12 March 2010

Sharon i thotë Peresit: "Ne kontrollojmë Amerikën"

Muhamed KHODR*

SHARON[1] I THOTË PERESIT[2]:
"Ne kontrollojmë Amerikën"
Për të kënaqur dëshirat e Izraelit Kongresi provon të drejtën e tij

"Unë jam i vetëdijshëm se sa e pamundur është në këtë vend që të zbatosh një politikë të jashtme [në Lindjen e Mesme] jo të pëlqyer nga çifutët... kontrolli i tmerrshëm që çifutët kanë mbi mediat informative dhe pendën që çifutët kanë ngritur me anëtarët e Kongresit... Unë jam shumë i shqetësuar për faktin se ndikimi i çifutëve këtu është duke mbizotëruar tërësisht skenën dhe është duke e bërë pothuajse të pamundur për ta bindur kongresin për të bërë gjithçka që ata nuk e miratojnë. Ambasada izraelite në fakt po e urdhëron Kongresin përmes ndikimit të çifutëve në këtë vend."


Sekretari i Shtetit John Foster Dulles, cituar në faqen 99 të Shtyllat e Rëna nga Donald Neff

Historia e gjatë e përkrahjes së dy partive të kongresit për Izraelin e çoi ish-Sekretarin e Shtetit James Baker që ta quajë Kongresin "Knesseti i Vogël" sipas Knessetit (parlamentit) të Izraelit në Jerusalem. Shqetësimi dhe paraqitja jopatriotike e besnikërisë së Kongresit për një vend të huaj që është i varur nga bujaria dhe përkrahja e Amerikës është një skandal i panjohur për amerikanët. Me forcën e medias, me paraqitjen e anuar dhe dashamirëse të Izraelit ndërsa njëherësh duke mohuar çdo pikëpamje kundërshtare të Izraelit ose përshkrimeve dhe historive njerëzore të vuajtjeve të pafund të palestinezëve, nuk është e çuditshme që ne amerikanët jemi kaq të pavetëdijshëm për fytyrën e vërtetë të Izraelit. Si rrjedhim, në mënyrë tronditëse por jo të çuditshme vetëm 4 % e amerikanëve janë të ndërgjegjshëm për 34 vitet e pushtimit ushtarak e brutal të Izraelit ndaj palestinezëve.

Vetëm në kohë lufte dhe kërcënimi ndaj SH.B.A.-së Senati ynë tregon përkrahjen e fuqishme të dy partive të Amerikës që zakonisht ia siguron Izraelit. Pavarësisht krizave tona të tanishme në sigurinë e linjave ajrore, grindjet politike të Kongresit vazhdojnë për javë mes republikanëve dhe demokratëve duke i vendosur jetët e amerikanëve në rrezik kur ndihma e jashtme për Izraelin ishte e menjëhershme dhe automatike (rreth 6 miliardë dollarë), bile në kohën kur Kongresi na thotë neve për deficitet e buxhetit dhe pamjaftueshmërinë për punëtorët e papunë amerikanë. Si një amerikan, unë jam cenuar në besnikërinë e verbër historike që senatorët tanë i kanë siguruar Izraelit ndonëse ata shpërfillin shumë nga çështjet tona të brendshme e të ngutshme si siguria e linjave ajrore, siguria sociale dhe reforma e kujdesit shëndetësor, reforma arsimore, sigurimi shëndetësor për amerikanët nevojtarë, paratë për shkollat e shkatërruara, dhe mbulimin e ilaçeve për të moshuarit tanë. Kongresi ynë punon për kushtet paraprake që shumë amerikanë nuk janë interesuar për politikën e jashtme kështu që ata kanë një zbrazëti për ta parandaluar Izraelin me kontrolle boshe dhe me aeroplanët tanë të fundit luftarakë F-16 që Izraeli i përdor për të vrarë civilë palestinezë. Ata varen nga media jonë për të na mbajtur neve të painformuar dhe të hutuar me sporte, Harry Poter, dhe skandale.

