PREZANTIM
Forumi 2010 është grumbullimi më i madh i shoqërisë civile për të prezantuar veprimtarinë ndërkulturore në të gjithë rajonin e Mesdheut.
Hapja e fondacionit Anna Lindh lidhet ngushtë me emrin e ish-ministres së punëve të jashtme të Suedisë e cila u vra nga një suedez me origjinë serbe më 11 shtator 2003. Ajo bëri përpjekje të mëdha në afrimin e kulturave të Europës dhe Mesdheut, dhe për këtë qëllim fondacioni njihet ndryshe si Euro-Med që nënkupton qëllimin e përbashkët të afrimit të kulturave të Europës dhe Mesdheut.
Shqipëria mori pjesë në këtë aktivitet të madh me pjesëmarrjen e 5 përfaqësuesve nga organizatat e shoqërisë civile, ku mori pjesë dhe Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania). Kjo Qendër u përfaqësua nga kryetari i saj, Ermal Bega.
Qëllimi i këtij forumi ishte që të krijonte hapësira të reja bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile që merren me dialogun ndërkulturor në unionin e rajonit të Mesdheut dhe për të zgjeruar aktivitetet e 43 rrjeteve kombëtare të Fondacionit Anna Lindh.
Mbledhja së bashku e mbi 800 përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile si edhe e folësve të nivelit të lartë nga fusha e politikës, kulturës dhe ekonomisë nga i tërë rajoni i Mesdheut shërbeu gjithashtu si frymëzim për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe si vegël për të bërë politika në fushën e dialogut ndërkulturor.
Forumi Anna Lindh 2010 (Anna Lindh Forum 2010), i cili është zhvilluar përmes një sërë takimesh parapërgatitore me organizatat bazë të shoqërisë civile në të gjithë rajonin, do të çojë në krijimin e platformave tematike të vazhdueshme të cilat do ta përkrahin Fondacionin Anna Lindh dhe rrjetet e saj kombëtare në orientimin e aktiviteteve të saj në të ardhmen.
Përgatiti: Ermal BEGA
Tiranë më 12/03/2010Photo © by Ermal BEGA
No comments:
Post a Comment