgjidhur tani mund të zgjidheshin brenda disa minutash. Veprat e Al-Kharizmit (Algorismus) ishin përkthyer në latinisht. Algorismus, nga i cili rrjedh termi matematikor “algorizmi”, shkruajti Sindhind-in, një përmbledhje e tabelave astronomike. Ai, që është më e rëndësishmja, shkruajti veprën bazë për algjebrën dhe gjeti metoda për përdorimin e problemeve të vështira matematikore, si rrënjët katrore dhe thyesat e përbëra. Ai udhëhoqi eksperimente të shumta, mati lartësinë e atmosferës së tokës, dhe zbuloi parimet e lenteve zmadhuese. Shumë prej librave të tij u përkthyen në gjuhët europiane. Vepra trigonometrike e Alkirmanit të Toledos e cila është përkthyer në latinisht (nga e cila ne marrim funksionet e sinusit dhe të kosinusit) është më përpara se ajo e diturive greke të gjeometrisë së Euklidit. Së bashku me matematikën, edhe shumica e njohurive të tjera në fushën e shkencës së fizikës u transportuan.
Kontributet islame në shkencë tashmë po përktheheshin dhe po tranferoheshin me të shpejtë nga Spanja në pjesën tjetër të Europës. Punimet e Ibn el-Haithamit mbi Optikën (në të cilat ai merret me 50 pyetje mbi Optikën të shtëna në dorën e dijetarëve muslimanë prej Frankëve), ishin përkthyer tërësisht. Muslimanët zbuluan parimin e lavjerrësit, i cili u përdorte për matjen e kohës. Shumë nga parimet e Isak Njutonit e kishin burimin nga kontributet e mëparshme të shkencës islame. Në fushën e kimisë shumë punime islame ishin përkthyer në gjuhën latine. Një nga fushat e studimeve të kësaj lëmie ishte alkimia. Muslimanët me zbulimin e elementeve të ndryshme, zhvilluan një arsyetim të mirë të formimit fizik të lëndës. Xhabir ibn-Hajjam (Xheber) ishte kimisti udhëheqës në botën islame, dhe shumë dijetarë e lidhin me të hyrjen e “metodave shkencore”. Një numër i madh i termave të përdorura në kimi si alkooli, (a) lembiku, alkali dhe eliksiri janë me origjinë islame.
Mjekësia ishte një shkencë çelës e zbuluar nga muslimanët. Al-Razi është njëri nga doktorët dhe shkrimtarët më të famshëm të historisë islame. Çdo qytet i madh kishte një spital, spitali i Kajros kishte më shumë se 8000 shtetër, me salla të ndara për ata me temperaturë, me oftalmi, dizanterinë dhe raste kirurgjike. Ai zbuloi origjinën e sëmundjes së lisë dhe tregoi se një njeri mund ta fitojë atë vetëm një herë në jetën e tij, prandaj tregoi ekzistencën e sistemit imunitar dhe se si funksionon ai. Doktorët muslimanë ishin gjithashtu të vetëdijshëm për cilësitë ngjitëse të sëmundjeve. Me qindra punime mjekësore ishin përkthyer në latinisht.
E gjithë kjo dituri e transmetuar nga muslimanët tek europianët ishte materiali i gjallë jetësor për revolucionin shkencor. Muslimanët jo vetëm që kaluan nëpër veprat klasike greke por gjithashtu përhapën teori shkencore të reja, pa të cilat rilindja europiane nuk do të kishte ndodhur. Në këtë mënyrë, megjithëse shumë prej kontributeve islame mbetën të papranueshme, ato luajtën një rol përbërës në transformimin europian.
Përktheu nga anglishtja:
Ermal Bega
No comments:
Post a Comment