Gjatë luftës së Amerikës ndaj terrorizmit, presidenti Bush dhe sekretari Powell kanë punuar për të mbajtur një koalicion delikat ndërmjet 55 shteteve arabe dhe muslimane. Për të bërë atë, ata kanë dëgjuar në fund kryeministrin britanik Tony Blair, udhëheqës të tjerë evropianë dhe arabë dhe kanë rinisur procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Bushi e ka injoruar konfliktin izraelito-palestinez që nga marrja e postit duke e lejuar në këtë mënyrë Sharonin që të sulmojë përsëri dhe të ripushtojë territoret palestineze gjatë Intifadës që kushtoi jetët e mbi 800 palestinezëve dhe të 175 izraelitëve dhe me qindra shtëpi të shembura të palestinezëve.

Për herë të parë Bushi shprehu fjalën "shteti palestinez" (është e përfytyrueshme që presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë të mos ketë guxim që të shqiptojë këto dy fjalë). Powell e ka kritikuar vazhdimisht Izraelin për politikën e tij vrasëse, për shkatërrimin e shtëpive, për shkeljen e territoreve të kontrolluara nga palestinezët, dhe ndonëse ai dhe Bushi i kanë kërkuar vazhdimisht Sharonit që të tërhiqet nga territoret palestineze, ai i ka injoruar ata dhe bile i ka krahasuar ata me paqësuesit nazistë. Asnjë nga kundërshtimet e Sharonit ndaj presidentit amerikan gjatë kësaj krize nxori çdo kritikë nga Kongresi ynë i guximshëm."

Tani skena është vendosur për fjalimin aq shumë të pritur të Powell, një nismë e re në Lindjen e Mesme të hënën më 19 nëntor, në Kentucky. Ai është afishuar si një fjalim historik. Sipas faqes së internetit British Telegraph (telegraph.co.uk) të datës 18 nëntor, qëllimi i parë i Powell ishte që të paraqiste vizionin administrativ për krijimin e një shteti palestinez, duke përfshirë dhe tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, për t’u pasuar nga bisedimet për paqe deri në çështjet e "statusit final" si kufijtë, refugjatët dhe fati i Jerusalemit. Ai u nxit nga shenjat se shtetet moderne arabe do ta pranojnë Izraelin dhe të drejtat e tij të vazhdueshme për të ekzistuara nëse palestinezët vendosin të veprojnë po ashtu, një faktor bazë për çdo marrëveshje paqeje. Bile edhe qëndrimi i gjatë kundërshtues i Iranit ndaj Procesit të Paqes u rrëzua kur javën e kaluar presidenti i Iranit Muhammed Khatami tha: "Nëse palestinezët e pranojnë këtë çështje ne do të respektojmë dëshirat e popullit palestinez."

Megjithatë, ashtu siç është bërë zakon, sa herë që ka ndonjë mundësi që të kritikohet Izraeli, forcat pro izraelite vijnë dhe bëhen një forcë duke i bërë presion Shtëpisë së Bardhë që të zbusë ose të ndryshojë formulimin e saj. Për shkak të trysnisë së madhe nga Kongresi, media, dhe lobi i fuqishëm amerikano-çifut, Shtëpia e Bardhë ka ndërhyrë që të zbusë fjalimin e Powell mbi Lindjen e Mesme të planifikuar për në 19 nëntor. Presidenti George W. Bush besohet se e ka bllokuar Powell që të shkaktojë trysni të madhe ndaj Izraelit që të bëjë lëshime në kërkim të paqes. Si përfundim, sipas zyrtarëve të Uashingtonit, fjalimi i zbutur është "më pak se një nismë dhe më shumë se një thirrje e përgjithshme për njerëzit që të gjallërojnë idetë e tyre".

