03 March 2010

Halil Gibran - Për fëmijët

Halil GIBRAN

PËR FËMIJËT
Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj
ata janë bijtë dhe bijat e mallit të Jetës për veten
ata vijnë përmes jush por jo nga ju
dhe ndonëse ata janë me ju, ata ende nuk ju përkasin juve
ju mund t’u jepni atyre dashurinë tuaj por jo mendimet tuaja
ata vetë kanë mendimet e tyre
ju mund t’i strehoni trupat e tyre por jo shpirtrat e tyre
shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes
të cilën ju nuk mund ta vizitoni, as edhe në ëndrrat tuaja
ju mund të përpiqeni që t’i ngjani atyre
por përpiquni që ata të mos i bëni t’ju ngjajnë juve
jeta nuk ka kthim prapa e as nuk e pret të djeshmen
ju jeni kthesa nga e cila fëmijët tuaj
si shigjeta të gjalla të ecin përpara
ku shigjetari vështron shenjën në rrugën e pafund
dhe Ai ju kthen juve me fuqinë e Tij
që shigjetat e Tij të shkojnë me shpejtësi dhe larg
drejtimi ynë qoftë në dorën e shigjetarit për ngazëllim
sapo Ai shigjetën duke fluturuar ta dojë
që gjithashtu Ai të dojë kthesën që është e qëndrueshme.

Përktheu nga gjuha angleze:
Ermal BEGA

Kjo poezi është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe, në revistën “URA”, nr. 3, Vjeshtë-Dimër 2009.

No comments:

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Contact Form

Name

Email *

Message *