ROLI I SHTËPISË SË BARDHË DHE I SENATIT NË SHËRBIM TË IZRAELIT E JO AMERIKËS

89 SENATORË E SHTYJNË PRESIDENTIN BUSH QË TË MOS E PENGOJË IZRAELIN

16 Nëntor 2001

Sipas New York Times në një artikull të titulluar "Senatorët e shtyjnë Bushin që të mos e pengojë Izraelin (17 nëntor), 89 senatorë nënshkruan një letër presidentit Bush duke e nxitur atë që të mos e kufizojë Izraelin nga hakmarrja e plotë kundër dhunës palestineze dhe për të shprehur së shpejti në mënyrë publike solidaritetin e tij me Izraelin. Më vonë u krye një sulm me përparësi kundër fjalimit të parashikuar të Sekretarit të Shtetit Colin Powell mbi konfliktin në Lindjen e Mesme që kishte si qëllim që të linte në heshtje çdo kritikë direkt ose indirekt të Izraelit dhe nga propozimi i çdo shprese për aspiratat e palestinezëve për një atdhe të bazuar në Rezolutat 242 dhe 338 të Kombeve të Bashkuara të cilat kërkojnë nga Izraeli që të tërhiqet nga të gjitha territoret e pushtuara në sulmin parandalues të vitit 1967 ndaj palestinezëve dhe vendeve arabe. Në letër, Sekretari e lavdëroi z. Bush që refuzoi të takohej me Arafatin dhe për mospërfilljen e tij në Kombet e Bashkuara duke refuzuar bile që të shtrëngonte dorën e tij.

Si zakonisht, rasti i Letrës u nxit nga grupet amerikane-çifute duke vendosur ndjenjat e tyre mbi Kongresin "tonë?". Sipas gazetës Times, letra, "e kishte prejardhjen nga një takim dy javë më parë mes udhëheqësve të komunitetit amerikano-çifut dhe senatorëve kryesorë dhe ishte propozuar nga senatori Christopher S. Bond, republikan nga Missouri. Në mënyrë të veçantë aktiv në dhënien e këshillës mbi letrën ka qenë Komiteti Amerikano-Çifut për Çështjet Publike (AIPAC), lobi kryesor ndikues për Izraelin."

Letra e 89 senatorëve është një në historinë e gjatë të letrave dhe rezolutave të pranuara nga Kongresi "ynë?". Kongresi mendonte të frikësonte dhe të shtypte çdo lëvizje nga një president amerikan që kërkon bisedime për paqe për konfliktin izraelito-palestinez bazuar në formulën e pranuar ndërkombëtarisht të vendit për paqen e bazuar në Rezolutat 242 dhe 338 të Kombeve të Bashkuara.

Kjo politikë udhëzuese e Kongresit ndaj Izraelit nisi më 21 shtator 1922 pas së cilës Kongresi Amerikan nënshkroi Deklaratën Britanike të Balfourit.

KONGRESI AMERIKAN NËNSHKRUAN DEKLARATËN E BALFOURIT: 21 SHTATOR 1922

Vendosur nga Senati dhe Shtëpia e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mbledhjen e Kongresit.

Që Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratojnë themelimin në Palestinë të një strehe kombëtare për çifutët, është qartësisht e kuptueshme se nuk mund të bëhet asgjë që do të paragjykojë të drejtat civile dhe fetare të të krishterëve dhe të gjitha komuniteteve të tjera jo-çifute në Palestinë, dhe se vendet e shenjta dhe ndërtesat e vendndodhjet fetare në Palestinë do të mbrohen si duhet.
(Rezoluta publike nr. 73, Kongresi 67, Sesioni i Dytë).

Letër drejtuar presidentit Ford nga 71 senatorë në lidhje me "Rishqyrtimin"
(9 dhjetor 1974)

I dashur z. President:

Duke ju shkruar juve për zhvillimet e tanishme në Lindjen e Mesme, ne dëshirojnë që të ripohoni urdhrin zyrtar për mbijetesën dhe integritetin e shtetit të Izraelit i cili ka qenë parimi bazë i dy partive të politikës amerikane për 26 vjet gjatë pesë administratave.

Ne nuk besojmë se një politikë e paqësimit (shënim: ky çmim i paqësimit i shkruar 27 vjet më parë u përsërit kohët e fundit nga Sharoni: pra të njëjtat klishe janë përdorur një pas një për të mbrojtur Izraelin) do të jetë ndonjë gjë më e suksesshme tani nga ai i treguar në Evropë në vitin 1930 sepse ne përballemi me një uri e cila rritet nga ushqimi i ngrënë.

Ne duam që ju ta përsërisni urdhrin zyrtar të vjetër ndaj kombit tonë për sigurinë e Izraelit me anë të një politike të pajisjeve të vazhdueshme ushtarake dhe përkrahjes diplomatike dhe ekonomike. Duke vepruar kështu, ju do të veproni për interesat më të mira të Shteteve të Bashkuara dhe me përkrahjen e Kongresit dhe të amerikanëve. (Shënim: përsëri duke përdorur lidhjen se çfarë është e mirë për Izraelin është e mirë për Amerikën, askush nuk është lejuar që të kundërshtojë këtë të pavërtetë të rrezikshme).

Senati kundërshton deklaratën e njëanshme të një Shteti Palestinez
11 Mars 1999

Me një votim 98-1, Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë në 11 mars 1999, duke i kërkuar Presidentit Klinton që të pengojë çdo deklaratë të njëanshme për një shtet të pavarur palestinez. Një rezolutë e ngjashme është kaluar nga Shtëpia e Bardhë në 16 mars me një votim 380-24. Senatori Robert Byrd, një demokrat i Virxhinias perëndimore, hodhi votën e vetme kundër masës.

96 senatorë i bëjnë thirrje presidentit Klinton që të përkrahë Izraelin
(shënim: këtu tregohet vetëm një pjesë e letrës)
12 Tetor 2000

Të gjithë përveç katër antarëve të Senatit të Shteteve të Bashkuara firmosën letrën pasuese te presidenti Klinton duke shprehur solidaritetin e tyre me Izraelin. Katër senatorët që nuk firmosën ishin Spencer Abraham (R-MI), Judd Gregg (R-NH), Robert Byrd (D-WV) dhe Chuck Hagel (R-NE). Letra e dy partive u qarkullua nga udhëheqësi i shumicës së Senatit Trent Lott (R-MS) dhe Tom Daschle (D-ND).

I dashur z. President:

Ne po ju shkruajmë për të shprehur solidaritetin tonë me Shtetin e Izraelit në këtë moment krize dhe zhgënjimin dhe mërzitjen tonë të thellë me kryetarin e OÇP-së Arafatin dhe me Autoritetin Palestinez... Ne jemi tepër të shqetësuar për vazhdimin e fushatës së koordinuar të dhunës palestineze.

Ne ju nxisim juve që të shprehni solidaritetin amerikan me Izraelin në këtë moment vendimtar, që të dënoni fushatën e dhunës të palestinezëve, që të bëni gjithçka që është e mundur për të siguruar kthimin e tre ushtarëve të rrëmbyer izraelitë nga Libani, dhe të qëndroni përkrah Izraelit në arenën ndërkombëtare - jo vetëm për shkak se ne duam, por sepse veprime të tilla janë gjithashtu mënyra më e mirë për të rikthyer procesin e bisedimeve.

Zotimi i hapur dhe i qëndrueshëm i Amerikës për sigurinë e Izraelit është rruga më e sigurt për të parë rrugën tonë të sigurt përmes saj.

53 senatorë të Shteteve të Bashkuara nxisin Kryqin e Kuq që të pranojë MDA-në
Nga Melisa Radler JPOST

Në përpjekjen e dy partive të drejtuar nga senatorët e Shteteve të Bashkuara Peter Fitzgerald (R-Illinois) dhe Hillary Rodham Clinton (D-New York), një grup prej 53 senatorëve i dërguar dje letra Sekretarit të Shtetit Colin Powell dhe udhëheqësve të Kryqit të Kuq duke e nxitur organizatën më të madhe humanitare në botë që t’i dhurojë anëtarësi të plotë dhe të menjëhershme Magen David Adom (e barasvlershmja e Izraelit me Kryqin e Kuq).

Letër e nënshkruar nga 81 senatorë duke i kërkuar Presidentit Klinton që të mos i bëjë trysni Izraelit
(shënim: poshtë është vetëm një pjesë e letrës)

I dashur z. President:

Ne po ju shkruajmë rreth procesit të paqes në Lindjen e Mesme, dhe raportet e botuara të një mosmarrëveshjeje mes administratës sonë dhe qeverisë së Izraelit që mund të çojë në paraqitjen publikisht nga Shtetet e Bashkuara të një propozimi për paqe i cili është i njohur që është i papranueshëm për Izraelin. Ne shpresojmë se këto raporte nuk janë të vërteta.

Ne e ndajmë mërzitjen e administratës tuaj me mungesën e kësaj lëvizjeje, por duke e besuar atë do të bëni një gabim serioz për Shtetet e Bashkuara për ta ndryshuar nga roli i tij tradicional si ndihmues i procesit të paqes duke përdorur presione publike kundër Izraelit. Kjo do të ishte veçanërisht e padrejtë dhe antiproduktive që kur Izraeli ka mbajtur premtimet që bëri në Oslo.

Zotimi i Amerikës për sigurinë e Izraelit e rrethon tërë procesin e paqes dhe i siguron Izraelit mirëbesimin që ai ka nevojë për të pasur shumë rreziqe të mëdha për paqe. Diplomacia e Amerikës për Lindjen e Mesme, siç e dini dhe siç e keni parë shumë mirë, ka punuar gjithnjë shumë mirë kur është ushtruar qetë dhe në marrëveshje me Izraelin. Ne ju nxisim fort juve që të vazhdoni rolin tonë kritik si ndihmues i një procesi që më në fund mund të arrijë suksese vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me vetë partitë.

Sinqerisht,
Joseph I. Lieberman
Connie Mack

Letër nga Newt Gingrich, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
të Shteteve të Bashkuara, drejtuar presidentit Klinton:
Gingrich kritikon trysninë e Klintonit ndaj Izraelit
6 Maj 1998
(shënim: këtu tregohet vetëm një pjesë e letrës)

I dashur z. President:

Unë kam ndjekur ndryshimet e fundit në politikën tuaj administrative ndaj Izraelit me një ndjenjë shqetësimi të thellë dhe të rritur.

Unë besoj fuqimisht se paqja e vërtetë dhe e qëndrueshme në Izrael mund të realizohet vetëm përmes dialogut vullnetar të drejtpërdrejtë mes partive, dhe jo si rezultat i trysnisë së jashtme të pashpirt nga Shtetet e Bashkuara. Izraeli duhet të jetë i aftë që të vendosë për nevojat e sigurisë së vet dhe të vendosë kushtet e veta për bisedime pa u shtrënguar nga Shtetet e Bashkuara.

Nëse administrata juaj e përdor ndikimin e saj për të projektuar një "zgjidhje" të njëanshme ose të detyrojë Izraelin të ulet në tavolinë... atëherë çfarë arsyeje ka Kryetari Arafat për të lëvizur drejt tokës së përbashkët kur vullnetarët e Amerikës ta pengojë Izraelin në pozicionin e tanishëm?

Më keq, taktikat e detyrueshme të Amerikës do t’i dërgojnë një sinjal të qartë përkrahësve të terrorizmit që veprimet e tyre vrasëse janë një mjet veprues në dhunën e lëshuar nga Izraeli. Sinjale të tilla e rrezikojnë Izraelin dhe e dobësojnë më tepër  procesin e paqes. (shënim: një argument i tillë është përdorur para dhe pas 11 Shtatorit)

Administrata juaj mund të përcaktojë sërish politikën e saj në këtë rajon.

Sinqerisht,
Newt Gingrich
Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

87 SENATORË, 209 PËRFAQËSUES I SHKRUAJNË PRESIDENTIT BUSH: PËRKRAH IZRAELIN

Dhoma dhe Senati thërrasin për rivlerësim të marrëdhënieve Shtetet e Bashkuara-Palestinë më 6 Prill 2001

(Burimi: Komiteti amerikano-izraelit për Çështjet Publike: AIPAC)

87 anëtarë të Senatit dhe 209 anëtarë të Dhomës i dërguan letra presidentit Bush duke e nxitur atë që të rivlerësojë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Autoritetin Palestinez.

Letra e Senatit (Letra e Dhomës është pothuajse e njëjtë)

I dashur z. President:

Ne po ju shkruajmë juve për një ndjenjë të thellë zhgënjimi, zemërimi dhe që ka lidhje me ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme... Gjatë disa muajve të kaluar, palestinezët nisën mesatarisht mbi 30 "incidente" në ditë kundër ushtarëve dhe civilëve izraelitë (shënim: nuk është përmendur asnjë nga 4 aksidentet palestineze që ka shkaktuar Izraeli ose dënimi ndërkombëtar i Izraelit nga Departamenti i Shtetit dhe ÇDO Organizatë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.)

Sipas ndryshimeve të ashpra që kanë zënë vend në muajt e fundit ne besojmë se është koha që Shtetet e Bashkuara të nisin rivlerësim të marrëdhënieve tona me palestinezët. Një rivlerësim i tillë duhet, sipas pikëpamjes sonë, të kontrollojë nëse këta grupe palestineze janë përfshirë në dhunë, si OÇP-ja - grupet e bashkuara Force 17 dhe Tanzim, duhen emërtuar si organizata të huaja terroriste sipas paragrafit 219 të KSHB (Kongresit të Shteteve të Bashkuara), nëse ndihma e Shteteve të Bashkuara për palestinezët në të vërtetë përputhet me qëllimet e tij, dhe nëse është e përshtatshme për Arafatin që të ftohet për të takuar zyrtarët e nivelit të lartë në Uashington kur dhuna vazhdon; ne gjithashtu besojmë se ju do të ripohoni kundërshtimin e Amerikës për deklarimin e njëanshëm të një shteti të pavarur palestinez.

Është gjithashtu koha që ne nga të dy partitë të cilët shërbejmë në Kongres dhe në administratën tuaj që të shpallim përsëri zotimin për sigurinë e Izraelit dhe në mënyrë të veçantë për vlerat dhe interesat e përbashkëta të cilat Amerika dhe Izraeli i ndajnë.

11 Qershor 2001

Dhoma e Përfaqësuesve përfshiu disa pajisje pro-izraelite në Dekretin e Autorizuar të Marrëdhënieve me Jashtë. Legjislacioni, i cili miratoi 352-73 në 16 maj, përfshinte një paragraf të firmosur nga republikani Anthony Weiner (D-NY), çifut, duke i bërë thirrje Departamentit të Shtetit që të rishikojë paralajmërimin e lëvizjes aktuale të Izraelit, ndërsa Jeff Flake (R-AZ) dhe Eric Cantor (R-VA), Cantor është çifut, duke përfshirë gjuhën për të kritikuar komentet anti-Izrael dhe anti-semite të presidentit të Sirisë Asadit.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi që të ndëshkonte Libanin për mossigurimin e kufijve të tij me Izraelin. Dhoma shtoi një masë, të ofruar nga republikani Tom Lantos (D-CA), çifut, në Dekretin e Autorizuar të Marrëdhënieve me Jashtë për të ndaluar përkrahjen e sigurt të Shteteve të Bashkuara për ushtrinë libaneze deri sa ushtria të marrë kontrollin e kufirit të vendit me Izraelin larg Hezbollahut. (shënim: Izraeli u tërhoq nga Libani pas 22 vitesh pushtimi ushtarak.)

Kryqi i Kuq mohoi që t’i përshkruante kolonët çifutë si "krime lufte." Për t’ju përgjigjur një letre të shprehur në mënyrë të fuqishme nga republikani Eliot Engel (D-NY), çifut, në lidhje me paraqitjet e fundit që burojnë nga organizata, Dr. Jakob Kellenberger, president i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, konstatoi në mënyrë të qartë se Kryqi i Kuq nuk e konsideron veprimtarinë kolonizuese të Izraelit si "krim lufte."

SHEMBUJ TË SECILIT SENATOR DUKE SHPREHUR SOLIDARITETIN E TYRE ME IZRAELIN

SENATORI CHARLES SCHUMER (DEMOKRAT), NJË NGA DHJETË SENATORËT ÇIFUTË: LETËR DREJTUAR NEW YORK TIMES
1 Gusht 2001

Në një letër drejtuar botuesit dhe të botuar në gazetën New York Times më 1 gusht 2001, senatori Charles Schumer, senator çifut nga New York, konstatoi se Ehud Barak i ka ofruar palestinezëve një shtet të tyre në 97 % të Bregut Perëndimor me një kryeqytet në Jerusalemin lindor. Ai tha se z. Arafat e refuzoi këtë ofertë dhe në vend që të zgjidhte paqen ai orkestroi një valë dhune që i dha fund procesit të paqes. (shënim: shtrirja dhe përmbajtja e ofertës që ai përmendi është e pavërtetë dhe "bujaria" e Barakut e cila nuk ishte thënë asnjëherë në publik ishte përgënjeshtruar nga ndërmjetësit amerikanë të cilët gjithashtu shkruan në gazetën New York Times.)

SENATORI JOHN McCAIN (Republikan) PRANOI QË TË PUNONTE PËR IZRAELIN DUKE DREJTUAR FUSHATËN NDËRKOMBËTARE PËR TË LIRUAR PENGJET IZRAELITE NË LIBAN

Sipas gazetës Jerusalem Post të 1 gusht 2001 kryetari i Knessetit të Izraelit Avraham Burg i kërkoi senatorit John McCain që të udhëhiqte një fushatë ndërkombëtare ndaj shtypit për lirimin e tre ushtarëve izraelitë dhe një biznesmen të zënë rob nga Hizbullahu në Liban. Senatori McCain pranoi. (shënim: si zakonisht lajme të tilla nuk shpallen në mediat amerikane. Asgjë nuk u zu në gojë për qindra libanezë të zënë rob nga Izraeli dhe mbi 3000 palestinezë të burgosur në Izrael të mbajtur pa asnjë akuzë)

SENATORI JOSEPH BIDEN (D-Delaware) PREMTON BESNIKËRINË E TIJ NDAJ IZRAELIT

Në muajin qershor të këtij viti senatori Joseph Biden (D-Delaware), Drejtor i Komitetit të fuqishëm për Marrëdhëniet me Jashtë i tha Këshillit për Marrëdhëniet e Jashtme pro-izraelit se miqësia Izrael-Shtetet e Bashkuara "nuk është një ngjarje e përkohshme, një bashkim i lehtë, ose një lidhje afatshkurtër."

SENATORI JESSE HELMS (R-N Carolina) KUJDESET MË SHUMË PËR SIGURINË E IZRAELIT SE SA PËR GJENERALIN E MËPARSHËM DHE KRYEMINISTRIN EHUD BARAK

Sipas gazetës Jerusalem Post të datës 16 gusht 2000: "Kritika e Jesse Helms ndaj koncesionit të Barakut."

Jesse Helms, kryetar i Komitetit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, kritikon kryeministrin Ehud Barak për kryerjen e shumë koncesioneve në Camp David.

"Kryeministri izraelit Ehud Barak ofroi koncesione të papërfytyrueshme edhe disa javë më parë; në të vërtetë, unë besoj se ai ka shkuar shumë larg." Helms shkroi në një letër të datës 8 gusht drejtuar amerikanëve për një Izrael të sigurt, dhe një grup i vogël i New York-ut e kundërshtoi procesin e paqes të nisur në Oslo në vitin 1993.

"Izraeli duhet të ketë një marrëveshje e cila lejon një shtet të mbrojtur; kufijtë parashikuar në Camp David e bën Izraelin të cenueshëm," shtoi Helms.

Asnjë qytetar amerikan, asnjë organizatë amerikane, asnjë institucion amerikan, dhe asnjë nevojë ose politikë e vendit nuk e ka marrë vëmendjen e menjëhershme të pandarë për Kongresin "tonë?" se sa çështjen e veçantë të çifutëve dhe të Izraelit. Çfarëdo që të ketë nevojë Izraeli dhe sa herë që e do atë, ai mund të mbështetet në lobin amerikano-çifut, te kongresistët dhe senatorët çifutë amerikanë, dhe te emëruesit amerikanë në fushën ekzekutive, dhe më tej me zërin e mediave të fuqishme për të vazhduar "Zërin e Gjerë Thithës" të Thesarit të Shtetit, Tregtisë, dhe Pentagonit tonë drejt vendit të vetëm në botë i cili është më i dënuari dhe më i kritikuari nga komuniteti ndërkombëtar sesa askush tjetër. Përbuzja e Izraelit e përdorur për vrasjen e miliona çifutëve gjatë Holokaustit dhe përdorimi i trembur i Shkronjës së Kuqe "A" nga Amerika për anti-semitizmin e ka lejuar atë që të vjedhë vende, të vrasë civilë, dhe të krijojë refugjatët palestinezë më gjatë të vuajtur në botë, dhe gjithçka në pamje të qartë të një bote të heshtur nga faji i tij dhe nga fuqia e Amerikës.

Kurrë nuk do të ketë paqe për Amerikën për sa kohë që ne qytetarët amerikanë e lejojmë një vend të huaj që të na urdhërojë neve politikën tonë të jashtme dhe ata të cilët bëhen miqtë dhe armiqtë tanë. Herë pas here Izraeli dhe "Kongresi dhe mediat e kontrolluara" prej tij po e shtyjnë vendin tonë që të zgjerojë luftën tonë dhe vrasjen e civilëve në vendet arabe për të cilat Izraeli mendon që t’i qëndrojë vizionit të saj të "Izraelit të Madh."

Në fillim ne e përkrahëm Izraelin që të bëhej klienti ynë shtetëror në shkretëtirat me naftë të Arabisë, ndërsa tani jemi ne të cilët u bëmë klientë shtetërorë për Izraelin. Izraeli po kryen mizori me paratë dhe armët tona - duke vrarë në emrin tonë. Kjo ka më shumë të bëjë me krenarinë kombëtare, identitetin, dhe rolin tonë në botë sesa me muslimanët, në Palestinë ose në Afganistan. A është ky vendi ynë, a është ky Kongresi "ynë?", a është Bushi presidenti ynë, dhe a është Colin Powell Sekretari ynë i Shtetit?

Çfarë do të thotë dhe çfarë nuk do të thotë Powell ditën e hënë më 19 prill, është që do t’u thotë amerikanëve dhe botës nëse ne jemi përgjegjës për fatin tonë apo është Izraeli. Le të lutemi që asnjë amerikan tjetër të mos vdesë për hir të Izraelit dhe për hir të kongresistëve "tanë?" të guximshëm.
  
Perla të Urtësisë

"Perëndimi e fitoi botën jo për shkak të epërsisë të ideve, vlerave ose fesë së tij por e fitoi më tepër për shkak të epërsisë së tij në zbatimin e dhunës së organizuar. Perëndimorët e harrojnë shpesh këtë fakt, ndërsa jo-perëndimorët nuk e harrojnë kurrë."

- Samuel P. Huntington

Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA


* Mr. Muhamed Khodr është një mjek musliman amerikan i lindur në Lindjen e Mesme. Ai ka punuar në Akademinë Mjekësore dhe të Shëndetit Publik me përvojë shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është një shkrimtar i pavarur i cili shpesh shkruan rubrika mbi çështjen palestineze, Islamin dhe mbi Politikën e Jashtme të Amerikës në Lindjen e Mesme. Ai jeton në territorin e Uashingtonit.
[1] Ariel Sharon, ish-kryeministër izraelit.
[2] Shimon Peres, ish-kryeministër izraelit.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *